Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-01-06, 11:36   #7
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Gjergj Kastrioti



Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani
SKENDERBEU

I pari autor i jetėshkrimit tė Skėnderbeut ka qenė Martin Barleti, i cili jetonte nė nji kohė me fatosin tonė kombėtar. Barleti ishte nji prift katolik nga Shkodra qė pat rastin me njoftė disa nga prijėsit luftarak t'asaj kohe, tė cilėt i kallzuen gjithēka dinin mbi trimnit dhe fitoret e tė parit tė tyne, Gjergj Kastriotit. Ai kishte pasė gjithashtu mundėsin me studjue dokumentet zyrtare tė arkivit tė Venedikut, ku kishte shkue me jetue mbas pushtimit tė Shkodrės prej Turqve. Biografin e Skėnderbeut ai e shkrojti nė gjuhėn latine dhe e botoi nė Romė nė fillim tė shekullit tė XVI. Nji shekull ma vonė, G.
Bienuni, nji prift italian nga Brescia, gjeti nji tjetėr biografi tė Skėnderbeut tė shkrojtun prej nji auktori anonim prej Tivari, tė cilin Imzot Fan Noli e pagėsoi Tivarasi. Dorėshkrimi origjinal i veprės sė Tivarasit, qė mbante datėn 1480, ka humbė pėrjetė dhe njifet vetėm nga referencat dhe citatat qė pėrmban libri i Biemmit "Istoria di Giorgio Castrioto Scander-Begh. Nji burim i tretė origjinal mbi jetėn e Skėnderbeut asht Gjin Muzaka, i cili ishte nga familja sunduese feodale e Beratit dhe luftoi krahpėrkrah me Skėnderbeun. Ai jetoi nė Shqipni edhe 11 vjet mbas vdekjes
sė heroit t'onė dhe mandej u vendos nė Napoli. Atje shkrojti "Historin dhe trashėgimin brez mbas brezi tė familjes sė Muzakėve", ku kallzon historin e Skėnderbeut si nji gja qė ka dishmue ai vet. Nė shekullin e XIX, dijetarė tė
kombėsive tė ndryshme, tue lanė menjianė veprat e shumta qė ishin shkruejtė gjatė dy shekujve tė maparshėm, u kthyen pėrsėri nė burimet origjinale qė ishin mbyllė nė arkivat e Vatikanit, Venedikut, Raguzės dhe Stambollit. Zbulimet e tyne kanė shtie nji dritė tė re mbi jetėn dhe veprat e Skėnderbeut. Disa e pėrmendin nė vepra tė pėrgjithėshme dhe fort tė gjata qė shkruejtėn mbi shekullin e zaptimit tė Balkanit nga Turqėt. Disa tė tjerė si Anglezi Clement Moors, Francezi Camille Paganel, Gjermani Z. Pisko, shkruejtėn biografi tė gjata tė Skėnderbeut. Por punėn ma tė madhe dhe ma tė vlefshme e banė eruditėt Thalloczy, Jireēek dhe Shufflay, tė cilėt mblodhėn sė bashku dhe botuen nji koleksion dokumentash qė pėrbajnė nji vepėr monumentale mbi Shqipnin e asaj kohe. Ma nė fund, iu erdhi radha Shqiptarve. Mbas luftės sė parė botnore, Imzot Fan
Noli botoi "Historin e Skėnderbeut", e cila gėzoi menjiherė nji popularitet tė jashtėzakonshėm dhe u mėsue gadi pėrmendsh nga nxariėsit e shkollave nė atdheun e lirė. At Martin Sirdani mblodhi dhe botoi gojėdhanat e popullit mbi Skėnderbeun. Mė 1937 Thanas Gegaj i parashtroi niversitetit tė Louvain nė Belgjikė nji thezė doktorati nė gjuhėn frengjishte me titullin "L'Albanie et l'invasion turque au
XVėme siėcle". Kjo u botue nė formė libri me shpenximet e Universitetit. Mbas luftės sė dytė botnore, pikėrisht mė 1947, Fan Noli botoi nji histori tė Skėnderbeut nė gjuhėn anglishte. Kjo asht nji vepėr shkencore e nji niveli shum tė naltė,
sidomos pėr shėnimet kritike mbi veprat e autorve tė shumtė qė kanė shkruejtė mbi Skėnderbeun, ashtu edhe mbi personalitetet dhe ngjarjet historike qė kanė pasė lidhje me epopėn tonė kombėtare. Dobija ma e ēmueshme e kėsaj
vepre qėndron nė orvatjen e auktorit me dallue faktet nga legjendat dhe paragjykimet. Mjerisht, tue dashtė me interpretue ngjarjet historike mbas theoris marksiste, Imzot Noli sikur mundohet me e futė Skėnderbeun nė kallėpin e nji shefi gueriljesh tė kohės sonė. Nga ana tjetėr tue dashtė me korrigjue nji tregim tė Barletit qė i duket i gabuem, ai jep nji versjon tė tijėn qė prish ndoshta nji legjendė, por nuk
duket ma i bindėshėm. Sidoqoftė, unė nuk kam pasė, as mjetet, as kohėn me i studjue vet burimet origjinale. Prandaj e them menjiherė se ky kapitull asht bazue nė veprat e Imzot Fan Nolit dhe tė Thanas Gegajt me farė pak shtesa ose ndryshime nga burime tė tjera. Kthimi nė Krujė Gjergj Kastrioti, qė muer famė me mbiemrin Skėnderbe, ishte djali ma i vogėl i Gjon Kastriotit, kryetari i nji prej familjeve princore ma tė fuqishme tė Shqipnis sė Mesme. Gjergj Kastrioti lindi nė Mat mė 1405, mbas biografis sė Barletit, mė 1412 mbas mendimit tė Fan Nolit. Legjenda popullore, qė u thur mbas gojėdhanės, thotė se e ama, Princesha Vojsava, kur priste fėmijėn pa nė andėrr se i dha jetė nji dragoi qė ishte i madh sa e tanė Shqipnija dhe pėrpinte Turqėt me shumicė. Gjergji kishte, kur lindi, shenjėn e nji shpatė nė krahun e djathtė. Qė i vogėl ai tregoi nji interesim tė ēuditshėm pėr armėt e luftės dhe i pėlqente me luejtė si ushtar me vllaznit dhe me djemt e tjerė tė moshės sė tij. Mbas disfatės qė pėsoi nga dora e Turqve mė 1423, Gjon Kastrioti u detyrue me i dėrgue Sulltanit si peng tė katėr djemt e tij. Barleti shkruen se Gjergji ishte vetėm 6 vjeē. Kurse shifrat qė dhamė ma sipėr tregojnė se duhet tė kenė qenė 18, domethanė nji djal qė kuptonte nga bota dhe qė nuk mund tė asimilohej* krejt nė ambjentin e ri tė Oborrit tė Sulltanit. Biografėt ma tė vjetėr janė dakord se Skėnderbeu kaloi gadi 20 vjet si peng nė duert e Turqve para kthimit tė tij dramatik nė Krujė mė 1443. Domethanė se ishte nji burrė i pjekun 38 vjeē kur ngriti flamurin e luftės sė shenjtė kundėr shkelėsit otoman. Tue shkelė zotimin qė kishte dhanė, Sulltan MuratA i n detyroi tė katėr djemt e Kastriotit tė pranojnė fėn muhamedane. Mandej, iu ndėrroi emnat tur quejtė Gjergjin Isqender-Bej, qė u kthye shqip nė Skėnderbe. Ky asht njė emėn simbolik qė iu dha Skėnderbeut pėr kujtim tė Lekės sė Madh, tue qenė se nuk ekziston ndėr emnat muslimane. Nė oborrin e Sulltanit Skėnderbeu u vue nė shkollėn e kadetve tė Pallatit. Pėrveē truqishtes ai mėsoi edhe disa gjuhė tė tjea dhe sidomos italishten. Arti i luftės zgjoi interesimin e tij ma tė madh. Porsa ishte nė moshė me pėrdorė armėt, ai u ēque nė lojnat ushtarake nė mes tė gjith vėrsnikve tė tij. Shpata ishte arma e tij ma e preferueme, dhe vrapimi maj kalit sporti qė i pėlqente ma tepėr. Nga pamja fizike ishte i gjatė, me nji trup tė derdhun prej statuje, me sy qė shkėlqenin nga gjallnija dhe zgjuetija dhe nji hijeshim burrnor tė mahnitshėm. Sulltan Muratit i kishte ba pėrshtypje shkathtėsia e tij mendore dhe mjeshtėrija e pėrsosun nė garat me armė. Ai e muer me simpathi dhe e la tė jetonte, ndėrsa vllaznit e tij duket se u mbytėn nė nji mėnyrė qė nuk dihet mirė. Skėnderbeu u ba komandant kavalerije nė ushtėrin otomane dhe muer pjesė nė disa luftra tė Sulltanit n'Evropė dhe n'Azi. "Nė rrethimin e nji fortese n'Anadoll, - shkruen Fan Noli, - Skėnderbeu, si Leka i Madh, u ngjit majė murit, ngriti sanxhakun dhe hyni i pari nė qytet". Mbas ēdo spedite Skėnderbeu kthehej ngadhnjyes dhe sillte n'Edrenė robėr dhe plaēkė pa masė. Fama e tij rritej dita-ditės; ushtėrija e adhuronte; komandantėt e tjerė e kishin zili. Ndėrsa Skėnderbeu ishte nė oborrin e Sulltanit, lufta kundėr Turqve vazhdonte akoma nė Shqipni. Sikur e pamė, mė 1432, Andreja Topija korri nji fitore tė madhe, e cila pat si pasojė nji kryengritje tė
pėrgjithėshme prej Shkodre nė Gjinokastėr. Tri ushtėri tė tjera qė Sulltani dėrgoi kundėr Shqipnis tre vjet me radhė u shkatėrruen dhe u kthyen nė Edrenė pa e krye qėllimin. Suksesi ua shtoi guximin Shqiptarve, tė cilėt sulmuen garnizonin turk tė Gjinokastrės. Atėherė Sulltani dėrgoi nji ushtėri tė zgjedhun ndėn komandėn e Isak Beut nga Shkupi. Shqiptarėt u kapėn nė mes tė dy zjarreve dhe pėsuen nji disfatė tė plotė. Megjithatė, orvatja e Turqve me zaptue Beratin me 1438' u pėrpoq nė nji rezistencė shqiptare tė pathyeshme. Duket sikur Gjon Kastrioti kishte qendrue larg kėtyne luftrave tue respektue detyrimet qė kishte marrė kundrejt Sulltanit. Prapseprap, kur vdiq nė vitin 1443, Sulltan Murati nuk ia dijti pėr nder qėndrimin e tij korrekt dhe tė paanshėm, por aneksoi menjiherė principatėn e tij dhe
dėrgoi nji guvernator turk nė kėshtjellėn e Krujės. Skėnderbeu, i cili kishte mbetė si i vetnu trashėgimtar i shtėpis sė Kastriotve, u helmue fort nga kjo pabesi. Ai u betue me vehte se nuk do tė linte qė kjo grabitje tė kalonte pa dėnim dhe se do tė ēkėpuste pronat e familjes nga thonjtė e uzurpatorit. Rastin e volitshėm pėr tė prue betimin e tij nė vend Skėnderbeu e gjeti mė 1443. Ai ishte tue marrė pjesė nė nji speditė ushtarake drejtue kundėr Kristianve t'Evropės, tė primun prej Vojvodės sė Hungaris, Jonash Hunjadi. Beteja ndėrmjet tė dy ushtėrive u zhvillue nė Konovicė afėr Nishit. Skėnderbeu, i cili komandonte nji krah tė ushtėris turke, pushoi sė luftuemi dhe Hunjadi duel fitues. Skėnderbeu, i cili kishte ba mend me u kthye nė atdhe pėr tė lirue tokat arbnore, detyroi qatipin e Sulltanit me i dhanė nji ferman pėr guvernatorin e Krujės qė t'i dorzonte kėshtjellėn. Porsa mėrrijti nė Krujė, Gjergj Kastrioti u kthye nė fen e tė parve dhe proklamoi luftėn e shenjtė kundėr invaduesve muhamedan. Ky epizod dramatik i kthimit tė Skėnderbeut nė Krujė, asht pėrshkrue nė historin e Barletit dhe asht pėrjetsue nė vjershėn "Skanderbeg" tė poetit amerikan Longfellow. Peshkop Fan Noli shpall se epizodi i kthimit tė Skėnderbeut nė kėshtjellėn historike asht pjella e imagjinatės sė Barletit. Pikpamja e tij asht se, mbas kapitullimit tė Gjon Kastriotit, Skėnderbeu qėndroi pranė babės sė tij dhe vetėm kohėmbaskohe shkonte me luftue pėr Sulltanin nė krye tė nji fuqije shqiptare. Kėt thezė tė rė Imzot Fan Noli e zhvillon nė historin anglishte tė Skėnderbeut qė botoi mbas lufte. Po tė jet e vėrtetė kjo, atėherė del se Skėnderbeu nuk u muer peng nga Sulltan Murati. Kurse tė gjith auktorėt e asaj kohe thonė me siguri
se Skėnderbeu kaloi disa yjet nė oborrin e Sulltanit. Vet Fan Noli nuk e mohon drejtpėrsėdrejti kėt fakt. Them fakt, sepse pėrdryshe nuk shpjegohet se si Gjergj Kastrioti muer mbiemnin Isqender dhe titullin bej qė ishte atėherė nji gradė nė hjerarkin e ushtėris otomane. Nji tjetėr pikė qė mbetet e pashpjegueshme nė thezėn e Imzot N.olit asht se si Skėnderbeu kaloi njizet vjet nė Shqipni mbas mundjes sė
Gjon Kastriotit dhe nuk muer pjesė nė luftrat qė u zhvilluen nė tokėn arbnore. 1 vetmi korrigjim me vėnd qė Fan Noli i ka ba historis sė Barletit asht se, kur u muer peng nga Sulltani, Skėnderbeu nuk ishte nji ēilimi i vogėl, por nji djal i rritun nė
votrėn atnore, i cili kishte kuptue tragjedin e atdheut tė sulmuen dhe tė mposhtun nga nji fuqi e huej. Asht rasti me theksue se qysh kur shkrojti historin e Skėnderbeut nė gjuhėn amtare, Fan Noli u ba dishepulli i doktrinės sė Karl Marksit. 1 hutuem nga enthuzjazmi pėr kėt fė tė rė politike dhe shoqnore, Peshkop Noli mundohet me futė historin nė kallėpin e dogmave tė thata marksiste mbi luftėn e klasave, determinizmin ekonomik, etj. Nė konceptin materialist tė historis qė predikojnė dishepujt e Marksit nuk ka vėnd pėr
ndjenja patriotike dhe pėr heronj kombėtar, jeta e tė cilve asht pėrzie me legjendė, mbasi pėr marksistėt historin e bajnė "masat". Por derisa Imzot Noli nuk ep prova ma bindėse, na do tė preferojmė kallzimin e Barletit mbi kthimin e Skėnderbeut nė Krujė.

Skėnderbeu nė mes tė Turqve dhe Venedikut

Mbasi ngriti flamurin kuq e zi mbi kėshtjellėn e Krujės dhe shpalli luftėn e shenjtė kundėr invaduesve mysliman, Skėnderbeu shtini nė dorė pikat e forta tė principatės sė Kastriotve ku Sulltani kishte vendosė garnizone ushtarake tė
pėrhershme. Randėsin ma tė madhe nė mes tė tyne e kishte Stefigradi, nė kufinin linduer tė Shqipnisė, qė shėrbente si nji kullė vėshgimi pėr tė diktue afrimin e ordhive anmike, tė cilat aviteshin gjithnji nga ai drejtim. Tė gjith Turqėt dhe shqiptarėt qė ishin kthye muhamedanė u ftuen tė pranojnė fen Kristjane. Ata qė refuzuen Skėnderbeu urdhnoi qė tė griheshin pa mėshirė. Kjo ishte e para gjakderdhje qė i dha shkėndijė luftės 25 vjeēare qė Skėnderbeu bani kundėr dy Sulltanve osmanlli. Nji valė e bujshme enthuzjasmi nė tanė Shqipnin shoqnoi kthimin e Skėnderbeut nė Krujė. Fama e tij si nji prijės i madh ushtarak kishte ra nė veshin e ēdo Shqiptari, malcor a fusharak, i madh a i vogėl, i pasun a i vorfėn. Kjo ishte arma e tij ma e fortė, mbasi ai kuptonte se nji bashkim i ngushtė i tė gjith Shqiptarve ishte i domosdoshėm pėr me iu ba ballė me sukses hyryshit tė ordhive turke qė nuk do tė vonoheshin mbas gjith atyne qė ndodhėn. Gjergj Kastrioti iu bani nji thime tė parve tė kombit pėr tė bashkue fuqit pėr nji qėllim dhe ndėn nji komandė tė vetme. Kushtrimi i tij u ndigjue dhe nji kuvend kombėtar u mblodh nė Lezh, qė ishte ndėn sundimin e Venedikut. Nė kuvėnd muerėn pjesė krenėt e familjeve ma tė fuqishme shqiptare, ndėr tė cilėt ma tė ēquemit ishin: Pal Dugjakini, Pjetėr Shpati, Gjergj Ballsha, Andrea Topija, Theodor Muzaka, ashtu edhe Stefan Cėrnojeviē i Malit tė Zi. Ata u mblodhėn mė 2 Mars 1444 nė kathedralėn e Shėn Kollit dhe formuen Lidhjen e Princave Shqiptar, tue zgjedhė njizanit
Skėnderbeun si kryekomandant. Ēdo antar i Lidhjes rezervoi tė drejtėn me caktue numrin e ushtarve qė do t'epte si kontribut drejt qėllimit tė pėrbashkėt. Ndėrsa Skėnderbeu kishte likuidue garnizonet turke nė tokat e principatės sė
Kastriotve, kėshtjella dhe qytete tė tjerė tė Shqipnis ndodheshin akoma ndėn okupatėn e anmikut. Kjo bahej simbas rregullave tė luftės mesjetare, kur nji prijės
lokal, i cili kapitullonte pėrpara Sulltanit, detyrohej me pague nji haraē tė pėrvitshėm, me i dhanė peng nji a ma tepėr pjestarė tė familjes sė tij dhe me pranue vendosjen e nji garnizoni turk nė nji qytet ose kėshtjellė tė principatės sė tij. Kur Gjergj Kastrioti proklamoi luftėn e shenjtė kundėr Sulltan Muratit, garnizone turke kishte nė Vlonė, Kaninė, Gjinokastėr, Berat dhe Elbasan. Ndėrsa nė Shqipni u organizuen fuqit pėr ndeshjen supreme me nji anmik qė nuk dinte me u ndale, ne shtetet fqinj kishte marre fund gadi krejt ēdo rezistence e orgamzueme Qysh me 1389, Serbia ishte ba nji provincje otomane me Despotin Gjergj Brankoviē si vasal te Sulltamt, te cilit i ishte dhane dy djem si peng dhe te bijen si grue Bullgaria kishte pushue me qene nji mbretni e pamvarun qysh me 1393, kur kryeqyteti i saj Ternova kishte ra ne duert e Turqve Stambolli vet ishte nji qytet gadi i rrethuem Nga Oborn i tij ne Edrene Sulltam i diktonte Perandont se ēfare politike me ndjeke Kur perandon Jani i
Vin Paleologu zgjodhi si trashegimtar te nipin Kostandin, Sulltam u informue dhe ēfaqi pelqimin e tij Kostandinit, i cili u ba Perandori i fundit i Bizantit, ishte ne at kohe Despoti i Morės, ku memzi po qendronte ne fuqi, ndersa po e sulmomn
Turqet nga nji ane dhe Princet latin te Greqis nga ana tjeter I vetmi udheheqes kristian qe luftonte kunder Turqve ishte Jan Hunjadi i Hungaris Ai kishte perkrah kandidaturen
e Mbretit Ladislav i III te Polonis, me qene edhe mbret i Hungaris Mbas instalimit te tij ne fronin e Shen Stefanit, Ladislavi kishte emnue Hunjadin Vojvode te Transilvanis dhe komandant te forteses se Belgradit Pikerisht gjate nji lufte te Hunjadit kunder Turqve, Skenderbeu gjeti rastin, sikunder e pame ma nalt, me u kthye kunder Sulltanit Boten Kristiane te Perendimit e perfaqesonte ne Shqipni Venediku qe okupcnte skelat e Tivarit, Ulqinit, Lezhes dhe Durresit Qysh diten e pare qe Turqet shkelen kambe n'Evrope, venedikasit filluen me ba nji politike me dy faqe mbas tradites se Dandolos, tue synue vetem e vetem interesat e tyne egoiste Qendrimi i Republikes se Shen-Markut gjate Kuvendit te Lleshit ilustron ma se mirit ket politike oportuniste qe kishte per parim me i a
duert kur punet shkonin keq Venedikasit lejuen qe Kuvendi te mbahej ne toke te tyne per te dhane pershtypjen se ishin ne favor te luftes kunder Turqve Ata derguen observues per
te pa se ē'u vendos gjate Kuvendit, por refuzuen me marre ndonji detyrim konkret per me lu ndihmue Shqiptarve Pa u trondite nga qendrimi i dyshimte i Venedikut, Skenderbeu u kthye ne Kruje dhe filloi menjehere pregatitjet ushtarake per sulmet nga lindja qe priteshin or'e ēast Sulltan Murati e priti lajmin e "dezerhmit" te Skenderbeut si nji ofeze personale qe duhej ndeshkue pa vonese Ai ishte i bindun se nji spedite ushtarake nden komanden e gjeneralit te tij ma te zotin do te mjaftonte per te likuidue "rebelin Isqender" qe i kishte shpalle lufte me nji guxim te marre Ne Qershor te vitit 1444 nji ushtri turke prej 25 000 vetesh, shumica kalores, u nis nden gjeneralin Ali Pasha per me i dhane fund "rebelizmit" te Shqiptarve Por pa kalue shum kohe, Sulltan Murati muer
haberin se ushteria e Ali Pashes ishte sulmue befas dhe shpartallue nga trimat e Skenderbeut ne nji lugine te Dibres se Poshtme Beteja, sado e shkurte, kishte qene e rrepte tue i shkaktue anmikut 7000 te vrame Nga ana e Shqiptarve te vramit ishin afro 2000 dhe po ai numur te plagosumsh Si thote Barleti, ne at shesh lufte luanet u ndeshen me luane Kjo fitore e pare e Skenderbeut pati nji oshetime te
madhe ne mbare Evropen Knstiane Papa Eugjen i IV, Mbreti Ladislav i Hungans e Poloms dhe Duka i Burgonjes Filip le Bon e brohonten me enthuziasem NjI i derguem fuqiplote i Hungaris u nis per ne Kruje me lidhe nji aleance me mbretin pa kunore te Shqipnis. Rasti ma i pare per bashkepunim ne luftė tė forcave kristiane u paraqit para mbarimit tė vitit 1444. Jani Hunjadi dhe Mbreti Ladislav i III ishin tue luftue me Turqėt nė skelėn Varna tė Detit tė Zi. Skėnderbeu u ba gadi me u shkue nė ndihmė aleatve tė tij, mirpo Despoti i Sėrbis, Gjergj Brankoviē, ndaloi kalimin e ushtėris shqiptare nėpėr tokat e tij. Ai vuni si shkak armėpushimin pėr dhjet vjet qė ishte nėnshkrue nė mes tė Hungaris dhe Sulltanit nė Czegedin mė 12 Korrik 1444. Nė bazė tė atij traktati Murati i II i kishte njoftė si sundimtar nė principatėn e tij. Kurse i dėrguemi i Papės Kardinal Cesarini e kishte bindė mbretin Ladislav me e shkelė armėpushimin. Atėhere Polonija dhe Hungarija i shpallėn luftė Perandoris Otomane. Sulltan Murati, i cili ishte tėrheqė nga jeta aktive, u kthye me
vrap nė Edrenė dhe muer komandėn e ushtėris turke. Beteja u zhvillue afėr Varnės. Armata Kristiane pėsoi nji disfatė dėrrmuese dhe Kardinali Cesarini bashkė
me mbretin Ladislav mbetėn tė vramė nė sheshin e betejės. 1 pikėlluem nga pamundėsijė me mbajtė premtimin, Skėnderbeu i dha nji mėsim Despotit Brankoviē tue ba kėrdin nė tokat serbe pranė kufinit. Tė vetnut nė botėn kristiane t'Evropės qė e muerėn me sy tė keq fitoren e Skėnderbeut qenė Venedikasit. Ata u trembėn se mos Gjergj Kastrioti bahej prijės i gjith Kristianve tė Perėndimit dhe kėrcėnonte ma tepėr se vet Sulltani dallaverat dhe kombinacjonet* e tyre
tregtare jo shum tė pastra. Pėr tė evitue nji gja tė tillė Doga i Venedikut filloi negocjata me Turqėt pėr tė shtie nė dorė Vlonėn dhe Gjinokastrėn. Sikur nuk mjaftoi kjo, Venedikasit gjetėn sebep nga njė pėrleshje ndėrmjet dy familjeve princore shqiptare pėr me i shpallė luftė Skėnderbeut, i cili iu dha nji dackė tė shėndoshė nė betejėn e Drinit mė
23 Korrik 1448. Doge i banė apel Sulltanit, i cili dėrgoi menjiherė nji armatė nė Shqipni. Kėsaj Skėnderbeu ia ndreqi hesapin nė gusht po t'atij viti. Nji paqe e mballosun u nėnshkrue vitin tjetėr, kurse pėr pak Venediku do tė kishte humbė tė gjitha posedimet e tij nė Shqipni. Skėnderbeu muer premtimin se Republika e Shėn Markut do t'i paguente nji subvencjon tė pėrvitshėm prej 1400 dukatė dhe nji hua prej 1500 dukatė pėr tė marrė pjesė me Hunjadin nė luftėn kundėr Turqve. Ky farė armėpushimi, jo shum i sigurtė, vazhdoi deri mė 1463 kur Venediku vet ishte nė luftė me Turqėt dhe, tue pasė nevojė pėr krahun e pathyeshėm tė Skėnderbeut, vrapoi me firmue nji aleancė me tė.

Aleanca me Mbretin e Napolit

Prej vitit 1444 e tutje Sulltani dėrgoi mot pėr mot kundėr Skėnderbeut nji ushtėri turke ndėn komandėn e njanit apo tjetrit prej gjeneralve tė tij ma tė mirė. Te gjith u mundėn me nji rregullsi tė pagabueshme para se me mėrrijtė deri nė Krujė. Ma nė fund, mė 1450 Murati i II vendosi me u nisė vet nė krye tė ushtėris pėr me i hangėr kryet kėtij kapiteni tė nji populli malcorėsh qė guxonte me i ba luftė sundimtarit ma tė
fuqishėm t'asaj kohe. Kėshtu u ba rrethimi i parė i Krujės ndėn komandėn e vet Sulltanit tė perandoris Otomane. Ai kishte prue me vehte metalin pėr tė shkrie topa nė
vėnd. Gjylet treqind kilshe ranė si breshėr kundėr mureve tė kėshtjellės, mbasi komandanti, kont Urani, refuzoi me pėrbuzje nji ultimatum* me u dorzue. Bombardimi i furishėm bani efektin dhe muri i kalas u ēpue nė nji vend. Yryshi i ushtėris turke me u futė mbrenda u ndal pėrpara murit tė krahnorve shqiptare. Muej me radhė Sulltan Murati nxiti ushtarėt e tij me zaptue reduktin e fundit tė rezistencės shqiptare, por mė kot. Turqėt duhej tė mbronin vehten nga sulmet e trimave tė Skėnderbeut qė kishin zanė pozitė nė malet pėrmbi kėshtjellėn dhe nuk e linin anmikun tė merrte frymė, tė gruponte fuqit, tė sillte ushtėri dhe material dhe tė pregatiste mėsymjen. Nėrkaq, Venedikasit banin pare tue iu shitė Turqve ushqim dhe municjon. Nė dėshpėrim e sipėr, Skėnderbeu ofroi me iu dhanė Krujėn po tė vinin me i ndihmue atij nė vend qė me ndihmue anmikun. Por ata
thanė se tregtija me Turqėt iu leverdiste ma tepėr. Prapseprap ndihma e venedikasve nuk e shpėtoi Sulltanin nga disfata. Mbas pes muej orvatjesh tė pafrytėshme Sulltan
Murati ngriti rrethimin e Krujės dhe u kthye nė kryeqytetin e tij. "Kėshtu mbaroi, - shkruen Falmrayer, - akti i parė i tragjedis shqiptare". Tue ndjekė gjurma-gjurmės Turqėt qė po tėrhiqeshin, Skėnderbeu u kthye triumfalisht nė Krujė. Ishte e para herė qysh prej kohės sė Sulltan Osmanit, qė nji ushtėri turke thyhej nė luftė tue pasė nė krye vet shefin e Perandoris. Skėnderbeu muer famė si gjenerah ma i madh i botės kristiane. Ai kishte dalė fitues kundėr nji ushtėrije dhjet herė ma tė madhe dhe qė ishte pajosė me artilerin ma tė mirė t'asaj kohe. Triumfi i Shqiptarve kishte kunorėzue
gjashtė vjet luftime tė parreshtuna, por humbjet nė njerėz ishin shum tė mėdha. Me mija Shqiptarė ishin vra nė luftė ose masakrue, shum krahina ishin shkretue nga anmiku qė tėrhiqej. Skėnderbeu kishte nevojė tė ngutėshme pėr ndihma, pėr me iu ba ballė sulmeve tė tjerė qė nuk kishin pėr tė vonue. Pikėrisht n'at kohė tė kritikėshme disa nga pjestarėt ma tė fuqishėm tė Lidhjes Shqiptare e lanė nė baltė fatosin kombėtar, tue dezertue kush nė Turqėt, kush me Venedikasit. Vetėm pjestarėt ma tė ngushtė tė familjes i qėndruen besnik Skėnderbeut. Gjergj Kastriotit nuk i mbetej rrugė tjetėr veēse me gjetė aleatė tė tjerė jashtė Shqipnis. Ai iu drejtue Mbretit tė Napolit, Alfonsit tė V, i cili ishte anmik i Osmanllive dhe i Venedikut. Kėsisoj, Italija e Jugut u pėrzie edhe nji herė nė historin e Shqipnis. Nė nji kapitull tė maparshėm kallzova se si Papa Urban i IV ftoi tė vėllan e mbretit tė Francės, Karlin Anjou (Anzhu), me i shkue nė ndihmė kundėr mbretit tė Siēiljes dhe Napolit, Manfred, qė ishte prej shtėpis mbretnore gjermane Hohenstaufen. Nė Kallnuer 1266, Papa Klement i IV, pasardhėsi i Urbanit tė IV, kunorzoi nė Bazilikėn* e Shėn-Pjetrit Karlin Anjou si mbret tė Siēiljes. Ai kishte ardhė n'Itali nė krye tė nji ushtėrije franceze, e cila mundi forcat mercenare tė Manfredit nė betejėn e Beneventos. Karli hyni triumfalisht nė Napoli dhe u suell si nji zaptues pa shkrupulla kundrejt popullatės vendase. Anmiqsija kundėr tij shkoi tue u shtue. Nė Siēilje, qė ishte qendra e rezistencės, u organizue nji komplot pėr tė prue nė fuqi nji nga nipat e mbretit Manfred. Ky ishte mbreti i Aragonės*, Don Pedro, i cili ishte martue me tė bijėn e trashėgimtaren e mbretit Manfred dhe ishte afrue me
Perandorin e Bizantit, Mihail Paleologun, kundėr Karlit Anjou, i cili kishte dalė si eksponenti i dinanstis latine tė Stambollit. Sikur e pamė ma nalt, Karli kishte marrė titullin Mbret i Shqiptarve dhe po gatitej me debarkue nė Shqipni. Pikėrisht nė at kohė Don Pedro, me ndihmėn financjare tė Paleologut, kurdisi planin e nji spedite ushtarake kundėr Siēiljes, mirpo para se flota aragonase tė nisej prej Barēelonės, populli i Palermos bani vet nji kryengritje qė njifet nė histori si "Vesprat Siēiljane", mbasi ndodhi mė 31 Mars 1282. Turma e Palermos u ēue peshė tue pa nji grup francezėsh qė mundoheshin me rrėmbye nji nuse qė shkonte nė Kishėn e Santo- Spirito, jashtė mureve tė qytetit. Kupa e vuejtjeve dhe e poshtnimeve ishte mbushė deri nė buzė. Ata qė panė sqenėn e keqpėrdorimit tė nji vajze tė rė me duvak tė bardhė bėrtitėn "vdekje Francezve". I gjith qyteti vrapoi si nji sahat i kurdisun, kėshtjella u zaptue dhe para mbarimit tė
ditės 2000 francezėt e Palermos ishin masakrue. Kryengritja u pėrhap nė krahina dhe, me pushtimin e Messinės mė 28 Prill, e gjith Siēilja ishte librue nga sundimi i huej. Tue pasė frikėn e nji kundėrsulmi hakmarrės tė Karlit Anjou, Siēiljanėt ftuen Don Pedron me marrė kunorėn si trashėgimtar i Manfredit. N'at mes, i biri i madh i Don Pedros, Jaku, hypi nė fronin e Aragonės, dhe ai dėrgoi tė vėllan Frederikun tė mbretnonte nė Siēilje. Dinastija Aragoneze mbajti vetėm kunorėn e Siēiljes gjatė tanė nji shekulli, ndėrsa dinastija e Karlit Anzhu vazhdonte me sundue mbretnin e Napolit. Mė 1421 mbretnesha e Napolit, Joanna e II, e cila nuk kishte fėmijė, adoptoi si trashėgimtar rnbretin Alfons t'Aragonės dhe Siēiljes. Por ndėn presjonin e Papės dhe tė princave t'Italis, ajo ndėrroi mendjen dhe preferoi Ludovikun e II-tė tė dinastis Angjevine. Mbasi ky i fundit vdiq para Joannės, ajo emnoi si trashėgimtar tė fronit vllan e tij, Renė de Provence. Por mbreti Alfons i Aragonės vazhdoi me e quejtė vehten trashėgimtar tė mbretnis sė Napolit dhe, mbas vdekjes sė Joannes, u nisė pėr me e shtie nė dorė. Halli asht se,
tue dashtė me prue nė vėnd ambicjen e tij, Alfonsi ra nė luftė me Genovezėt, tė cilėt e zunė rob dhe e prunė nė Milano. Filipi, Duka i Milanos, u bind nga argumentat e Alfonsit se ishte marrėzi pėr tė me lidhė aleancė me Francezėt pėr tė prue dinastin Angjevine nė krye tė mbretnis sė Napolit. Kėshtu qė Filipi e la Alfonsin tė lirė dhe e ndihmoi me vazhdue luftėn. Kaluen gjashtė vjet lufte dhe pėrpjekjesh para se Alfonsi i V bashkoi pėrsėri mbretnit e Napolit dhe tė Siēiljes ndėn shpatėn e tij. Ky ishte Alfons Shpirtmadhi, tė cilit Skėnderbeu iu drejtue pėr ndihmė mbas fitores sė tij tė kushtueshme kundėr Sulltan Muratit. Nji traktat aleance u nėnshkrue nė Gaeta mė 26 Mars 1451. Mbas sistemit feodal t'asaj kohe, Skėnderbeu u proklamue sa pėr formė vasali i Alfonsit tė V dhe u angazhue t'i paguente nji shumė tė hollash vit pėr vit. Mbreti i Naplit, nga ana e tij, muer pėrsipėr t'i dėrgonte Lidhjes Shqiptare nji fuqi ushtarake tė caktueme dhe ndihmė financjare pėr tė vazhdue luftėn kundėr Osmanllive. Nė krye tė trupave aragoneze u emnue nji gjeneral luftėtar, i cili u vendos nė Krujė. Traktatin e nėnshkruen edhe princat shqiptar tė tjerė dhe Lidhja e Lleshit u riorganizue me Skėnderbeun si kryekomandant i kunorės sė Aragonės, me nji pensjon prej 1500 dukatė nė vit. Nji fuqi simbolike prej 100 ushtarėsh katalanė zuni vend nė kėshtjellėn e Krujės dhe qėndroi atje deri mbas vdekjes sė Skėnderbeut. Mbas ēdo fitoreje qė korrte kundėr Turqve, Skėnderbeu i dėrgonte Alfonsit nji pjesė tė plaēkės qė mbetej nė duert e Shqiptarve, por asnji haraē nė tė holla. Traktati i Gaetas ishte sajue si guri themeltar i kryqėzatės kundėr Sulltanit, tue ndjekė gjurmat e prijėsit norman Robert Guiscard. Por kjo ndėrmarrje dėshtoi dhe ushtėrija aragoneze nuk debarkoi nė Durrės. Skėnderbeu vazhdoi tė jet zot nė tokėn e vet dhe u trajtue nga mbreti i Napolit si aleat me tė drejta tė barabarta. Mjerisht, disa nga bashkėpuntorėt ma tė ngushtė tė Skėnderbeut e interpretuen traktatin e Gaetas si prammin e nji zgjedhe te huej. Intngat e anmikut nga Edrenja dhe te Venedikut shfrytzuen sa mujten ket vale pakenaqesije dhe Shqipnija u kercenue nga rrebeshi i vellavrasjes. Vendi i yne shpetoi nga kjo katastrofe* e tille me nderhymjen e Kryepeshkopit te Durresit Imzot Engjellit, i cili u ngarkue nga Papa Nikolla i V me pajtue grindjen ne mes te Shqiptarve. Viti 1451 u shenue me nji ngjarje te hareshme qe ishte martesa e Skenderbeut. Mbretnesha e Shqiptarve u ba Andronika ose Donika, e cila ishte e bija e Gjergj Arianitit, princit te Vlones dhe Kanines. Kjo mertese prum me vehte pajtimin e Skenderbeut me shtepin e Arianitve qe kishte marre anen e Venedikut mbas krizes se vitit 1450. Nusja pruni nji paje te ēmueshme mbi te cilen auktoret e asaj kohe nuk japin hollesina. Martesa politike e Skenderbeut bani disa te pakenaqun ne mes te krenve Shqiptar, dhe sidomos te kater djemt' e Arianitit, nipin e Skenderbeut Hamze Kastriotin, i cili ishte rrite ne fė muhamedane, dhe parin e Dukagjinit. Kta te fundit, Venediku mundohej me i nxite me nji menyre ose me
nji tjeter, ta luftonin poziten e Gjergj Kastriotit si mbretin pa kunore te kombit Shqiptar. Kur u zbulue nji komplot per vrasien e Skenderbeut dhe dyshimi ra mbi Dukagjinet, Shqipnija ment u zhyte ne vllavrasje. Papa ngarkoi Peshkopin e Drishtit me prue pajtimin ne mes te pans shqiptare. Misjoni i tij u kunorzue me sukses kur Dukagjinet provuen se nuk kishin gisht ne komplot. Auktoret e vertete
te komplotit nuk u zbuluen kurr ose emnat e tyne nuk u shpallen botmsht.E vetemja disfate serjoze qe pesoi Skenderbeu gjate karrjeres se tij ngadhnjimtare ishte ne rrethimin e Beratit te okupuem nga nji garnizon i ushteris turke. NJI kontigjent napoletan prej 200 vetesh ishte dergue per te forcue ushtenn e Skenderbeut pre) 12 000 tnmash. Berati u rrethue nga te kater anet, u vune ne vepnm aparatet e atehershem per te rrafe muret e kalas dhe ma ne fund u ēel nji vend per kalimin e ushteris. Komandanti i
garnizonit turk ofroi me u dorzue mbrenda 11 ditve po te mos i vinte den atehere ndonji ndihme nga jashte. Keshilli i luftes vendosi me e pranue ket dorzim me kushte. Skenderbeu la kampin e ushteris shqiptare dhe u nis per nji fushate tjeter. Kalimi i ditve te gjata pa asnji veprim ēthun disiplinen ne radhet e kreshnikeve te Kastriotit. Kur, pa prite e pa kujtue, 40.000 kalores Turq nden komanden e Isa Bej Evrenozit plakosen ushterin shqiptare dhe grine me shpate sa muejten, tue mos lane gjalle as komandantin, Muzake Topija Si rezultat i kesaj katastrofe, filluen dezertimet ne anen e armikut. Ai qe shkaktoi idhnimin, dhe asht e vertete me thane, pikllimin ma te madh ishte Moisiu i Dibres, gienerali ma i afte i Gjergj Kastriotit. Bashke me Moisin, u hudhen me Turqet edhe Hamze Kastrioti dhe dy Dukagjinet. Gjergj Araniti shkoi me Venedikasit. Gjin Muzaka i shpjegon kto dezertime tue thane se Skenderbeu kishte fillue politiken e centralizimit te shtetit, tue aneksue krahinat qe ata sundomn ne baze te sistemit feodal Gjergj Kastriotin e detyruen rrethanat historike me ndjeke at politike, mbasi ishte e vetemja menyre per me iu ba balle sulmeve turke. Densa Shqipnija ishte e ndame ne principata te vogla autonome, Skenderbeu ishte ne rrezik qe te mbetej vetem ne diten ma te keqe. Urtesija dhe larkpamja e herojt tone te pavdekshem u provue aty per aty kur Moisi Dibrani marshoi kunder Shqipnis ne krye te nji ushterije turke, e cila u derrmue para se te shkelte ne token arbnore.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė