Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-05-07, 04:49   #2
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim www.horizonti.com

Udhėtoni nėpėr tokė dhe shikoni se si pėrfunduan mėkatarėt
12.08.2005 Nga: Imer Gruda
Sa e begatshme ėshtė mirėsia e All-llahut xh.sh. qė e lėshon pėr robėrit e Vet, e ndėr to janė edhe vetė urdhėrat e Tij ku ndėr mė tė parėt ėshtė ai: “Lexo – studio – kėrko”. Pra, “Lexo me emrin e Zotit tėnd i cili krijoi (ēdo gjė)” (El-Alak:1)

Shumė njerėz nė botė sot kėrkojnė. Por ē’kėrkojnė? Njė numėr i vogėl e kėrkon Zotin e vetėm tė vėrtetė, All-llahun xh.sh., shumica preferojnė zotin i cili u pėrgjigjet dėshirave tė tyre dhe paragjykimeve personale.

Sot, Zoti i vėrtetė, All-llahu xh.sh. ėshtė i dėbuar nga ana e ateistėve, agnostikėve, nga urdhėruesit e perėndive tė rrejshme dhe nga miliona njerėz tė cilėt pohojnė se besojnė nė Zot, por e mohojnė atė me veprat e tyre. Shumica i besojnė ngjajshėm filozofit gjerman tė shekullit tė 19-tė Niēes se “Zoti ka vdekur”

Shumė dijetarė hulumtojnė gjithėsinė, jetėn dhe krijesat e All-llahut xh.sh. por, e mohojnė ekzistimin e Tij. Para tyre lindin shumė pyetje si probleme tė pa zgjidhura e pėrgjigjet i kėrkojnė nė teori tė ndryshme tė cilat e zėvėndėsojnė njėra tjetrėn deri nė paraqitjen e ‘fakteve tė reja’.

Me tė vėrtetė, pėrsoshmėria e qiejve, tokės dhe krijesave nė tė ėshtė njė shprehje e mrekullueshme e cilėsive tė padukshme tė All-llahut xh.sh. e cila e argumenton ekzistimin e Tij. Besimtarin, hulumtimi i kėsaj pėrsosshmėrie e afron kah All-llahu xh.sh. kurse ato qė nuk beson e fut tė hutuar nė njė labirint tė lloj-lloj teorish tė pa argumentuara. Pėr ata All-llahu xh.sh. thotė: “A nuk e kanė vėrejtur ata se si All-llahu e nis krijimin, e pastaj atė e pėrsėrit, e kjo ėshtė e lehtė pėr All-llahun. Thuaj: “Udhėtoni nėpėr tokė e shikoni se si filloi krijimi, pastaj All-llahu e fillon krijesėn tjetėr (ringjallajen). Ėshtė e vėrtetė se All-llahu ka mundėsi pėr ēdo send” (El-Ankebut: 19, 20).

“Ai ėshtė qė lėshon nga lart shiun e me tė nxori bimėn e ēdo sendi dhe prej bime gjelbėrimin dhe prej tij (prej gjelbėrimit) kokrra tė dendura nė kallinj. E nga hurmet, nga suthat e tyre kalaveshė tė afėrt (pėr ti vjelė). Edhe kopshtin me hardhi, ullinj e shega tė ngjashme (nė dukje) e tė llojllojshme (nė shije). Shikoni pra frytat e tyre kur i formojnė dhe kur piqen (tė gjitha kėto nga shiu). Edhe nė kėto ka fakte pėr njerėzit qė besojnė”. (El-Enam: 99)

All-llahu xh.sh. na jep shumė argumente tė tilla, “…Po argumentet dhe qortimet nuk bėjnė dobi ndaj njė populli qė nuk beson” (Junus: 101) sepse, “Sa e sa argumente ka nė qiej e nė tokė tė cilat i shohin por ata nuk i vėshtrojnė fare. Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe All-llahun, vetėm duke i shoqėruar (zota tė tjerė)? ” (Jusuf: 105, 106).

All-llahu xh.sh. i thėrret ata qė mendojnė thellė mbi fenomenin e krijimit: “A mos u krijuan prej asgjėje apo ata vetė janė krijues? A mos ata krijuan qiejt e tokėn, jo por ata nuk duan tė besojnė. ” (Et-Tur: 35, 36) dhe “A nuk vėshtruan ata me vėmendje pushtetin e madh mė qiej e nė tokė dhe nė ēka krijoi All-llahu prej sendeve, e edhe nė atė se ndoshta u ėshtė afruar afati i tyre i vdekjes. Atėhere cilės bisedė pos kėsaj (Kur’anit) do ti besojnė? ” (El-Araf: 185).

Bėhet pyetja, ēka i pret tė gjithė kėta nė tė ardhmen? Nė kėtė pyetje pėrgjigjet vetė All-llahu xh.sh.: “Pra ata nuk janė duke pritur tjetėr vetėm gjurmėn e tė parėve, e nė ligjin e All-llahut kurrė nuk do tė hasėsh devijim. ” (El-Fati: 43). E pėr tė ditur fatin e tė parėve All-llahu xh.sh. na thotė: “Udhėtoni nėpėr tokė dhe shikoni se si pėrfunduan mėkatarėt. ” (En-Neml: 69).

Mund tė thuhet me siguri se Kur’ani a.sh. mė sė shumti insiston nė udhėtime tė kėtilla pėr studimin e themeltė dhe praktik tė historisė sė njerėzimit, sepse historia ėshtė padyshim mėsuesi mė i mirė i jetės. Historia njerėzore ėshtė e pasur me argumente dhe shembuj tė ndryshėm nga tė cilėt duhet tė marrim mėsim, pėrndryshe tė tjerėt do tė marrin mėsim nga shembujt tonė. E kjo do tė na ndihmonte pėr prosperitet e lumturi nė kėtė botė dhe nė Ahiret.

Nė shumė ajete tė Kur’anit a.sh. All-llahu xh.sh. paraqet tė kaluarėn e popujve qė janė zhdukur, duke iua bėrė tė ditur njerėzimit se rruga nė tė besuarit e All-llahut xh.sh. siratal-mustekim ėshtė rruga e fatit dhe fitores nė tė dy botėrat. Veēanėrisht janė ilustrativ shumė shembuj tė shkatėrrimit tė pupujve tė ndryshėm tė cilėt me mėnyrėn e jetesės dhe sjelljes sė tyre merituan dėnime tė ashpra. Prej tyre veēojmė: popullin e Nuhit a.s., popullin Ad – bashkėkohėsit e Hudit a.s., popullin e Lutit a.s., Medjeni, popullin i Shuajbit a.s. si dhe atė tė Musait a.s. dhe shumė tė tjerė. Tė gjithė kėta popuj u shkatėrruan me dėnimin e All-llahut xh.sh. sepse mohuan tė vėrtetėn dhe ndaj tyre u zbatua ligji i pandryshuar i All-llahut xh.sh.. Kėtė e konfirmon vetė All-llahu xh.sh. nė Kur’an duke thėnė: “Pėrpara jush kanė kaluar pupuj ndaj tė cilėve janė zbatuar ligjet, ndaj, udhėtoni nėpėr tokė dhe shikoni si qe pėrfundimi i atyre qė pėrgėnjeshtruan. ” (Ali – Imran: 137)

Gjatė gjithė historisė njerėzore, individė apo grupe tė ndryshme, kanė pėrvetėsuar pushtet dhe kanė dominuar mbi njerėzit e tjerė duke i shfrytėzuar ata dhe nevojat e tyre. Edhe sot njeriu gjithashtu dominon mbi njeriun nė dėm tė tij. Me shkatėrrimin e njė sistemi krijohet njė sistem tjetėr i cili edhe ai ėshtė poashtu i gjykuar nė shkatėrrim, pėrveē njė sistemi tė hartuar nė bazė tė ligjeve tė All-llahut xh.sh.. Pėr kėtė edhe poeti i shquar Gėte thotė:

“E shihni edhe ju vetė se asaj shkence asgjė nuk i mungon dhe se ne, me tė gjitha sistemet tona, aspak mė tutje nuk jemi larguar dhe se askush nuk ėshtė i aftė me ia arritė asaj.”

Mirėpo kur njeriu dominon mbi njeriun, aty paraqitet dhuna, amoraliteti, dhe degjenerimi shpirtėror i shoqėrisė, pėr tė cilėn shoqėri All-llahu xh.sh. thotė: “Kur dėshirojmė tė zhdukim njė qytet, atyre qė janė aty dhe janė dhėnė pas luksit dhe bėjnė mbrapshti i lėshojmė qė tė humbin nė theqafje - zbatohet fjala e dhėnė kundėr tyre – dhe e shkatėrrojmė me themel. ” (El-Isra: 16).

I vetmi garant pėr t’ia arritur qėllimit tė jetės ėshtė tė ndjekurit e rrugės sė drejtė pėr tė cilėn All-llahu xh.sh. thotė: “Ky Kur’an udhėzon nė tė vetmen udhė tė drejtė.” (El-Isra: 9) e ajo ėshtė: “Tė mė adhuroni Mua, se kjo ėshtė udha e sigurt. ” (Jasin: 61).

Pas tė gjitha tė lartėpėrmendurave na mbetet qė tė mendohemi mbi pyetjen e All-llahut xh.sh.: “A ėshtė i njėjtė ai qė ėshtė i mbėshtetur nė argumente tė qarta prej Zotit tė vet si ai qė veprat e tij tė kėqija i janė hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta?” (Muhammed: 14) dhe porosisė sė qartė: “Ti pėrmbaju fuqimisht fesė sė drejtė, para se tė vijė dita qė nuk ka kthim, pse prej All-llahut ėshtė caktuar, atė ditė ata (njerėzit) ndahen. ” (Err-Rum: 43)
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė