Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-08-06, 20:23   #4
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

BESIMI NĖ DITĖN E FUNDIT DHE NĖ RINGJALLJEN PAS VDEKJES

Prej kushteve themelore tė imanit ėshtė edhe besimi nė Ditėn e Fundit, i cili pėrkufizohet nė besimin se ditėt e kėsaj bote (dunjasė) kanė fundin e tyre, dhe Dita e Fundit ėshtė ditė nė tė cilėn bėhet kijameti dhe ringjallja, nė tė cilėn paraqitet xheneti e xhehenemi, llogaria dhe peshorja. Ai qė vdes, bėhet kijameti (i vogėl) i tij dhe do t’i paraqitet vendi nė tė cilin do tė jetė, nė xhenet apo nė xhehenem, derisa tė bėhet katastrofa (kijameti i madh). Pas dunjasė nuk ka botė tjetėr pėrveē xhenet ose xhehenem. Allahu i Lartėsuar thotė: “Thuaj: Edhe tė parėt edhe tė fundit keni pėr t’u tubuar nė njė ditė tė caktuar!” [Vakia, 49-50]
Besimi nė Ditėn e Fundit dhe nė gjendjet e saj kėrkon besimin nė gjėrat vijuese:
1. Shenjat treguese pėr afrimin e kijametit. Prej tyre janė shenjat e mėdha, ku mė e madhja ėshtė dalja e dexhallit zbritja e Isaut birit tė Merjemes, je’xhuxhėt dhe me’xhuxhėt, dalja e shtazės, lindja e diellit nė perėndim dhe shenja tjera pėr tė cilat na ka informuar Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
2. Gjendja nė momentin e dhėnies sė shpirtit ku prezentojnė melekėt pėr marrjen e shpirtit dhe ēfarė ndodh gjatė atij procesi. Kėtė na e tregon shumė qartė Kur’ani Fisnik dhe Sunneti i Pastėr pėr sjelljen e tyre tė butė e fisnike apo tė mundimshme e tė rėndė.
3. Begatia e varrit apo dėnimi i tij. Kjo ėshtė vėrtetuar nė Kur’an dhe ėshtė sqaruar nė Sunnet si dhe janė pajtuar tė gjithė Ehlu Sunneti me ixhmaė pėr kėtė. Allahu i Lartėsuar thotė: “E nėse ai (i vdekuri) ėshtė prej tė afėrmve (tė Zotit). Ai ka (te Zoti) kėnaqėsi, furnizim tė mirė dhe xhenet tė begatshėm. Po nė qoftė se ėshtė nga tė djathtėt? Pra, ty tė qoftė selam prej tė djathtėve (i thuhet). E nė qoftė se ėshtė prej gėnjeshtarėve tė humbur, mirėseardhja ėshtė pritje me ujė tė valė dhe djegie nga zjarri i xhehenemit.” [Vakia, 88-94] Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem gjithmonė kėrkonte mbrojtje nga dėnimi i varrit dhe tregonte pėr dy melekėt qė do tė na marrin nė pyetje, Munkerin dhe Nekirin.
4. Lidhja e shpirtit me trupin. Shejhul islam Ibn Tejmije thotė: “Qėndrimi i selefėve tė Ummetit dhe imamėve tė saj ėshtė se njeriu pasi qė tė vdes do tė jetė i lumtur nė begati ose i ngrysur nė ndėshkim, kėtė e pėrjeton me shpirt dhe me trup. Shpirti do tė jetė i qetė apo i ndėshkuar dhe kohė pas kohe lidhet me trupin, me kėtė do tė shijojė lumturinė apo ndėshkimin, ndėrsa nė ditėn e kijametit tė madh (ngase vdekja ėshtė kijameti i vogėl) do tė kthehen tė gjithė shpirtrat nė trupat e tyre dhe do tė ngriten e tė dalin para Zotit tė botėve.” [Mexhmu'ul fetava 4/284]
Ibn Kajim thotė: “Shpirtrat janė nė shkallė tė ndryshme me dallime tė mėdha gjatė qėndrimit tė tyre nė berzah. Prej tyre ka qė janė nė ‘Il-lijjinė’, disa janė nė formėn e zogjve tė gjelbėr qė shėtisin nė xhenet, disa janė tė penguar nė derėn e xhenetit, disa janė tė burgosur nė varr, disa vendqėndrimi i tyre ėshtė dera e xhenetit, disa janė tė izoluar nė tokė, disa do tė notojnė nė gjak dhe do tė shtangen nga hedhja e gurėve, thuhet qė ka shpirtra edhe nė burgje.” [Kitab er-Ruh] Allahu na ruajt!
5. Fryrja e surit. Kur tė afrohet koha qė Allahu azze ve xhel-le ka caktuar, meleku i ngarkuar me fryrjen e surit do t'i fryejė njė herė surit dhe do tė ndodh ajo qė Allahu lajmėron nė ajetin: "E kur tė fryhet nė surė njė e fryrė dhe tė ngrihen toka e kodrat e t'i mėshojnė njėra-tjetrės me njė tė goditur. Nė atė kohė ndodh e vėrteta (kijameti). E qielli ēahet, pse ai atė ditė ėshtė i rraskapitur. Dhe engjėjt qėndrojnė nė skajet (anėt) e tij, e atė ditė, tetė (engjėj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tėnd. Atė ditė ju do tė ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtė asnjė sekret juaji." [Hakka, 13-17]
Poashtu, pėrveē kėtyre do tė ndodh edhe shumėēka tjetėr si: ērregullimi (shpėrndarja) e planeteve, shuarja e yjeve, shpėrthimi i detrave dhe shastisja e njerėzve kur tė shohin tmerrin dhe tėrmetin e saj.
Suri nė kuptimin gjuhėsor do tė thotė: bri. Ndėrsa, nė atė terminologjik ka kuptimin e bririt nė formėn e borisė, tė cilin e disponon meleku Israfil dhe pret, qė kur tė urdhėrohet, t'i fryejė atij. Janė dy fryrje: E para me rastin e tė cilit shkatėrrohet dhe vdes gjithēka me pėrjashtim tė asaj qė dėshiron Allahu, dhe e dyta kur ringjallen njerėzit, dalin nga varret, ngriten dhe qėndrojnė para Allahut pėr llogari. Allahu thotė: "Dhe i fryhet surit dhe bie i vdekur ēka ka nė qiej dhe ēka ka nė tokė, pėrveē atyre qė do Allahu (tė mos vdesin), pastaj i fryhet atij herėn tjetėr, kur qe, tė gjithė ata tė ngritur e presin (urdhėrin e Zotit)." [Zumer, 68]
6. Sjellja e xhehenemit, Allahu thotė: "Jo, mosni ashtu! Kur tė dridhet toka njėpasnjėshėm! Dhe kur tė vijė Zoti yt dhe engjėjt qėndrojnė radhė-radhė! Dhe atė ditė sillet xhehenemi, e atėherė njeriut i bie nė mend, e prej nga atij pėrkujtimi?" [Fexhr, 21-23]
7. Besimi nė ringjallje pas vdekjes, e qė ėshtė nxjerrja nga varri. Pėr kėtė ėshtė argument fjala e Allahut: "Ata qė nuk besuan, menduan se kurrsesi nuk do tė ringjallen. Thuaj: Po pasha Zotin tim, patjetėr do tė ringjalleni dhe do tė njiheni me atė qė keni punuar, e ajo pėr Allahun ėshtė lehtė!" [Tegabun, 7] Pastaj dielli do tė afrohet aq shumė afėr krijesave mbi kokat e tyre sa do tė zhyten nė djersė. Nė kėtė situatė Allahu do t'i strehojė tė dashurit e Tij.
8. Besimi se pas ringjalljes dhe daljes sė tyre nga varret, njerėzit do tė tubohen nė njė vend, nė tė cilin do tė jenė tė zhveshur e tė zbathur, ndėrsa jobesimtarėt do tė ringjallen e tubohen nė fytyrat e tyre. Allahu thotė: "(Pėrkujto) Ditėn kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokėn e sheh tė sheshtė (tė zbuluar) dhe Ne i tubojmė ata e nuk na mbetet asnjė prej tyre pa e tubuar. Dhe ata do tė prezentohen para Zotit tėnd tė rreshtuar (e u thuhet atyre): Na erdhėt ashtu si ju krijuam juve herėn e parė, por ju patėt menduar se Ne nuk kemi caktuar pėr ju ringjallje." [Kehf, 47-48] Pastaj Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem do tė ndėrmjetėsojė (bėjė shefat) pėr njerėzit, i cili do tė jetė ndėrmjetėsimi mė i madh i asaj dite.

vazhdon...
__________________
"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Bibla: Mateu- 21/9-11]... PROFETI!!!!si duket Mateu paska harruar se Ai eshte "Zot".
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė