Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-09-07, 17:53   #18
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjykimi kunder ALBIN KURTIT

Drejtėsia (ndėr)kombėtare nė peshojė

28 shtator 2007

Esat Stavileci


Drejtėsia (ndėr)kombėtare ėshtė vėnė nė peshojė.Nė fakt, peshoja ėshtė shenja qė identifikon drejtėsinė.
Refuzimi i fjalės sė Kurtit ka lėkundur matėsit e peshorės, veēanėrisht duke vėnė nė pyetje njėrin nga parimet mė tė njohur tė gjyqėsisė, edhe pse ky parim njihet,sigurohet dhe mbrohet me shumė norma tė sė drejtės ndėrkombėtare.

Nuk duhesh, me ēdo kusht, tė jesh jurist qė tė kuptosh normėn e pėrcaktuar nė dokumentin pėrgjithėsisht tė njohur tė Deklaratės Universale tė tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut(1948), pėrkatėsisht nenin 10 tė saj, qė i jep tė drejtėn tė paditurit tė dyshojė ose vė nė pyetje paanėsinė e gjykatės, po sikurse edhe tė drejtėn e mbrojtjes sė pafajėsisė pėrderisa, siē thuhet , “nuk provohet e kundėrta”.Referimi dokumenteve tė tjera tė sė drejtės ndėrkombėtare veēse mund ta plotėsojė dhe ta bėjė ende mė tė themeltė, qoftė dyshimin nė paanėsinė e gjykatės, qoftė mbrojtjen e pafajėsisė sė tė paditurit.
rastin e procesit gjyqėsor pėr ngjarjet e 10 shkurtit 2007 irriton joparimėsia e drejtėsisė ndėrkombėtare qė tė lirojė nga pėrgjegjėsia fajtorėt e vrasjes dhe tė plagosjes nė protestėn e 10 shkurtit 2007 dhe qė tė ndjekė dhe eventualisht, tė ndėshkojė “personat qė janė paraqitur tė rrezikshėm” nė tė .E vėrteta flet se nė njė raport tė pėrkohshėm, tė Z.Robert Dean, Prukuror i Veēant,mė 17 prill 2007, “pėrgjegjės pėr vrasjet dhe plagosjet e 10 shkurtit 2007 janė policėt rumunė”.

Nuk dua t’i kthehem gjykimit qė kam shprehur nė lidhje me atė rast: se “kush ikėn prej vendit tė krimit bėn krim tė ri” dhe as tė paraqitėm nė cilėsinė e mbrojtėsit tė Kurtit, sepse nuk ėshtė detyrė qė e bėj unė, ama nuk mund tė ēlirohem nga pėrshtypja se po hapet njė proces politik i cili ka gjasa tė turpėrojė drejtėsinė (ndėr)kombėtare, nėse do tė kėrkojė dhe tė ndėshkojė fajtorin jashtė rrethit tė shkaktarėve tė drejtpėrdrejt tė krimit.Ka gjasa tė turpėrojė drejtėsinė (ndėr)kombėtare nė mėnyrė tė veēantė, nėse do tė mungojė transparenca e procesit qė,vetvetiu rastin e Kurtit do ta bėjė edhe me tė veēantė nė praktikėn gjyqėsore, po sikurse qė do tė mund ta bėnte tė veēantė privimi eventual nga e drejta e apelimit tė vendimit.

Po i kthehem edhe njė herė raportit tė Z.Robert Dean pėr ngjarjen e 10 shkurtit 2007, jo pėr tė shfajėsuar Kurtin, sepse kjo nuk ėshtė punė qė mė takon mua, por pėr tė kujtuar se ishte pikėrisht ai,pra Z.R.Dean, qė reagimin e policisė nė protestat e 10 shkurtit 2007 e pėrkufizoi joproporcional, tė evitueshėm dhe tė panevojshėm.Prandaj, njė pyetje mbetet e hapur :si ėshtė e mundshme qė tė lirohet nga pėrgjegjėsia shkaktari i drejtpėrdrejt i krimit nė protestėn e 10 shkurtit 2007 dhe tė hapet procedura gjyqėsore ndaj personit qė “ka paraqitur rrezik tė pėrgjithshėm”nė tė.

Njeriu mund tė mos pajtohet me mėnyrėn e shprehjes sė pakėnaqėsisė dhe veprimet qė janė pėrdorur pėr ta bėrė atė, por e vėrteta flet se me 10 shkurt 2007 ishte policia rumune ajo qė shkaktoi rrezik tė pėrgjithshėm, vdekje, lėndime dhe dėmtime tė pariparueshme.

Nuk ėshtė e imja qė tė merrem me arsyet pėrse Kurti “nuk e pranon gjyqin” dhe as pėrse kėrkon “qė ky rast tė shfuqizohet”, sa ėshtė apeli qė drejtėsia, nė rastin e tij por edhe nė raste tė tjera, vėrtetė tė vendoset nė peshojė, shenjėn mė identifikuese dhe shprehėse tė saj.Ajo qė nuk do tė dėshiroja, si jurist sė paku, ėshtė qė nė rastin e Kurtit, “drejtėsia tė mos shtrembėrohet”.Nuk ka padrejtėsi mė tė madhe se kur drejtėsia shtrembėrohet. Kosova ėshtė ngopur me padrejtėsi. A po i vjen dhe kur do t'i vijė rradha drejtėsisė edhe nė Kosovė?
Kur ajo, realisht, do tė identifikohet me peshorėn si shenjėn mė shprehėse tė saj?
legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė