Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-06-11, 21:37   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqipėria nė kohėn e mbretit vid

Nė korrik tė vitit 1913, mbretėria e re shqiptare kishte nevojė jo vetėm pėr njė mbret, por edhe pėr kufij tė njohur, njė qeveri dhe – gjė me njė rėndėsi tė dukshme – njė forcė policore pėr tė garantuar qeverisjen e mbretit dhe pėr tė siguruar rendin publik. Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr kishte vendosur qė rendi publik tė sigurohej prej njė xhandarmėrie tė udhėhequr nga oficerėt e huaj tė cilėt do tė kishin komandė dhe kontroll efektiv. Fillimisht u vendos qė oficerėt tė vinin nga ushtria suedeze, mirėpo Mbretėria e Suedisė ishte e angazhuar me njė mision tė ngjashėm nė Persi, kėshtu qė u zgjodh Holanda, duke qenė shtet politikisht asnjanės, pa interesa tė caktuara nė Shqipėri dhe, pa dyshim, sepse, me kolonitė e saj nė Inditė Lindore Holandeze (tani Indonezi), ajo kishte mjaft pėrvojė me njė popullsi me shumicė myslimane. Kėshtu, mė 1 gusht 1913, Qeveria Holandeze mori kėrkesėn zyrtare nga Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit pėr tė ofruar oficerė pėr rivendosjen e rendit publik nė Shqipėri.

Mė 19 shtator tė atij viti, pas diskutimeve tė brendshme, Holanda e njoftoi Komisionin se, nė plotėsimin e kėrkesės, ajo do tė vinte nė dispozicion oficerė holandezė pėr misionin shqiptar. Ministri i Luftės, Hendrikus Colijn, kontaktoi mikun e tij, majorin Lodewijk Thomson (1869-1914), njė figurė politike dhe ushtarake e njohur dhe e pyeti nėse kishte interes. Thomson-i, i lindur nė Voorschoten afėr Hagės mė 11 qershor 1869, kishte qenė deputet i Bashkimit Liberal pėr Leeuwarden-in midis viteve 1905 dhe 1912. Pėrvojėn ushtarake e kishte nga Inditė Lindore Holandeze (veēanėrisht nė veri tė ishullit Sumatra), si vėzhgues nė Luftėn e Afrikės sė Jugut dhe gjatė rrethimit tė Janinės dhe nė Shkodėr gjatė Luftės sė Parė Ballkanike. Mirėpo, para se tė zyrtarizohej emėrimi i tij si shefi i misionit, kabineti holandez dha dorėheqjen, dhe Ministri i ri i Luftės, Bosboom, vendosi qė duheshin marrė nė konsideratė edhe kandidatė tė tjerė. Pėr kėtė arsye, u vonua emėrimi i shefit tė misionit megjithėse ishte miratuar zyrtarisht caktimi paraprak. Me dekretin mbretėror tė 20 tetorit 1913, pėrfundimisht u zgjodh koloneli Willem De Veer, komandanti i regjimentit tė tretė tė artilerisė fushore, kurse Thomson-i, i regjimentit tė dymbėdhjetė tė kėmbėsorisė, u caktua zėvendėsi i tij. Qė prej fillimit, bashkėpunimi midis tė dyve rezultoi i vėshtirė sepse De Veer-it i mungonte aftėsia organizuese dhe pėrvoja e Thomson-it.

Misioni paraprak i tė dy oficerėve holandezė dhe ndihmėsve tė tyre, rreshterėt Van Reijen dhe Stok, arriti nė Vlorė mė 10 nėntor 1913, ku ndodheshin selia e qeverisė sė pėrkohshme si dhe selia e Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit. Ishte humbur shumė kohė dhe oficerėt donin tė udhėtonin nė vend pėr tė kuptuar mė mirė problemet me tė cilat do tė ballafaqoheshin. Trupat turke, serbe dhe malazeze ishin larguar nga Shqipėria, por vendi nuk ishte i bashkuar. Pjesa mė e madhe e Shqipėrisė sė Mesme nė veri tė Vlorės ishte nėn pushtetin e Esad pashė Toptanit (1864-1920), i cili nė historiografinė shqiptare njihet si njė ndėr personazhet mė dredharakė, tė shitur dhe egoist. Mė 16 tetor 1913, Esad pasha kishte formuar qeverinė e vetė nė Durrės, pėr rajonin midis Matit dhe Shkumbinit.

Oficerėt holandezė u nisėn mė 20 nėntor 1913 tė shoqėruar nga Melek bej Frashėri, i cili mė vonė u bė ndihmėsi i Thomson-it, dhe nga Et’hem bej Vlora, biri i Ismail Qemalit. Ata udhėtuan pėr nė Fier, Berat, Elbasan dhe nė Tiranė ku e takuan Esadin mė 25 nėntor. Esadi i mirėpriti me respekt megjithėse tregoi haptas pakėnaqėsinė e tij ndaj pranisė sė Et’hem beut, djalit tė rivalit tė tij. Prej Durrėsit, De Veer-i dhe Thomson-i vazhduan rrugėn pėr nė Shkodėr ku arritėn mė 29 nėntor pėr tė inspektuar trupat ndėrkombėtare aty. Nė Ndėrfushas, takuan Prenk Bibė Dodėn (1858-1920), prijėsin e njohur tė Mirditės katolike. Mė 9 dhjetor pas tri javėve udhėtimi dhe tė takimeve me udhėheqėsit vendas tė Shqipėrisė sė veriut dhe tė mesme, De Veer-i dhe Thomson-i u kthyen nė Vlorė.

Kufiri jugor i Shqipėrisė nuk ishte pėrcaktuar pėrfundimisht dhe trupat greke kishin marrė shumė pjesė tė vendit, duke mos pranuar tė largoheshin derisa Shqipėria tė mos mund tė garantonte rend. Nė kėtė situatė, Komisioni Ndėrkombėtar i Kontrollit kėrkoi qė te dy oficerė holandezė tė krijonin njė trupė ushtarake pėr tė vendosur rend nė jug. Qeverisė holandeze iu transmetua kėrkesa pėr mė shumė oficerė. Ndėrkaq, De Veer-i dhe Thomson-i mobilizuan 1,000 ushtarė nė Shqipėri, kryesisht refugjatė nė Vlorė, dhe luftėtarė nga Kosova dhe Shkodra. Nė formėn pėrfundimtare, xhandarmėria shqiptare do tė kishte 5000 trupa nė dispozicion, prej tė cilėve rreth 800 ishin stėrvitur nė mėnyrė tė duhur. Mė 24 dhjetor 1913, Mbretėresha Vilhelmina e Holandės emėroi De Veer-in shef tė xhandarmėrisė sė re shqiptare.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė