Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-06-11, 21:40   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqipėria nė kohėn e mbretit vid

Mė 23 shkurt 1914, pjesa tjetėr e oficerėve holandezė mbėrriti nė Vlorė, dy javė para arritjes sė princit. Ata ishin: togeri i klasit tė parė Gerard Mallinckrodt, i cili u bė ndihmės i Thomson-it; kapitenėt Wouter De Waal, Hugo Verhulst, Henri Kroon, Joan Snellen van Vollenhoven, Lucas Roelfsema dhe Johan Sluys; dhe togerėt e klasit tė parė Carel De Iongh, Jetze Doorman, Jan Fabius, Julius Sonne, Hendrik Reimers dhe Jan Sar. Para misionit nė Shqipėri, secili prej tyre u pajis jo vetėm me uniformė dhe me armė por edhe me njė aparat fotografik. Kontingjenti pėrfshinte edhe inspektorin mjekėsor Tiddo Reddingius, rreshterin sanitar J. van Vliet dhe mjekun civil F. De Groot. Para fillimit tė misionit nė Shqipėri, tė gjithė fituan njė gradė mė tė lartė.

Oficerėt holandezė u shpėrndanė shpejt anembanė vendit. Sluys, Roelfsema dhe Sar shkuan nė Durrės, Kroon dhe Fabius nė Shkodėr, Snellen van Vollenhoven dhe Doorman nė Korēė, Verhulst dhe Reimers nė Elbasan, De Waal dhe Sonne nė Gjirokastėr, kurse De Iongh mbeti me De Veer nė Vlorė.

Nė gjysmėn e parė tė vitit 1914 nė jugun e Shqipėrisė dhe nė Epir mbretėronte kaosi. Shumė grekė, tė cilėt pėrbėnin njė tė pestėn e popullsisė aty, kėrkonin bashkimin me Greqinė. Trupat greke kishin marrė Gjirokastrėn dhe Korēėn gjatė Luftės sė Dytė Ballkanike dhe, me gjithė qortimin e bashkėsisė ndėrkombėtare, nuk u tėrhoqėn deri nė shkurt, kur Austro-Hungaria kėrcėnoi tė pėrdorte dhunė kundėr tyre. Nė Gjirokastėr u krijua njė qeveri (greke) e pėrkohshme pėr Epirin e Veriut e cila u mbėshtet politikisht dhe ushtarakisht nga Jorgios Hristaki Zografos, guvernatori i Epirit dhe ministri grek i punėve tė jashtme (1912-1915). Ushtria greke po pėrfshihej gjithmonė e mė shumė nė mbėshtetjen e grupeve tė komitėve dhe tė banditėve, dhe nė mes tė prillit 1914, forcat greke kishin pushtuar tokėn pėrgjatė njė vije nga Himara nė Pėrmet dhe Leskovik. Krahasuar me to, forcat e pakta tė oficerėve holandezė, ishin shumė pak.

Nė mars 1914, pak kohė pas ardhjes sė tij nė Shqipėri, Princ Vidi emėroi Thomson-in si komisioner tė pėrgjithshėm pėr jugun. Emėrimi i tij e gėzoi De Veer-in, i cili donte tė lirohej nga Thompson-i, bashkėpunėtori i tij i rrėmbyer. Mė 10 mars, Thomson-i erdhi nė Korfuz pėr tė negociuar me forcat greke, dhe tejkaloi kėshtu mandatin e tij. Pas pak kohe, mė 6 prill, Vidi lėshoi njė dekret pėr mobilizimin e tė gjithė shqiptarėve tė moshės 20 dhe 21. Ministri italian i luftės e nxiti Vidin qė tė sulmonte Gjirokastrėn, duke i premtuar mbėshtetjen italiane.

Gjendja nė jug tė vendit vazhdoi tė ishte e rėndė. Nė mes tė majit, De Waal dhe trupat e tij u pėrpoqėn tė rimerrnin Gjirokastrėn. Me mbėshtetjen e vullnetarėve shqiptarė tė drejtuar nga Ēerēiz Topulli, ata erdhėn nė brigjet e lumit Drino dhe dėgjuan aty tė shtėna nė manastirin ortodoks tė Kodrės afėr Tepelenės. Kishte ndodhur njė kėrdi e llahtarshme – kufomat e 218 pleqve, grave dhe fėmijėve tė masakruar nga forcat greke. Disa viktima, tė krishterė ortodoks shqiptarė, u kryqėzuan, disa tė tjerė u copėtuan. Gjenerali De Veer i raportoi Komisionit pėr ngjarjen tragjike mė 10 maj kėshtu: “Nė jug tė fshatit tė Kodrės (Hormovė), gjeta njė kishė tė vogėl e cila pėrdorej pa dyshim si burg. Brenda asaj, muret dhe dyshemeja ishin larė e shpėrlarė nė gjak, kudo ishin kapele dhe veshje tė gjakosura. Mjeku, anėtari i Komisionit tė Hetimit, pa pjesė trush. Nė altar gjetėm njė zemėr ende duke rrjedhur gjak. Njėqindnėntėdhjetėepesė kufoma u nxorėn pėr ti varrosur mė thellė sepse hendeku ku ishin hedhur ishte tepėr i cekėt. Tė gjitha kufomat ishin pa kokė.” Nė Parlamentin anglez nė Londėr, Aubrey Herbert (1880-1923) foli me shumė pasion pėr masakrėn, por opinioni publik perėndimor ishte lodhur me kėrdi tė shumta nė Ballkan dhe tragjedia nuk pati jehonė.

De Waal u pėrpoq tė sulmonte Gjirokastrėn mė 12 maj me ndihmėn e vullnetarėve tė Sali Butkės (1857-1938), por u bllokua nga trupat greke tė gjeneralit Papulias.

Mė 17 maj 1914 u arrit njė marrėveshje politike, Dispozita e Korfuzit, sipas tė cilės Epiri i Veriut mbeti pjesė e Shqipėrisė, por do tė ishte nėn kontrollin e Komisionit Ndėrkombėtar. Mirėpo, parlamenti (grek) i Epirit tė Veriut refuzoi tė ratifikonte marrėveshjen, dhe kėshtu luftimet vazhduan deri nė kohėn e verės kur, mė 8 korrik, Korēa ra nė duart e trupave greke tė gjeneralit Georgios Contos Vardhas.

Edhe pas ardhjes sė Vidit nė Durrės, pushteti faktik nė Shqipėrinė e mesme mbeti nė duart e Esad pashės, i cili arriti tė emėrohej nga mbreti si ministėr i luftės. Kėshtu njė ballafaqim me oficerėt holandezė, tė cilėt komandonin tė vetmet trupa zyrtare tė armatosura, ishte i pashmangshėm. Esadi kishte premtuar qė tė vinte nė dispozicion 20.000 rezervistė pėr tė luftuar kundėr grekėve nė jug, por duke qenė se ishte nė kontakt tė ngushtė me udhėheqėsit e kryengritėsve grekė, nuk e mbajti fjalėn.

Nė fillim tė majit 1914, Esad pasha u kthye fshehurazi nė ēifligun e tij nė Rreth, afėr Pazar Shijakut. Pas pak kohe aty u pėrhapėn fjalė pėr njė kryengritje tė armatosur, nė Shijak dhe nė Krujė. Pėr Vidin dhe pėr oficerėt holandezė ishte e qartė se prapa kryengritėsve ishte Esad pasha.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė