Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-03-09, 17:42   #11
Maxi
Aktiv
 
Avatari i Maxi
 
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
Maxi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Kamata - vazhdim

Etapat e ndalimit tė kamatės
I Gjithėmėshirshmi deshi qė njė prej urtėsive tė Tij tė jetė edhe ndalimi gradual i sėmundjeve tė shėmtuara shoqėrore, qė mbretėronin nė atė kohė. Ashtu siē u ndalua alkooli , poashtu edhe ndalimi i kamatės kaloi nėpėr 4 etapa tė ndalimit, derisa u ndalua pėrfundimisht.
Etapa e parė e ndalimit - ėshtė zbritja e ajetit 39 - kaptina Err- Rrum :
{ و ما أتيتم من رباً ليربوا فى أموال الناس فلا يربوا عند الله و ما أتيتم من زكاةٍ تريدون وجه الله فأولئك هم المضعِفون }
“ Dhe ēka tė jepni nga pasuria pėr ta shtuar e rritur (me kamatė), nė pasurinė e njerėzve, ajo nuk do tė shtohet tek Allahu, e ēka tė jepni nga sadakaja (bamirėsia) me qėllim qė t’i afroheni Allahut, tė tillėt janė ata qė u shumėfishohet (shpėrblimi) “
Ky ajet i takon zbritjes mekase, dhe nė tė nuk ka ndonjė shenjė tė qartė se kamata ndalohet, por vetėm bėn me dije se kjo nuk pėlqehet nga Allahu xh.sh., dhe se ai qė merret me njė punė tė tillė, ajo nuk ka kurrfarė vlere as shpėrblimi.Nė kėtė ajet bėhet thirrje e hapėt pėr dhėnien e zekatit, qė tek Allahu shumėfishohet me shpėrblime.
Etapa e dytė e ndalimit - ėshtė zbritja e ajeteve 160-161 - En - Nisaė :
{ فبظلمٍ من الذين هادوا حرمنا عليهم طيباتٍ لهم و بصدهم عن سبيل الله كثيرًا و أخذهم
الربواو قد نهوا عنه و أكلهم أموال الناس بالباطل و أعتدنا للكافرين منهم عذاباً أليماً }
“ Dhe pėr shkak tė mizorisė sė atyre qė ishin hebrenj, dhe pėr shkak se penguan shumė nga rruga e Allahut, Ne ua ndaluam (ua bėmė haram) disa (lloje ushqimesh) tė mira qė u ishin tė lejuara. Edhe pėr shkak tė marrjes sė kamatės , edhe pse e kishin tė ndaluar atė, dhe tė ngrėnies sė pasurisė sė njerėzve nė mėnyrė tė padrejtė. Ne kemi pėrgatitur dėnim tė mundimshėm pėr ata qė nuk besuan prej tyre “
Kėto dy ajete i pėrkasin zbritjes sė hershme medinase, nė tė cilat shihet njė qortim i ashpėr ndaj hebrenjve, tė cilėt punonin me kamatė dhe e lejonin atė, ani pse kėtė e kishin tė ndaluar edhe me librat e tyre. Me kėtė veprim tė tyre, hebrenjtė vėrtet merituan hidhėrimin, mallkimin dhe ndėshkimin e Allahut xh.sh..
Qė nė kėto ajete, mund tė hetohen shenjat e para tė ndalimit tė kamatės dhe ato qenė njė si parapėrgatitje e njerėzve pėr ta pritur ndalimin e pėrhershėm tė kamatės, qė do tė pasonte mė vonė.
Etapa e tretė e ndalimit - ėshtė zbritja e ajetit 130 tė kaptinės Ali Imran, nė tė cilin ndalohet ngrėnia e kamatės sė shumėfishuar:
{ يا أيها الذين أمنوا لا تأكلوا الربوا أضعافاً مصاعفةً و اتقوا الله لعلكم تفلحون }
“ O ju qė besuat, mos e hani kamatėn qė po e shumėfishoni dhe kini frikė (dėnimin e) Allahut ashtu qė tė gjeni shpėtim ”
Ky ajet i takon zbritjes medinase dhe me tė bėhet ndalimi i pjesėrishėm i kamatės, ose mė saktė ndalimi i njė prej shumė llojeve tė kamatės -” kamatė e shumėfishuar” , e cila njihet edhe si “kamatė e ndytė” , sepse nga pamundėsia e kthimit, borxhi shtohet mė tepėr se kryet e mallit pėr shumė herė.
Kėtė lloj veprimi,Allahu xh.sh. e ndaloi duke thirrur pėr devotshmėri dhe drojtje ndaj Allahut tė Madhėrishėm. Nga ky ajet ėshtė mė se e qartė se fushėveprimi i veprimit me kamatė u ngushtua dhe kufizua nė njė masė tė konsiderueshme, mu ashtu siē qe kufizuar konsumimi i alkoolit me zbritjen e ajetit tė tretė :
{ يا أيها الذين أمنوا لا تقربوا الصلوة و أنتم سكارى حتى تعلموا ما تقولون }
“ O ju qė besuat mos u afroni nė namaz duke qenė tė dehur, derisa tė dini se ē’flitni ... “
Pas tė gjitha kėtyre vėrejtjeve, vjen edhe etapa e katėrt dhe e fundit e ndalimit tė kamatės me zbritjen e ajeteve 275-281 tė kaptinės El Bekare :
“ Ata qė e hanė kamatėn, ata nuk ngrihen ndryshe veēse siē ngrihet i ēmenduri nga tė prekurit e djallit.Kjo ngase ata thanė : “ edhe shitblerja nuk ėshtė tjetėr, por njėsoj sikurse edhe kamata ! “ e Allahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatėn....o ju qė besuat, kini frikė Allahun dhe, nėse jeni besimtarė tė sinqert, hiqni dorė prej asaj qė ka mbetur nga kamata...”.
Me zbritjen e kėtyre ajeteve medinase, ndalohet pėrfundimisht kamata si njė ves i shėmtuar dhe si njė sėmundje e rėndė shoqėrore. Ligji i pėrsosur islam , me njė urtėsi dhe largpamėsi tė pashoqe, nė mėnyrė graduale arriti tė zhdukė nga mesi i shoqėrisė islame vese tė tilla tė shėmtuara si, alkooli,bixhozi, kamata, prostitucioni etj, sėmundje shoqėrore prej tė cilave vuan pothuajse tėrė bota. !
__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.
Maxi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė