Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-09-04, 15:44   #1
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim A Mbani Ditarė Te Jetes???

Ma merr mendja se ka disa prej neve ketu qe mbajm Ditare te Jetes

P.sh. Diqka interesant qka i ka ndodhe ne jete ndoshta e keni shenu ne ndonje Ditare te Jetes suaj
Une per vete e kam mbajt qe nga klasa e 8 e shkolles fillore, ishim me disa shok e shoqe edhe krejt rastesisht e permendem qe te mbajm si shenim krejt ngjarjet e dites, edhe qdo dit e me shum na u dukej shum interesant Kur i lexojshim ngjarjet qka kishim bo para 1 jave

Une i kam disa ngjarje te dhimbshme dhe disa tjera qe mua me duken interesante ;)


Ishte nata e fundit qe pritej per intervenimin e NATOS mbi pushtuesin serb. Te gjithe ishim duke e pritur intervenimin e tyre. Filluan Lajmet e ores 18:30 Dhoma ishte e mbushur plote burra e gra te lagjes, sepse e vetmja shtepia ime kishte bodrum kishin ardhur per strehim. Filluan lajmet Besa Qeku tha se pritet ne qdo moment bombardimi i caqeve serbe, ne pritshim me padurim. Mbas lajmeve ishte emisioni drejtperdrejt ne worldnet per Kosoven,ne oren 19:15 u lidh prap Besa Qeku dhe tha se sapo ka filluar sulmi i NATOS, ne ate moment te gjithe ishim te gezuar se me ne fund per here te pare paskem be miq qe te na dalin ne ndihme.
Por ky gezim tek une shum pak zgjati, menjeher fillova te ndjej diqka keq, shum mir e disha se tash e mbas qdo njeri shqipetar eshte i rrezikun sepse serbet ne rast hakmarrje do vrasin ke do gjejn ne rruge e shtepi, te ri apo te vjeter, vajza apo te vjetra.
Filluan edhe lajmet e ores 20 lidhet drejtpersedrejti nga Bruksesli Viron Gjymshana dhe tregon per fillimin e sulmeve, ne ato momente edhe ne Gjakove u ndegjua ushetima e aeroplaneve te NATOS ishte nje ndjenj e pa pershkrueshme........
....... Te nesermen kur u zgjuam menjeher arriten informata se ishte djeg tersisht qarshija e vjeter Qyteti i ngjante nje Sarajeve te dyte Shtylla telefoni e rryme ne mes rruge dyqane te djegura nuk mund te duronte kush lotet nga ajo ngjarje e tmerrshme.....
.....Erdhi edhe nje nate plot tmerr e frike e me shume panik te qytetaret, Ne ket nate rendin e kish lagjja jone per vrasje e djeg, Meq shtepit i kishim rreze Qabratit u larguam nga shtepit dhe shkuam ne nje grope te thell 300-400 veta.....
.....Te nesermen morrem vesh se ishin djeg 6 shtepi ( edhe e imja ) dhe ishin vra 13 veta te gjithe djem te ri

Kaq per fillim Kjo ngjarje vetem e luftes i ka 168 faqe eshte shum interesante por une e shkrova fillimin e 78 dite te bombardimeve
[/i]


__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante