Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-09-13, 21:01   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Konstantini i Madh

BESA E KONSTANDINIT TĖ MADH E SOLLI PĖRSĖRI DORUNTINĖN NĖ NAISSUSIN DARDAN



Shkruan: Reshat AVDIU * Preshevė, Qershor 2013




Tash e shumė vite mė parė ndėr popullatėn shqiptare nė kėtė pjesė tė Dardanisė Lindore flitet pėr Besėn e Madhe tė Konstandinit nga Nishi, qė ia kishte dhėnė motrės sė tij Doruntina Naissusit. Tė cilėn e kishte martuar shtatė konaqe larg nga Nishi. Duke e pajtuar dhe ngushlluar se pėr ē’do motmot do tė shkonte dhe merrte motrėn e vet dhe sillte nė gjirin e saj familjar.

Luftėra dhe hata tė mėdha kishin ra atėbotė mbi trojet dardane nga tė huajt. Nė njėrėn nga ato beteja tė shumta kishte ra edhe vet Konstantin i Madh. E pėr Doruntinėn kishin filluar tė zgjateshin, e tė zgjateshin, pa kufi stinat dhe motet e mėrzisė dhe brengės pėr vėllanė, nėnėn pėr ato fusha dhe lendina tė blerta nė Naissusin e saj tė lindjes.

Ē’do mėngjes pranveror ajo dilte tek ata dy lisat e mėdhenj mbi kodrinė pėr ta pritur vėllain e saj se mos po i vinte atje nga Dardania e largėt me kalin e tij tė shpejt si shiqeta. Kot vėllai i saj nuk vinte se nuk vinte dot, pastaj sė beshku me qyqet e malit ia fillonte vajit dhe kujės pėr Konstandinin dhe nėnėn Helenė e mbetur edhe ajo si qyqe nė rrem nė fronin e tė birit tė saj nė Mediana*** tė Naissusit. Edhe nėna e saj e priste tė bijėn e vet se mos po i vinte sa pėr ta parė dhe ngushlluar pėr Konstandinin e Madh. Sytė iu kishin verbuar nga vetmia dhe lotėt e ditėve dhe nėtėve nė vijim.

Njė ditė si zakonisht pėrsėri Doruntina kishte dalė tek ata dy lisat e mėdhenj pėr ta pritur vėllanė e saj. E diku atje larg pėrtej fushės sė gjėrė dhe katėr maleve shqiptare dukej si nėpėr mjegull njė kalorės qė e ngiste kalin e tij si shiqeta ai sa vinte ofrohej e ofrohej. Hej! Zemra e motrės sė shkretė filloi t’i rrihte, e t’i rrihte, vrullshėm e mė vrullshėm saqė donti t’i dilte nga kraharori. Vallė a mos do tė jetė vėllai i motrės?! Po, po Konstandini ishte vet, ishte ngritur nga varri dhe kishte ardhur pėr ta marrė motrėn e tij, dhe pėr ta ēuar nė vend Besėn e Madhe Shqiptare. Doruntina e kishte kuptuar se me vėllain e saj nuk ishte diēka nė rregull, sishte mė ai Kostandini i fuqishėm qė kur qėllonte me topuzin e tij tė madh bėnte qė edhe bjeshka tė dridhej! I vinte erė dheu, sytė i kishte tė shteruar dhe tė venitur, fytyra e tij dyllė e verdhė, flokėt e gjata e tė shpupurishura, duart e ftohta si akulli, plisi dhe guna e tij e baltosur me opinga tė grisura. Kėshtu dukej kalorsi nga Dardania e largėt.

Koha ishte tė niseshin pėr ate rrugė tė largėt tė Egnatias pėr nė Naissus. Kur po i afroheshin shtėpisė sė vjetėr, Konstandini i thotė motrės sė tij, hec motra ime, hec pėrpara, sa ta lidhi gjokun pėr trungun e Mollės sė Kuqe! Nga ai moment Konstandini i motrės, sė bashku me erėn e fortė qė kishte filluar tė fryente, e tė fryente ate pranverė tė vonuar, humbi dhe nuk u duk mė!

Doruntina si njė verkė mbi valėt e detit tė tėrbuar drejtohet pėr nė votrėn e nėnės Helenė. Ate tė shkretė e gjeti tė ulur skaj oxhakut duke vajtuar pėr tė bijėn e saj Doruntinėn dhe djalin Konstandin Naissusin i vrarė ndėr beteja tė shumta me bajlozėt dhe invadorėt huaj qė vinin atje pėrtej detit pėr t’i mėsyer kėto trojet tona dardane.

Nėnė, nėnė, jam bija yte Doruntina! O Zot, a mos jam nė ėndėrr, a mos po tallet ndokush me mua plakėn e shkretė dhe tė verbėr. Jo moj nėnė, jo, Konstandini, Konstandini… vėllai i motrės erdhi dhe mė morri e mė solli kėtu! Mbeti pak larg shtėpisė sa pėr ta lidhur kalin pėr trungun e Mollės sė Kuqe tė Naissusit.

Jo, e shkreta moj bijė! Konstandini vėllai yt, ka vite qė ka vdekur edhe varri tij gjer mė tani ėshtė rrafshuar pėr tokė nga stina dhe moti. Ah, moj e gjora nėnė, Besėn e Madhe Shqiptare qė nga Troja jonė e lashtė e gjer mė sot nuk po e treti dot dheu as nuk po e thanė dot dielli dhe as nuk po e merr dot dallga e detit… . Ajo ėshtė ngulitur thellė nė mendjen dhe shpirtin e ē’do shqiptari, pra edhe Besa, e Konstandin Nassusit do tė jetojė, e do tė jetojė ndėr mote… !


P.S.

*** Nė vitin 330 e.s., Mbretėresha Helenė vdes dhe varroset nė Mediana tė Nassusit, nė Fronin e tė birit tė saj, Shėn Kostandit tė Madh. Ky vendbanim Iliro-Dardan, gjendet sot mes Nishit dhe Banjės sė Nishit, gjegjėsisht Ilixhės sė Nishit. Helena ishte e njė shtrese shumė tė ulėt, e cila u martua me Konstancė Klorin. Pas kėsaj ai u nda nga Helena, pasi u detyrua ta merrte pėr grua vajzėn e Maksimilianit, Teodorėn. Kostandini ishte pak i shkolluar dhe ishte peng te Diokleciani dhe Galeri nė kohėn e sundimit tė tyre ai luftoi me trimėri.


Autori ėshtė i burgosur politikė, njėherit edhe kryetar i “Shoqatės sė
Muhaxhirėve” pėr Kosovėn Lindore me seli nė Preshevė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė