Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-05-11, 23:48   #5
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ahmet Pashe Dukagjini, princi shqiptar Kryevezir i Perandorise Osmane

Ahmet Pashe Dukagjini, princi shqiptar Kryevezir i Perandorise Osmane



Ahmet Pashe Dukagjini ishte pjestare i familjes princerore te Dukagjineve. U edukua ne Oborrin e sulltaneve Mehmeti II dhe Bajaziti II. Per origjinen e Tij shqiptare nuk ka as me te voglin diskutim. Dallohet nder te tjeret, prandaj sulltan Bajaziti II e zgjodhi per dhenderr, duke i projektuar edhe nje te ardhme te ndritur. Ne fillim u be Bejlerbej i Anadollit. Ne ate fuksion komandoi forcat osmane qe pushtuan Iranin dhe Irakun. Historia osmane pershkruan gjere e gjate se si i udhehoqi forcat osmane drejt fitores ne Ēalldran.
Ne kohen e sundimit te sulltan Selimit I, Ahmet Pasha u be Vezir i Dyte dhe pastaj edhe Vezir i Madh. Qendroi ne funksionin e kryeqeveritarit te Perandorise ne vitin 1515, vetem per 2 muaj e 17 dite. U dergua Vali ne Alep dhe ne Kajro.Kur u be Vali i Egjyptit organizoi nje revolte, qe synonte pavaresimin e vilejetit prej Portes se Larte. Ne nje beteje te zhvilluar me trupat osmane, ne vitin 1515, u mund dhe me urdher te Sulltanit iu pre koka, te cilen ia derguan Padishahut ne Stamboll.
Pas rebelimit te Ahmet Dukagjinit, sulltanet ndryshuan taktike dhe nuk i moren me djemte e familjeve princerore te vendeve te pushtuara ne funksione te larta qeveritare, duke preferuar ne vend te tyre djem te shtresave te thjeshta te popullsise, me te cilet krijuan aristokracine e meritave.
Ahmet Pashe Dukagjini pati nje djale, Mehmetin, qe u martua me vajzen e sulltan Selimit I dhe u be vezir i sulltan Selimit dhe Sulejmanit, duke sherbyer Vali ne Alep dhe Egjypt. Ndersa i nipi, Osmani, djali i Mehmetit, u be dijetar i shquar islam dhe zuri postin e Kadiut te Stambollit. Ai eshte autor i nje vepre autobiografike me titull: "Kadiu i Stambollit" dhe beri shume perkthime te veprave islame.
Nder Dukagjinet e islamizuar permenden poetii Jahja Bej Dukagjini, qe nuk e fshihte krenarine qe rridhte nga nje familje fisnike shqiptare, si dhe poeti tjeter Ahmet Bej Dukagjini. Madje edhe pas tre shekujsh, ne parlamentin e pare xhonturk, ne vitin 1908, permendet Hasan Basri Dukagjinzade.
Familja e Ahmet Pashe Dukagjinit kishte ne pronesi nje timar te madh. Dukagjinet u njohen shume edhe per veprat e bamiresise.

Literatura
Sami Frasheri, Vepra 9, Personalitete shqiptare ne Kamus al Alam, Logos, Shkup
Nexhip Alpan, Nesip Kaēi, Shqiptaret ne Perandorine Osmane, Albin 1997
Tonin Ēobani, Princi i perfolur Leke Dukagjini, Toena 2003
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė