Tema: Tregime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-05-11, 16:03   #6
Dushku
Game Over
 
Avatari i Dushku
 
Anėtarėsuar: 29-11-08
Postime: 3,537
Dushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėmDushku i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Ai vetėm buzėqeshte, murmuriste diēka tė paqartė dhe nisej drejt pyllit apo nga shtėpia e vet ku futej brenda dhe i mbyllte dyert thuajse frikohej nga vizita e ndonjė mysafiri tė paftuar.
Nuk ishte jeta e tij qė e kalonte nė vetmi e as heshtja, e cila i ishte bėrė aleatja e vetme nė pėrditshmėri, ajo qė e bėnte tė veēantė, tė flitej pėr tė dhe tė rrėfenin edhe nė fshatrat e afėrt. Nuk i ēuditeshin njerėzit pse tėrė natėn mbante dritat e ndezura nė dhomat e veta, sepse ajo u ndodhte edhe tė tjerėve, por habiteshin pse sa herė qė braktiste shtėpinė nisej drejt pyllit dhe zhdukej nė thellėsitė e tij. Shėtitjet e tij nxisnin rrėfime nga mė tė ēuditshmet. Disa thoshin se nė thellėsinė e pyllit ekzistonte njė shpellė ku djaloshi hynte qė aty tė gjurmojė pas njė thesari me para dhe stoli tė vlefshme. Tė tjerėt pėrbetoheshin se e kishin parė duke u ngjitur nėpėr drunjtė e lartė dhe se imitonte zėra tė llojllojshėm pėr t’i gėnjyer shpendėt t’i afroheshin. Shkon nė pyll aq shpesh qė fshehurazi tė takohet me tė dashurėn e vet, shtonin gratė duke puthur bukėn nė shenjė tė betimit dhe theksonin se me sytė e tyre e kishin parė sesi ēonte dashuri nė mes tė pyllit me njė bukuroshe emrin e sė cilės nuk e zinin me gojė. Mos e teproni me ato trillime, qesheshin tė rinjtė e fshatit kur dėgjonin tė flitej pėr moshatarin e tyre tė cilin as qė e njihnin sa duhet sepse kurrė nuk u bashkohej, ai shkon nė pyll qė tė bėj atė qė bėjmė ne sa herė qė na mbushen herdhet dhe nuk kemi ku t’i zbrazim. Meqenėse nuk bėhej fjalė pėr ndonjė sekret qė kėrkonte shumė mjeshtri pėr t’u zbėrthyer, fshatarėt vendosėn qė dy-tre veta ta ndiqnin dhe njėherė e pėrgjithmonė tė bindeshin se cili ishte shkaku i shėtitjeve tė shpeshta tė djaloshit nėpėr pyll. Edhe atė jo pse gjithaq u ishte e rėndėsishme tė dinin ku harxhonte ditėn njė nopran, por pėr shkak se gratė e tyre linin pa bėrė punėt e shtėpisė duke i treguar njėra-tjetrės se ēka kishin dėgjuar mė tė re pėr djaloshin e ēuditshėm. Edhe vashat lanė pas dore pajėn e nusėrisė dhe tėrė ditėn qėndronin nėpėr dritare qė ta shihnin atė kur kalonte rrugės me njė strajcė nė dorė. E ndiqnin me shikim derisa ngjitej kodrinės dhe zhdukej nė pyll. Mė kot nėnat e tyre mundoheshin t’i bindnin tė shikojnė gjilpėrat dhe penjtė e mėndafshtė me tė cilėt qėndisnin mindilat e nusėrisė; ato zgjasnin kokat drejt pyllit qė tė mos u shpėtonte pa parė djaloshi kur kthehej nė mbrėmje me njė buzėqeshje, e cila i joshte si asgjė tjetėr. Flitej se disa ēapkėne tė fshatit ngandonjėherė i viheshin pas dhe ktheheshin nga pylli me faqe tė kuqe dhe tė djersitura duke mos qenė tė afta t’u tregojnė asgjė tė tjerėve se vallė e kishin parė djaloshin e bukur dhe ē’bėnte mes lisave dhe drunajeve. Ata qė i caktoi fshati, njė ditė heshturazi iu vunė pas. E ndoqėn fshehurazi hap pas hapi. U kthyen disa orė pasi qė djaloshi doli nga pylli dhe u lėshua teposhtė qė tė mbyllet si rėndomė nė shtėpinė e vet. Hė de, na thoni se ēka bėnte ai dreq i mallkuar atje nė pyll, pyesnin tė paduruar banorėt qė kishin dalė nė shesh tė fshatit dhe prisnin tė dėgjojnė tė vėrtetėn e pakontestueshme, e cila do t’i jepte fund kėtij sekreti, i cili nuk u lejonte tė bėjnė ndonjė bisedė tjetėr pos tė pyesin dhe shtjellojnė jetėn e djaloshit. “Ai ėshtė i ēmendur!” - tha njėri nga ata tė cilėt asaj dite e ndoqėn hap pas hapi djaloshin. “Shėtit nėpėr pyll nė heshtje, mbledh zogj tė ngordhur dhe pendė shpendėsh”. “E pamė duke hyrė nė njė shpellė dhe qė andej doli me grushtet pėrplot me pendė bufi dhe lakuriqėsh “- tha tjetri dhe pranoi se kishin patur frikė tė futeshin edhe ata nė shpellė sepse posa kishte hyrė djaloshi ishte dėgjuar njė zė i ngjashėm me dėnesjen e foshnjės. “Ngjitej edhe nėpėr drunj dhe diē kėrkonte nėpėr foletė e braktisura tė shpendėve! Di tė flasi me gjuhėn e shpendėve sepse ata jo vetėm qė nuk i frikohen, por ndalen mbi supet e tij, apo i fluturojnė mbi kokė duke kėnduar” - shpjegonin ata dhe mundoheshin tė dėshmojnė se ndershėm kishin kryer detyrėn dhe nuk kishin lėnė hapėsirė pėr paqartėsi. “E pamė edhe duke...!” - filloi tė tregojė diēka njėri prej tyre, por pasi qė e shikuan hidhėrueshėm dy tė tjerėt, kafshoi gjuhėn me dhėmbė dhe nuk tha deri nė fund atė qė deshi tė tregojė. “Thuajini tė gjitha, sepse u porositėm ta shtjelloni e jo edhe mė shumė tė ngatėrroni sekretin!” - reaguan fshatarėt


vazhdon....
Dushku Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė