Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-06-11, 09:21   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Nigeria, rezolutė pėr njohjen e Kosovės?





Zėvendėskryeministri Behgjet Pacolli nė kuadėr tė angazhimeve pėr shtimin e numrit tė njohjeve pėr Kosovėn ka takuar nė Nigeri, presidentin Goodluck Jonathan dhe zėvendėspresidentin Namadi Sambo, me tė cilėt ka diskutuar pėr realitetin e ri demokratik nė Kosovė duke shprehur nevojėn qė ka vendi ynė pėr njohje tė reja.
Presidenti Jonathan ka shprehur gatishmėrinė pėr tė ndėrmarrė tė gjitha veprimet e nevojshme qė Republika e Nigerisė tė vendosė sa mė shpejtė raporte tė bashkėpunimit ndėrshtetėror me Kosovėn, duke theksuar se vendi qė ai drejton, nė njė periudhė sa mė tė shkurtėr kohore, do tė marrė vendim pėr tė njohur shtetin e Kosovės.

Gjatė qėndrimit nė Nigeri, Pacolli ka takuar edhe kryetarin e Parlamentit tė Nigerisė njėherit edhe kryetar i Komisionit pėr Politike tė Jashtme, Barnabas Gemade, me tė cilin ka folur gjerėsisht pėr situatėn politike e ekonomike nė Kosovė, duke theksuar sfidat qė ka kaluar vendi ynė gjatė periudhės sė shtetndėrtimit.

Kryeparlamentari Gemade ka premtuar se nė kuadėr tė mbėshtetjes dhe angazhimeve tė autoriteteve tė Nigerisė pėr tė formatizuar njohjen e Kosovės, do tė iniciojė njė Rezolutė nė Senatin e Nigerisė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės.

Pas takimeve me presidentin dhe zėvendėspresidentin e Nigerisė, Pacolli ka takuar edhe ministrin Jashtėm tė kėtij vendi, Martin Ukomoibhi, i cili ka shfaqur opinion pozitiv pėr njohjen e Kosovės,

Ministri Ukomoibhi ka garantuar se do tė angazhohet bashkėrisht me autoritetet e tjera tė Nigerisė pėr tė pėrshpejtuar procesin e formalizmit tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga vendi i tij.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė