Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-06-11, 08:31   #14
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Geci: SHIK-u si UDB-a


Gani Geci nuk e ka ditur se diku nė Kosovė kishte njė njeri qė do ta zgjedhte atė pėr t’ia treguar tė bėmat e SHIK-ut. Edhe pse pėr tė ky njeri ėshtė vrasės, deklaratat e tij pėr pjesėmarrjen e SHIK-ut nė disa vrasje tė pasluftės i beson.
Geci tė premten nė Gjykatėn e Qarkut nė Prishtinė, para njė trupi gjykues tė EULEX-it ka rrėfyer se si Nazim Bllaca e kishte kontaktuar, si i kishte treguar pėr ato qė i kishte bėrė SHIK-u, si ishin takuar me Adem Salihajn dhe si kishte pranuar qė pėr tė gjitha kėto ta bėjnė njė CD. Ai ka dėshmuar nė procesin gjyqėsor ndaj Fahredin Gashit e Hysri Ramės, tė cilėt akuzohen se nė vitin 1999 kishin vrarė Salih Gashin.

Geci tha se kryetari i degės sė LDD-sė nė Lipjan e kishte kontaktuar pėrmes telefonit dhe i kishte treguar se njė njeri me emrin Nazim Bllaca, i kishte kėrkuar tė takohej me tė. “Mė ka thirrė njė njeri, zėrin e tė cilit nuk e kam dėgjuar kurrė e as emrin. Mė ka thėnė jam Nazim Bllaca, e kam njė ēėshtje me rėndėsi ta bisedoj me ju, po kėtė nuk mund ta bėj pėrmes telefonit”, tha Geci.

Geci tha se me Bllacėn ishin takuar nė Skenderaj dhe ai i ishte prezantuar si vrasės, si njeri qė ka rrahur e plagosur njerėz. “Nė fillim kam qenė i shokuar dhe i kam kėrkuar letėrnjoftimin. Ai nuk kishte letėrnjoftim dhe ma solli lejen e veturės, prej sė cilės unė ia mora tė dhėnat”, tha ai.

Bllaca kishte vazhduar t’i tregonte tė gjitha ato qė tashmė i ka thėnė publikisht dhe nė njė moment kishte pėrmendur Adem Salihajn. “Kėtu i kam thėnė stop. Do tė shkojmė te Adem Salihaj. Kur ka filluar tė flasė pėr Adem Salihajn, kam filluar t’i besoj. Ai mė ka thėnė se e ka ruajtur njė muaj afėr shtėpisė pėr ta vrarė. Kėto m’i ka pohuar edhe vetė Adem Salihaj”, ka rrėfyer Geci. Ai tha se ishte shokuar nga ajo ēfarė i kishte thėnė Bllaca, sa kishte harruar ta kontrollonte a kishte armė dhe kishte udhėtuar me tė pėr Ferizaj.

“Pėr Ademin deklarata e Nazim Bllacės ka qenė e besueshme pasi ai ka qenė vetė protagonist. Ai i ka pėrmendur disa njerėz me makinė qė kanė pritur ta vrasin Adem Salihajn. Nė bazė tė pėrshkrimeve qė i ka bėrė Bllaca, Ademit i janė pėrputhur tė gjitha”, tha Geci. Pas sugjerimit tė Salihajt, Bllaca ishte pajtuar ta bėjnė njė CD “dhe na la amanet qė nėse vritet, nga njė kopje tė kėsaj CD-je t’ua dėrgojmė familjeve tė viktimave”.

Pėr tė gjitha ato qė ia kishte thėnė Bllaca dhe me pėrmbajtjen e CD-sė, Geci e kishte njoftuar Ambasadėn Amerikane, kryeministrin Hashim Thaēi... Thaēi i kishte thėnė “kush ēka ka ba, ka me gjetė”.

Geci nuk ka ngurruar ta quajė SHIK-un si UDB-nė. Ka thėnė se kėto dy organizata nuk e kanė asnjė dallim, vetėm se “kėta tė SHIK-ut flasin shqip e ata serbisht”. Bile tha se njė pjesė e SHIK-ut kanė punuar edhe pėr UDB-nė.

Geci ka thėnė se edhe ai vetė bashkė me shokėt e tij ka qenė viktimė e SHIK-ut. “Dy shokė tė mi janė vrarė, njėri ka qenė Bekim Kastrati e tjetri Besim Dajaku, truproje e Ibrahim Rugovės, nė njė pritė tė organizuar qė unė mendoj qė ishte bėrė nga SHIK-u. Aty jam plagosur edhe unė”, shtoi ai.

Geci e ka mohuar kategorikisht qė Bllaca t’i ketė kėrkuar para pėr ato qė i kishte treguar.

Skenari pėr vrasjen e Salihajt

Geci ka treguar se si kishin dashur ta vrasin Adem Salihajn. “Njė veturė Opel Omega i ka shkuar prapa Ademit dhe nė njė moment tė dy veturat janė barazuar. Personi qė nuk ka qenė shofer e ka nxjerrė armėn, ia ka drejtuar Adem Salihajt dhe i ka thėnė “tungjatjeta burrė”. Edhe Salihaj e ka nxjerrė armėn e vet dhe i ka thėnė “tungjatjeta burrė”, kjo ka zgjatur pėr disa sekonda derisa vetura nuk ėshtė tėrhequr dhe ata dy qė kanė dashur ta vrasin kanė ikur nga vendi i ngjarjes”, tha ai.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė