Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-09-13, 17:28   #142
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme - thashe e thėme

Dashuria e vajzės sė Sulejmanit tė Madhėrishėm, me arkitektin shqiptar Mimar Sinan






Gazetat turke kanė publikuar pak kohė mė parė njė lajm sensacional, qė lidhet me dashurinė e fshehtė tė sulltaneshės Mihrimah.

Vajza e vetme e Sulltanit tė Madhėrishėm, Mihrimah, mbetet nė hijen e nėnės sė saj tė famshme, ish skllaves Rokselana (Hurrem), e cila hyri nė historinė e Turqisė si bashkėshortja e pabindur e perandorisė Osmane. I ati, sulltan Sulejmani i Madhėrishėm e, quajti “Mihrimah - Trėndafili i Perandorisė Osmane”. Por, ajo e ndriēoi historinė e perandorisė si njė personazh shumė i rėndėsishėm, si njė grua me njė finesė tė dukshme, tepėr elegante dhe shumė e ndryshme nga nėna e saj.

Emrin ja vuri vetė Sulejmani. Mihrimah pėrmban Diellin dhe Hėnėn: i ati Sulejmani simbolizon Diellin qė ndriēon tokėn, ndėrsa e ėma Hyrjem (lindur nė stepat e Ukrainės nė familjen e famullitarit, e quajtur Rokselana), ndriēon natėn me dritėn hėnore.

Vajza e vetme tė cilėn Sulltani e donte veēanėrisht mė shumė se fėmijėt e tjerė, e mbante shumė afėr dhe kujdesej shumė pėr tė. Por, ajo ndjehej si ai zogu i ndrydhur nė kafaz, nė pallatin e madh nė Topkapi. Mihrimah nga karakteri nuk i ngjante as tė ėmės dhe as tė atit; nuk trashėgoi nga Sulejmani ndjenjėn e shfrenuar tė pushtetit, por as makutėrinė e tė ėmės sė saj.

Duke qenė vajza e Sulejmanit tė Madhėrishėm, ishte e detyruar tė ndiqte me zemėr tė thyer tė gjitha ritualet e rėnda tė perandorisė Osmane, si fundin tragjik tė vėllezėrve tė saj nė luftėn e pamėshirshme pėr fronin. Por, edhe rituale tė tjera qė ishin jashtė natyrės sė saj.

Ajo ishte me karakter tė butė dhe e ndjeshme, i donte shumė njerėzit e familjes, si hallat e saj, kushėrinjtė dhe vėllezėrit. Ishte mė e lidhur me tė atin se sa me tė ėmėn, dhe e dhėnė pas artit e kulturės.
Nė vitin 1539 Mihrimahi ishte 17 vjeē dhe e ėma vendosi ta martojė me njė burrė me diferencė moshe shumė tė madhe. Ai ishte Rrustem Pasha, tė cilin ajo nuk e donte dhe nuk e deshi kurrė.

Me zemėr tė thyer iu bind rregullave tė rrepta tė Perandorisė. Martesėn e saj ato e quajtėn si njė gjest mirėsie tė Rokelanės ndaj pashait tė madh tė perandorisė, tė cilin Sulltani e kishte zgjedhur pėr dhėndėr.

Por, faktet historike burimore tregojnė njė tė fshehtė shumė interesante: nė atė kohė Bullgaria, si shumė shtete tė tjera tė botės, ishte pushtuar nga otomanėt. Ishte viti 1558. 160 vjet pas pushtimit turk, vendi i quajtur Strellca, i famshėm pėr burimet e shumta me ujė mineral, u bė pronė e tė bijės sė Sulltanit tė Madhėrishėm si dhuratė e tij personale pėr vajzėn e shtrenjtė. Kėtė fshat tė bukur ia kishte bėrė dhuratė Sulltani Mihrimahit pėr martesėn. Ndėrsa, Rrustem pasha, si vakėf pėrfitoi vendin e quajtur Arbanas (i populluar nga shqiptarė).

Me tė ardhurat e kėtyre vakėfeve dhe vakėfeve tė tjera, ēifti filloi tė merrej me bamirėsi si dhe me aktivitete kulturore.

Mihrimahi porositi shqiptarin e famshėm nė tė gjithė perandorinė, arkitektin Sinan - qė ishte arkitekti kryesor i perandorisė - tė ndėrtonte ndėrtesa tė veēanta. Sipas urdhrit tė saj, ai ndėrtoi xhaminė e quajtur “Mihrimah” nė Odrin, “Iskile” nė Stamboll dhe shumė imarete (ambiente bamirėsie, streha ku shpėrndahej ushqim falas pėr tė varfrit dhe tė pastrehėt). Sinani ka ndėrtuar edhe xhaminė e madhe qė gjendet nė qendėr tė Sofjes.

Sinani u dashurua marrėzisht me Mihrimahin, sė cilės zjarri i dashurisė ia pushtoi zemrėn. Vetėm atėherė e bija e Rokselanės e kuptoi ndjenjėn mė tė lartė tė dashurisė. E pėrmendur pėr inteligjencėn natyrale nė mėnyrė qė ta pėrcillte sa mė bukur ndjenjėn e dashurisė, ajo iu pėrkushtua artit tė pikturės tradicionale nė ujė, tė quajtur ebru. Jeta e saj ishte si pikturat qė bėnte mbi sipėrfaqe: disa figura vetėm i prekte, tė tjerat shkriheshin. Pikturat e saj ishin plot me dashuri pėr arkitekt Sinanin, por edhe me vuajtje, me ndrydhje tė shpirtit qė pikonte lot…

Por, ēfarė thonė kronikat e asaj kohe pėr dasmėn e tė mirės e tė bukurės dhe Rrustem Pashės?

Ajo ishte pika e dobėt e Sulejmanit tė Madhėrishėm. Dasma e tyre ishte me tė vėrtetė si nė pėrrallat e njėmijenjė netėve. E paimagjinueshme...

Sinani nuk e harroi dashurinė e tij. Pėr tė thuhet se Sinani ndėrtoi njė xhami tė vogėl nė Edirnekapı, pa miratimin e Portės, por krye mė vete. Legjenda thotė se mė 21 mars (kur dita dhe nata janė tė barabartė, qė ėshtė edhe ditėlindja e Mihrimahit), nė kohėn e perėndimit tė Diellit, nėse keni pamje tė qartė tė tė dy xhamive tė punuara nga ai, do tė vini re se si Dielli shkon pas minares sė vetme tė xhamisė “Mihrimah”, ndėrsa Hėna ngrihet nė mes dy minareve tė xhamisė sė Uskudarit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė