Tema: GRAMATIKA
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-05, 03:17   #11
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ndajfolja


Ndajfolje quhen fjalėt e pandryshueshme qė plotėsojnė para sė gjithash foljen, duke treguar mėnyrė, vend, kohė, shak, qėllim, sasi:
Blendi shkruan bukur, qartė dhe saktė.

Ndajfoljet mund tė plotėsojnė edhe njė mbiemėr ose ndajfolje tjetėr:
Detyra ishte tepėr e vėshtirė.
Ata u ngritėn shumė herėt atė ditė.

Por nga kuptimi ndajfoljet janė gjashtė llojesh:
mėnyre, vendi, kohe, shkaku, qėllimi, sasie.

NDAJFOLJET E MĖNYRĖS
Ndajfoljet e mėnyrės luajnė rolin e grupeve parafjalore rrethanor mėnyre:
Vjollca e Dritani silleshin natyrshėm (=nė mėnyrė tė natyrshme) me tė gjithė.

Ndajfoljet kryesore tė mėnyrės janė:
- mirė, keq, bukur, pastėr, qartė, shkurt, thjesht, qė tregojnė cilėsinė e veprimit. Tė tilla janė edhe ndajfoljet gėzueshėm, natyrshėm, furishėm, etj.;
Vjollca flet bukur frėngjisht.

- menjėherė, pak nga pak, vazhdimisht, shpesh, papritur, etj. Qė tregojnė ecurinė e veprimit:
Dritani u ngrit papritur.

- cekėt, gjerė, gjtė, thellė, ulėt qė tregojnė pėrmasa:
Toka duhet punuar thellė.

- bujarisht, trimėrisht, artistikisht, besnikėrisht, teorikisht, qė kanė kuptimin e togut nė mėnyrė + mbiemėr: bujarisht (nė mėnyrė bujare), po edhe shqip, frėngjisht, anglisht:
Nė Shqipėri mė pritėn dhe mė pėrcollėn bujarisht (nė mėnyrė bujare).

NDAJFOLJET E VENDIT
Ndajfoljet e vendit luajnė rolin e grupeve parafjalorė plotės vendi.

Ndajfoljet kryesore tė vendit janė:
- afėr, larg, pranė, rreth, djathtas, majtas, aty, atje, diku, gjėkund, gjithkund, anembanė, gjithandej, kudo, ngado, asgjėkund, kurrkund, etj, qė tregojnė vendin ku kryhet veprimi:
Makina u kthye djathtas (nė anėn e djathtė).

- ku, nga:
Ku po shkon ?
Nga je edhe pse ke ardhur ?
Nė tė vėrtetė ku dhe nga janė ndajfolje pyetėse, po merren edhe si ndajfolje vendi:

NDAJFOLJET E KOHĖS
Ndajfoljet e kohės luajnė rolin e grupeve parafjalore rrethanor kohe.

Ndajfoljet kryesore tė kohės janė :
- dje, pardje, nesėr, pasnesėr, paradite, pasdite, sot, sonte, tani, vjet, qė tregojnė kohėn e saktė tė kryerjes sė veprimit:
Erdha sot (=ditėn e sotme) nga Tirana dhe do tė nisem nesėr (ditėn e nesėrme).

- njėherė, njė herė e njė kohė, gjithmonė, kurdo, sė shpejti, sė lashti, qė tregojnė njė kohė tė papėrcaktuar:
Sė shpejti do tė organizohet nė Tiranė njė konferencė pėr gjuhėn shqipe.

NDAJFOLJET E SHKAKUT
Ndajfoljet e shkakut luajnė rolin e njė grupi parafjalor rrethanor shkaku.
Ndajfoljet e shkakut janė: pėrse, pse tė cilat pėrdoren pėr tė pyetur pėr shkakun e kryerjes sė njė veprimi:
Pse (pėr ēfarė arsyeje) nuk punon edhe ti si tė tjerėt?
Pėrse (pėr ēfarė qėllimi) mė kėrkon?
Kėtu mund tė fshihen edhe fjalėt prandaj, andaj, (=pėr kėtė shkak, pėr kėtė arsye, pėr kėtė qėllim) tė cilat funksionojnė edhe si lidhėza.

NDAJFOLJET E SASISĖ
Ndajfoljet e sasisė luajnė rolin e grupeve emėrore rrethanor sasie.
Ndajfoljet kryesore tė sasisė janė:
- shumė, pak, tepėr, fort, sė tepėrmi, pėr sė tepėrmi, njėherė, dyherė, etj, qė tregojnė nė ē`masė realizohet veprimi:
E njoh mirė Butrintin, se e kam vizituar tri herė.
Gjeta njė libėr shumė tė vjetėr, tė ruajtur shumė mirė.

- fort, tepėr, sė tepėrmi, njėfish, dyfish, trefish, aq, kaq, mjaft, pak, etj. qė shprehin intensitetin ose shkallėn e njė veprimi a tė njė cilėsie.
Dėgjomė, mua plakun, se di mė tepėr se ti.

SHKALLĖT E NDAJFOLJEVE
Ndajfoljet pėrdoren nė shkallėn pohore, krahasore dhe sipėrore, kryesisht ndajfoljet e mėnyrės: mirė, bukur, qartė, si edhe disa ndajfolje vendi e kohe: lart, poshtė, afėr, larg, vonė, herėt, etj.
Shkalla krahasore dhe shkalla sipėrore e ndajfoljeve formohen me po ato fjalė me tė cilat formohen shkalla krahasore e shkalla sipėrore e mbiemrave.

- Shkalla pohore
Miri ecėn shpejt

- Shkalla Krahasore
e barazisė : Mirri ecėn aq shpejt sa Genti.
e sipėrisė : Miri ecėn mė shpejt se Genti.
e ultėsisė : Miri ecėn jo aq shpejt sa Genti.

- Shkalla sipėrore
Miri ecėn shumė shpejt.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė