Tema: GRAMATIKA
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-05, 03:26   #14
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pasthirrmat


Pasthirrmat janė tingujt ose fjalėt e pandryshueshme qė shėrbejnė pėr tė treguar ndjenjat e folėsit ose pėrdoren pėr tė tėrhequr vemendjen e dėgjuesėve:
- O, sa mirė qė erdhėt! Ishim bėrė merak pėr ju.

Ato janė karakteristike pėr gjuhėn e filur dhe kuptimi i tyre shpesh qartėsohet nga intonacioni.
Pasthirrmat grupohen nė pasthirrma emocionale, qė shprehin ndjenja, dhe nė pasthirrma urdhėrore, qė shprehin dėshirėn ose vullnetin e folėsit.

Pasthirrma emicionale qė shprehin:
- ndjenja tė gėzuara: o, oh, oho, hoho, ohoho, tė lumtė, urra, ah, sa mirė;

- frikė, tmerr: e zeza, ububu, bobo, korba, kuku, obobo, qyqja;

- habi: au, eu, oj, ou, pa, u, ua, uh;

- mosbesim, mospėrfillje, pėrbuzje: aha, bah, ehe, ahu, i, ohu, ptu, y etj.;

- pakėnaqėsi, keqardhje, mėrzi, dhembje: a, ah, e, eh, of, oi, uf, etj.;

- nxitje (thirrje, urdhėr, lutje): ej (hej), o, ore (or, mor, more), moj (ori, mori), pėst, o burra, forca, hop, hė, na, sus, shėt, tė keqen etj.;

- pėrshėndetje, mirnjohje, mallkime, sharje, ngushėllime etj: faleminderit, lamtumirė, mirėmėngjes, mirėdita, mirėmbrėma, mirupafshim, mirė se erdhe, mirė se vjen, mirė mbeē, ditėn e mirė, natėn e mirė, tungjatjeta, udha e mbarė etj.

Pasthirrmat vendosen zakonisht nė fillim tė fjalisė, por shpesh pėrdoren edhe nė mes edhe nė fund tė saj. Pas tyre vihet presje. Kur shqiptohet me fuqi tė veēantė pas tyre vihet pikėēuditje:
Oh, ē'na gėzove.
Ua! Paske ardhur!
A! - thirri e habitur.

ONOMATOPETĖ
Janė fjalė qė shėrbejnė pėr tė riprodhuar tingujt, zėrat, zhurmat, britmat. Nė dallim nga pasthirrmat ato nuk shėrbejnė pėr tė shprehur ndjenja:
Ha, ha, ha qeshte Linda.
Mjau, mjau bėnte macja.
Ato mund tė pėrfshihen edhe tek pasthirrmat, po gjithsesi dallohen prej tyre.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė