Titulli: Bulevardi i muzave
Do tė vij
Pritmė, gjatė pritmė
edhe kur gjethėt vyshken
dhe netėt lėngojnė
nga dhimbjet e pritjes
Edhe kur nuk pritet mė
pritmė, gjatė pritmė
mos u beso kur tė thonė
se koha vret kujtimet
Pritmė edhe kur pritja
e tepėrt i bėhet pritjes
Mos harro, asnjėherė mos harro
edhe kur fryma ime tė ndalet
shpirti im do tretet nė ty
e nė buzė do mpiksen
gjurmėt e puthjeve
t`lagėshta si fjollat e borės
nė duart e ngrohta
Natėn kur tė shikosh
qiellin me yje
kujtom mua
ende shndris diku atje
Pritmė, gjatė pritmė
tė betohem: do tė vij
(© disparus)
__________________
Koha mė bėn tė harroj disa njerėz, disa njerėz mė bėjnė tė harroj kohėn, ndėrsa disa tė tjerė janė koha ime! http://dai.ly/x1971hq
|