Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-11-10, 21:42   #4
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Cili ėshtė flamuri qė u ngrit nė Vlorė mė 28 nėntor 1912

Mos ti ngelin hatri askujt per keto qe po i postoj, sidomos Kodres qe eshte inat-zi.


Heraldika e principatave te Arbnit, te shekujve XII - XV

Shumica e principatave pretendente per kuroren mbreterore te Arbnit kane qene jeteshkurtera dhe vasale te perandorive te kohes, perandori te cilat i shfrytezonin keto principata per ta mbajtur politikisht te dobet elementin etnik vendor, per te vjelur ar dhe ushtare nga andej. Keto principata kane qene ne lufte te perhershme kunder njera-tjetres, ne sherbim te sovraneve te tyre te huaj dhe ne dem te popullit pasardhes te ilireve, maqedoneve dhe epiroteve. Gjuha e administrates se tyre kurre nuk u be shqipja (arbnishtja) dhe ne vend te saj perdoreshin serbishtja, greqishtja, latinishtja dhe ndonje gjuhe tjeter e kohes. Njera prej ketyre principatave -ajo e Nimanajve- madje e nderroi karakterin etnik dhe i vuri bazat e komb-formimit serb, duke e ndertuar edhe nje perandori.

Ne kohen e acarimit te Krizes Lindore ne vitet '70 te shekullit te XIX, disa nga shqiptaret e Gegnise e perdoren flamurin e Thopiajve si simbol kombetar. Mirepo per aresye politike, me sponsorim te Perandorise Habsburge dhe te diaspores arbereshe, e me vone edhe te asaj vllaho-shqiptare ne Rumani, u vendos qe si simbol i Levizjes per shkeputje nga Perandoria Osmane te behej Shkaba dhe hero mitik te behej figura e Skenderbeut.

Nje ide per adoptimin e Shkabes si simbol shteteror te Shqipnise na e jep njeri nga protagonistet e shpalljes se pavaresise ne Vlore, Eqrem Bej Vlora:
<< Njė javė pas kthimit tim nė Vlorė, ēova Murat bej Toptanin dhe Hydaj efendin tek Ismail Qemali, duke iu lutur tė mė kthente flamurin qė i pata huajtur. Mė premtuan tė ma kthenin atė menjėherė, sapo zonja Marigo Posjo (njė atdhetare e madhe demokrate, por qė i pėlqente reklama) ta kishte qepur e qėndisur flamurin e ri. E pra, mė 28 nėntor kryeobjekti i ditės, flamuri si simbol i pavarėsisė, me atė pakujdesin tipike shqiptaro-lindore ishte harruar. Pėr mė tepėr shumica nuk e dinte sesi ishte ai. Kurrkush mė pėrpara as e kishte parė, as e kishte mbajtur. Askush nė Vlorė nuk kishte flamur nė shtėpi. Shtetformuesit ranė nė hall dhe vėshtruan njėri-tjetrin tė hutuar.
Atėherė ngrihet miku im Hydai efendiu dhe thotė se nė dhomėn e gjumit tė Eqrem beut varet nė mur njė flamur shqiptar, i futur nė njė kornizė tė bukur. Dhe pyeti se a mund tė merrej pa qenė aty i zoti? Ismail beu i dha leje dhe kėshtu flamuri qė dikur don Aleandro Kastrioti mė kishte dhuruar solemnisht nė Paris, shtegtoi nė konakun fqinj dhe ra nė duart e Ismail beut, i cili ia dorėzoi Murat bej Toptanit, me porosinė ta varte jashtė, ndėrkohė qė vetė qėndronte nė dritare. Mijėra njerėz u mblodhėn nė sheshin para shtėpisė dhe nė kopėsht, duke brohoritur “rroftė, rroftė “ edhe pse shumė prej tyre nuk e kuptonin edhe aq se ē’po bėhej. Mė vonė kur unė nė ditėt festive tė shpalljes sė pavarėsisė si shtet i lirė dhe i pavarur, ngrita flamurin shqiptar nė ballin e shtėpisė sonė, disa kosovarė tė mirė mė thanė: “Shumė mirė e bėtė ju tė diturit qė ngritėt flamurin e babė Kralit (pra tė perandorit Franc Jozef) se tani nuk ka mė se ē’tė na bėjė as serbi i poshtėr, as malazezi morracak. Kur pyeta se ku e kam parė shqiponjėn e zezė m’u pėrgjigjėn krenarisht : “Tek ushtarėt e babė Kralit, nė Pazarin e Ri”. Por natyrisht, pati edhe tė tillė si njė farė Haxhi Muhamet efendiu, njė klerik i rėndėsishėm e fanatik nė Vlorė dhe ithtar i fortė i tim eti, i cili shprehej me zemėrim se Ismail beu kishte zgjedhur njė korb si simbol tė Shqipėrisė sė lirė. (Ah ta kishte bėrė Shqipėrinė Syria beu, ankohej ai,- tani do tė kishim nė flamur syret e bukura tė kuranit. Po ē’mund tė presėsh tjetėr nga Ismail beu, qė ka e kaluar tė gjithė jetėn nė vendin e frėngjve?)! Kur ia rrėfeva historinė Ismail beut, ai qeshi me tė madhe, por edhe mė kėrcėnoi me gisht se do t’i tregonte hoxhės qė flamurin nuk e kishte gjetur ai, por unė! >>
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė