Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-11-06, 14:32   #3
pokeri
 
Avatari i pokeri
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Vendndodhja: gjithandej
Postime: 1,683
pokeri e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek pokeri Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek pokeri
Gabim


Rryma detare e Golfit, si dėshmi
Fakti qė Evropa perėndimore ka klimė tė butė duhet falėnderuar "lumit oqeanik tė ujit tė nxehtė". Si ishte e mundur qė me gjithė ekzistimin e kėsaj rryme tė nxehtė, para 7000 vjetėsh (kur pėrfundoi epoka e akullit), Skandinavia dhe shumė rajone tė Gjermanisė, Britanisė sė madhe gjendeshin nėn shtresėn e borės dhe akullit? Muck jep pėrgjigje tė thjeshtė. Atėbotė as qė kishte ekzistuar "rryma e nxehtė Golfit" dhe as qė arrinte deri nė Evropė. Duke u nisur nga gjiri i Meksikos, ajo nė mes tė rrugės haste nė njė pengesė tė pakalueshme, ishullin Atlantida, tė gjatė 1000 dhe tė gjerė 500 km. Rryma e nxehtė qarkullimin e kthente nė detin Karaibik, prej nga sėrish kthehej drejt Atlantidės. Vetėm pas shkatėrrimit tė Atlantidės, rruga drejt Evropės i ishte hapur. Nėn ndikimin e rrymės sė nxehtė detare, shtresa e akullt nė Britani filloi tė shkrihej. Ky proces zgjatė me mijėra vjet dhe akoma nuk ka pėrfunduar.


Krijimi i racės "fytyrė-zbehtė"
Sasitė gjigante tė lavės dhe hirit qė u ngritėn nė atmosferė, e mbuluan qiellin mbi Evropė, pėr rreth 200 vjet me radhė. Bimėt, tė cilave u mungoi sasia e mjaftueshme e dritės, humbėn pigmentet. Kjo ndodh edhe me njerėz tė cilėt mė gjatė i nėnshtrohen Dritės sė diellit. Muck konsideron se pikėrisht nė kėto kushte u krijuan njerėzit fytyrė-zbehur, nga deri atėherė, raca njerėzore "e bakėrt e kuqe". Kėtė e dėshmojnė edhe vizatimet e gjetura nė shpellat e Francės jugore.

Data e kastrofės

Muck e pėrcakton kėtė datė duke u nisur nga e dhėna e Platonit, sipas sė cilės Atlantida ėshtė fundosur para 8500 vjetėsh. Muck ka krahasuar kėtė kalendar me kalendarin e Indianve Maya, i cili fillon me datėn zero absolute, dhe pėrmes tij mund tė fiksohet data e saktė, 6 qershor 8498 p.e.s.
A ishte kjo dita e shkatėrrimit tė Atlantidės? Ngjashmėria nė data nuk mund tė jetė e rastit.
Me kėtė datė mund tė ndėrlidhet njė konstalacion interesant astronomik, i ashtuquajtur Konjukcioni i Tokės, Venerės dhe Hėnės. Kėta tre trupa qiellor atė ditė gjendeshin nė njė trajektore. Mirėpo, atė ditė nė afėrsi tė Tokės gjendej edhe njė grup asteroidėsh Adonis. A mund tė mjaftonte qė konjukcioni i kėtyre tre trupave qiellor tė ndikonte qė njė nga asteroidėt tė "ndėrroj" kahjen dhe tė tėrhiqej nga gravitacioni i Tokės?
Muck konsideron qė kjo nuk ėshtė fare e pamundur. Ka dėshmi tė shumta pėr "aksidente" mė tė vogla kosmike qė e kishin goditur planetin tonė.
Mė 30 qershor 1908 njė meteorit kishte rėnė nė territorin e Siberisė dhe kishte shkaktuar paraqitjen e shtyllės sė zjarrtė 20 km, qė kishte mundėsi tė shihej nė njė largėsi pėr 500 km. Nėn ndikimin e goditjes ajrore, njerėzit dhe kuajt binin pėrtokė edhe nė largėsi prej 650 km, nga vendi i goditjes. Me kėtė rast, nuk duhet harruar qė ky meteorit, ishte njė "xhuxh" i njėmendėt nė krahasim me asteroidin qė e goditi Atlantidėn.


Atlantida - urė ndėrmjet kulturave tė lashta
Zbulimet e fundit u lejojnė hulumtuesve tė sė kaluarės parahistorike qė tė shkojnė edhe mė larg nė lashtėsi. Dėshmitė e kulturave tė lashta, gėrmimet, motivet, legjendat, mjetet e ndryshme, hulumtimet nė tokė dhe det, dėshmojnė qė ato kultura ishin krijuar pėrpara ndonjė katastrofe tė madhe. Por, ka edhe shumė indicione tė tjera qė ndėrmjet vete kishin lidhje, edhepse gjendeshin tė ndara me mijra kilometra njėra prej tjetėrs.
Pėr gjithė kėtė rrėfimi i Platonit pėr Atlantidėn, sot paraqitet nė dritė tė re. Hulumtuesit janė tė gatshėm tė besojnė qė dikur ishulli i zhvilluar nė oqeanin Atlantik, paraqiste jo vetėm urė mes kulturave parahistorike tė Mesdheut, Lindjes sė afėrt dhe tė mesme nga njėra anė, dhe Amerikės sė lashtė nga ana tjetėr, por ishte edhe Baza e tyre.

Disqet artificale nė fund tė Atlantikut

Revista "Sputnjik" shkruan se nė mes tė viteve '50 njė anije amerikane pėr hulumtime oqeanografike ka nxjerrė nga fundi i Atlantikut, nė jug tė ishujve Azore, rreth 1000 kg tė "suvenirėve" tė ēuditshėm. Ishin kėto disqe, nė formė pjatash me njė rreze prej 15 cm dhe trashėsi prej 4 cm. Pjesa e jashtme ishte relativisht e lėmuar, ndėrsa e brendshmja e thelluar dhe paksa e vrazhdėt. Hulumtimet kishin treguar se ishin bėrė para 12000 vjetėsh, dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishme ishin punuar nė kushte atmosferike, mbi tokė. Kush i bėri? Pse? Pse nė njė numėr kaq i madh u gjend nė njė vend tė caktuar?
Mė tej revista thekson se edhe degė tė tjera tė shkencės interesohen pėr zgjidhjen e misterit tė Atlantidės, sepse ka shumė ēėshtje qė ndėrlidhen. Etimologjia krahasuese (komparative) bėn pyetje; Si ka mundėsi qė shumė rrėnjė tė fjalėve nga greqishtja e vjetėr kishin hyrė nė gjuhėn e Indianėve Maya? Apo, si ka mundėsi qė nė shumė shpella tė Perusė tė ketė vizatime dhe skulptura luanėsh dhe tė shtazėve tė tjera, tė cilat kurrė nuk kishin jetuar nė ato regjione?
Edhe detajet qė i pėrmend Platoni pėrputhen me provat e zbuluara. Muret dhe kullat e bėra nga guri i bardhė, i zi dhe i kuq mbėshteten me atė se objektet bashkėkohore nė Ishujt Azore janė tė bėra pikėrisht nga kėta lloj gurėsh. Ndėrsa kėta ishuj janė nė tė vėrtetė majat mė tė larta tė Bjeshkėve.

Hidrologėt rus me hulumtimin e tokės nė fund tė detrave verior kanė ardhur nė pėrfundim se valėt e para tė "rrymės sė nxehtė tė Golfit" tė ato regjioni kishin arritur para rreth 12 000 vjetėsh.
Deri te rezultat e ngjashme kanė ardhur edhe studiusit amerikan. Ata kishin studiuar hirin vullkanik tė shtresuar nė fund tė Atlantikut, dhe theksojnė se ai ishte krijaur aty pėrpara 12 000 vjetėsh.

__________________
Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...
pokeri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė