Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-09-13, 20:47   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Konstantini i Madh

vijimi



Kostandini i Madh shkoi nė Bizant me flamur e simbol tė ilirėve, shqiponjėn me dy krerė


Agim Shehu





Serbėt duke vjedhur Kostantinin e Madh duan tė lartėsojnė shtatin liliput

I ati i Kostantinit tė Madh, Kostanc Klori shkoi si Perandor gjer nė Angli ku luftoi grabitėsit pushtues tė saj. Aty i takoi tė japė shpirt para tė birit tė madh tė cilit i dha dhe porositė e fundit prej Perandori. Populli anglez e varrosi si shpėtimtar nė njė shpellė qė ruhej e i ndizej qiri gjer vonė. Nisur dhe nga kjo sigurisht, Ēurēilli thotė me vlerėsim se «Perandorėt nga mė tė aftėt e Romės qenė ilirė» (hollėsi tė shumta tė gjera jep dhe libri shumė i ēmuar «Perandorėt e Romės» tė studjuesit Qazim Lleshi).
Bashkautorėt ushtarakė Bishop e Kulston flasin pėr «vise danubiane e transdanubiane si Iliri » (Pushkini kur shkoi nė Vllahi tha se «ishte nė Iliri»). Historiani i lashtėsisė, U. Sestonin thotė: «Njė numur i madh senatorėsh qenė me prejardhje ilire e duke nisur nga gjysma e dytė e sh. 3 Perandori qe gjithmonė nga Iliria». Studjuesi S. Uiliams thotė: «Komandantėt ilirė vėrshuan vrullshėm gjer nė majat mė tė larta tė pushtetit perandorak kėshtuqė kurora e Perandorisė mbeti pothuaj ‘pasuri’ nė duart e kėsaj kaste». Jozef Bidez, jetėshkruesi i shquar i Perandorit ilir, Julienit, nė Hyrjen e veprės pėr tė shkruan se «15 shekuj mė parė arbėrorėt kishin themeluar bėrthamėn e legjioneve tė Danubit, e brez pas brezi kėta bij barinjsh e bujqish mbronin kufinjtė e Perandorisė duke i dhėnė kėsaj dhe komandantė me famė». Studjuesi Zh. Zeiller shkruan se raca e herėt ilire pėrfaqėsues mė tė saktė sot ka ‘albanėt apo skipetarėt’ e shton: «Kur Perandorisė (sė Romės) i dukej fundi i pashmangshėm pas 30 vjet tiranie tė fundit, ajo u mbajt, fitoi dhe gjallėri tė re me njė rimėkėmbje tė fuqishme pėr mėse njė shekull, pikėrisht se mori pėrtėritje iliriane tė shtetit perandorak». Historiani danez E. Kristiensen duke folur pėr Historinė e Romės shkruan: «Trashėgimia thuajse nė vijimėsi e fronit perandorak nga ana e prijėsve tė shquar ushtarakė ilirė, si nė gjysmėn II tė sh. 3 e pothuaj nė tėrė sh. 4 qe kushtėzuar nga njė gjėndje e padurueshme rrokopuje, e krizės mė tė thellė nėpėr tė cilėn po kalonte Perandoria e Romės qė prej krijimit tė saj nė agimin e Mijėvjeēarit tė I tė Erės sė Re». Studjuesi anglez Kris Skarr thotė: «Kundėr ēdo parashikimi, Perandoria dalėngadalė u rifreskua falė sundimit tė njėpasnjėshėm tė perandorėve ushtarakė me prejardhje nga Ballkani, perandorėve ilirė. Klodi II mundi gotėt (e u mbiquajt «Goticus»); Aureliani mposhti mbretėrit e Galisė e Palmirės e u u bė Reformator i Madh i Unitetit tė Perandorisė. Karusi mposhti dallgėt barbare tė persėve»…Historiani i shquar Vasiliev duke shkruar pėr Perandorėt ilirė tė Bizantit (familjes Justinian) pėrmėnd «listėn e gjatė tė Perandorėve romakė qė lindi Siujdhesa e Europės Juglindore e qė falė energjisė sė tyre tė tejzakontė nė ēastin mė kritik tė historisė sė Romės, u shfaqėn tė aftė t’i rikthejnė asaj paqen dhe njėshmėrinė si Perandori». Nobelisti T. Momsen shkruan: «Shqiptarėt luajtėn njė rol tė veēantė e tė gjatė nė Perandorinė Osmane, ashtu si tė parėt e tyre tė lashtė (ilirėt) pėr Perandorinė e Romės kur kjo u ndodh nė tė njejtėn gjėndje tė shthurjes e barbarisė». Perandorėt ilirė qenė sa trima po aq tė zgjuar e atdhetarė tė kombit tė vet. Andre Piganjol, historian i lashtėsisė, thotė: «Perandorėt ilirė e adhuronin Romėn duke qėnė tė bindur se tek mbronin atė, mbronin njėkohėsisht Atdheun e tyre ballkanik kundėr vėrshimeve tė paprera barbare».

Nga vetė tė huaj asnjanės mund tė sillen argumente pa fund mbi pėrkatėsinė iliro-shqiptare tė Kostandinit tė Madh. Pushtuesit serbė pėr shekuj me radhė kanė shumė gjak shqiptarėsh nė duar e kėtė kėrkojnė ta lajnė me emra tė shquar shqiptarėsh duke i pėrvetėsuar. 400 vjet mė parė historiani sllav Tomas Maranoviē e bėnte Skėnderbeun sllav e Frang Bardhi iu pėrgjigj me studimin shkatėrrues «Apologjia e Skėnderbeut». Figurat e shquara janė piedestali mbi tė cilin ngrihet lartėsia e vetė popullit. Dante thotė: «O rrėnja ime qė aq lart arrin»! Serbėt duke vjedhur Kostantinin e Madh duan tė lartėsojnė shtatin liliput tė sė shkuarės sė largėt tė tyre.

Lartėsia gjeografike e njė vėndi matet te majat e maleve. Lartėsitė e historisė - te figurat e shquara. Ēabej gjykon: «Historia e njė vėndi ėshtė historia e personaliteteve». E shkuara me figura tė shquara ėshtė «ēek» banke me tė cilėn nxirren fitime tė ditės nga historia. Jo kot gazeta greke Nea Ellas shkruante: «Jemi popull i zgjedhur i botės, jemi tė zotėt t’u bėjmė ballė gjithė kombeve tė vegjėl se kemi volumin dhe nderin e emrit»! Kėtė logjikė e mbėshtet fjala qė deputeti italian Laurenziano tha nė Parlament mė 1904: «Francezėt qė nė Paris mendojnė se Epiri i duhet dhėnė Greqisė pėr hir tė Sokratit a e dinė se Diokleciani, babai i sistemit juridik botėror qe shqiptar»!? Profesori amerikan Bollduin thotė bukur se «Heronjtė janė majat mė tė larta ku janė drejtuar sytė e popujve. Tregoni heronjtė e njė kombi t’ju them se me ē’komb ke tė bėsh»! Ėshtė e njohur ngjarja: Pėrfaqėsuesi i njė vėndi tė padėgjuar e pyet Margaret Thaēer se si tė dėgjohej dhe vėndi i tij, e ajo iu pėrgjegj: «Nxirrni njė gjeni, ndiqeni pas dhe dėgjojani kėshillat»!

Shqipėria, njė vend i vogėl ku mund tė takosh njerėz tė mėdhenj

Shqipėria ėshtė komb i ngushtuar, por personalitetet e pakundėrshtueshėm tė tij ngrėnė ballin sipėr mjegullės dhe mbi trojet e pushtuara duke pohuar tė vėrtetėn e kombit tė tyre. Ata pohojnė gjykimin e Hygoit se madhėshtia e njė vėndi nuk matet me sasinė e popullsisė por me vlerat e tij, e Carmen Moier thotė pėr Shqipėrinė: «Njė vėnd i vogėl ku mund tė takosh njerėz tė mėdhenj».

Serbėt i kanė vėnė syrin grabitės jo pak, por Perandorit-Shenjtor tė njerėzimit, Kostantinit tė Madh. Pėrmėndim Revistėn Europa siē e citon Kamarda mė 1884: «Njė komb qė ka nxjerrė atė kryevepėr tė gjallė si Princeshėn Dora D’Istria, ai komb nuk mund tė quhet i vdekur, as tė dėnohet me ēdukje». E mė tej pėr shqiptarėt: «Dhe ju, tė cilėve me tė drejtė ju takojnė kėto fjalė keni nxjerrė nė ēdo kohė, edhe pas tė pavdekshmit Skėnderbe, njerėz shumė tė shquar tė cilėt Europa, me padrejtėsi jo tė zakontė i kalon pothuaj nė heshtje, ose i vuri pak nė dukje»!

Ėshtė mbresėlėnės gjykimi nė njė vijė i Dora D’Istries pėr Kostantinin e Madh, siē i shkruante De Radės: «Do vijė koha kur populli do t’i ngrerė lirisht Monumentin birit tė Madh tė tij». Barleti te Historia e Skėnderbeut, duke u dalė pėrpara dhe mashtruesve tė historisė shkruan nė Parathėnie: «Tė hesht pėr tė vėrtetėn e Atdheut do bėja tradhėti ndaj tij».

Ka kohė qė shovenėt fqinjė janė vėnė nė garė duke na vjedhur hapur si ‘mall’ pa zot figurat e shquara si Aleksandrin e Madh, Pirron e Epirit, Skėnderbeun, Kukuzelin, Nėnė Terezėn…e tani sė fundi dhe Kostantinin e Madh. Mirė shteti, por si hesht Akademia! Ēfarė emri ka ahere kjo ‘heshtje’ e tyre! Paradoksi - Akademitė sllave e greke s’kanė turp qė tė shpifin e grabisin, tanėt s’kanė turp qė heshtin! Sami Frashėri porosiste «Gjėnė e tjetrit s’e duam, por as tonėn s’e japim».

Akademia jonė tek hesht nė vijėmėsi pėr kaq raste, duke shitur historinė shet atdheun. Ēdo Akademi dinjitoze rastin e filmit pėrsllav tė Hollivudit do ta quante dhunim tė Atdheut pėrmes vjedhjes sė historisė, e do njoftonte sė pari autorėt e filmit. Mė tej dhe gjykimin ndėrkombėtar. «Qui tacet, consentire videtur» (kush hesht e miraton tė keqen) thonė latinėt.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė