Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-09-11, 15:13   #158
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Re: Perplasje Brenda Partise 'demokratike' Te Kosoves







Ambasadori Dell ‘mėsit’ i PDK-sė tek AAK-ja


Nga Express mė 12 shtator 2011 nė ora 16:02
“Kėrcėnimi” qė Partia e Drejtėsisė, e cila ėshtė pjesė e Koalicionit pėr Kosovė tė Re, i ka bėrė partnerit tė koalicionit, PDK-sė, pėr mundėsinė e daljes nga qeveria, mund tė jetė njė lajm i mirė pėr Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės, e cila pas zgjedhjeve pėrjashtonte ēdo mundėsi tė koalicionit me PDK-nė, pėrderisa tani ka zbutur qėndrimin nė kėtė drejtim.

Burime tė Kosovapressit kanė bėrė tė ditur se brenda AAK-sė, tashmė kanė nisur llogaritjet pėr ndarjen e posteve nė kuadėr tė Qeverisė sė Kosovės, si pjesė e njė koalicioni tė ri qė mund tė arrihet ndėrmjet PDK-sė dhe AAK-sė.

Sipas kėtyre burimeve, edhe vizita e ambasadorit amerikan nė Kosovės, Kristofer Dell nė selinė e AAK-sė tė hėnėn, ishte nė shėrbim tė kėtij qėllimi.

Sido qė tė jetė, vetė ambasadori Dell ka thėnė se vizita ishte njė kontakt i zakonshėm me AAK-nė, sikur me secilėn parti politike qė vepron nė Kosovė.

“Ky ishte vetėm njė nga kontaktet e zakonshme dhe tė vazhdueshme, tė cilat i kemi me AAK-nė pėr tė biseduar pėr ēėshtje tė ndryshme politike, ēėshtjet e legjislacionit, ēėshtjet ditore, tė cilat kanė tė bėjnė me pėrditshmėrinė. Kjo ėshtė pjesė e punės sė zakonshme me partitė politike qė veprojnė kėtu”, ka thėnė Dell pas takimit me nėnkryetarin e AAK-sė, Blerim Shala dhe zyrtarėt tjerė tė kėsaj partie.

Ndėrsa Blerim Shala ka mohuar tė jetė diskutuar pėr mundėsinė e hyrjes sė AAK-sė nė koalicion me PDK-nė, nėse Koalicioni pėr Kosovė tė R del nga koalicioni, por pėr dallim prej deklaratave tė mėhershme, tani Shala ka thėnė se AAK-ja ėshtė e gatshme tė bashkėpunojė me tė gjitha partitė pėr interes tė vendit.

“Ne kėtė debat e kemi pasur edhe mė herėt, e kemi marrė njė vendim, kėshtu qė asgjė tė re nė kėtė drejtim nuk ka. Gjithsesi sa u pėrket interesave shtetėrore ne bashkėpunojmė me tė gjitha partitė politike. E kemi thėnė nė Kuvend pozicionin tonė pėr tė gjitha temat e rėndėsishme. Ne natyrisht jemi tė bindur qė integriteti i Kosovės duhet tė garantohet nė veri, qė pėr tė gjitha temat tjera ku kemi interes tė pėrbashkėt, duhet tė diskutojmė sė bashku dhe tė marrim vendime sė bashku”, ka thėnė Shala.

Sidoqoftė, burimet e besueshme brenda AAK-sė, kanė bėrė tė ditur se ka nisur afrimi i partisė sė tretė opozitare me partinė mė tė madhe nė vend, PDK-nė, sidomos pas paralajmėrimeve qė kanė ardhur nga tabori Koalicioni pėr Kosovė tė Re, pėrkatėsisht Partia e Drejtėsisė.

Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės pas zgjedhjeve tė fundit ka qenė partneri mė i preferuar i Partisė Demokratike tė Kosovės, mirėpo disa prej zyrtarėve mė tė fuqishėm tė AAK-sė, kanė qenė kėmbėngulės qė tė ketė koalicion tė gjerė ndėrmjet PDK-sė, LDK-sė dhe AAK-sė.

Mbetja nė opozitė si partia e tretė opozitare nė Kuvendin e Kosovės, duket se e ka ‘kthjellur’ AAK-nė, e kjo nuk ka lėnė pa u vėrejtur as nga PDK-ja, e cila pavarėsisht kėrcėnimeve tė deputetėve tė Partisė sė Drejtėsisė pėr zvogėlimin e numrave tė koalicionit, duket tė mos jetė e shqetėsuar, ngase llogarit nė mundėsinė e koalicionit me AAK-nė.

Ndryshe, disa prej deputetėve tė Partisė sė Drejtėsisė kanė kėrcėnuar se do tė dalin nga koalicioni, nėse edhe mė tutje vazhdon mosimplementimi i kėrkesave tė Partisė sė Drejtėsisė pėr futjen e lėndės fetare dhe lejimi i pėrdorimit tė shamisė nė shkollat publike. (Kosovapress)
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė