Titulli: Ardita Jatru
Vdekja e Muzes
Muza i dashur,Muza!Po mё vdes,
E buzёve stalaktit mё varet.
Ndjej kёmbanёn e shpirtit tё bjerё
hidhur,e gjaku kapilarёve tё pёrplaset
Mё rёnkon mbi supe si hёn e zbehtё
Ashtu e lehtё,e trishtё,tё druhet
teksa fundin i shoh,trupin mё ngjeth,
E gjurmёve nga pat erdhur tё shuhet.
Ndihmomё i dashur,muza po mё vdes
Ndihmomё se padashje e vrava
Tempujt qё i ngrija dashurisё,tё zjarrta
rrёnojat do ti lagin shirat nё vjeshtё.
|