Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-04-12, 09:29   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 100 vjetori i Pavarėsisė

Rikujtim


Shpallja e pavarėsisė sė Shqipėrisė


Nė prag tė luftėrave Ballkanike tė viteve 1912-1913, Shqipėria ndahej nė katėr vilajete nga Perandoria Osmane me kryeqytete Shkupin, Janinėn, Manastirin dhe Shkodrėn. Nuk dihet me siguri se sa ishte numri i popullsisė Shqiptare por studimet e fundit tregojnė se ajo arrinte shifrėn e rreth 1,500,000 mė 1912 nė katėr vilajetet e marra sė bashku. Pėr nga sipėrfaqja, Shqipėria etnike arrinte tė mbulonte 70,000-75,000 kilometra katrorė. Shkupi, Janina dhe Manastiri ishin tė treja qytete me shumicė Shqiptare por sot ndodhen jashtė kufijve tė shtetit Shqiptar apo atij Kosovar. Vetem Shkodra nga katėr qendrat e vilajeteve arriti tė jetė deri mė sot brenda kufijve Shqiptarė.

Pėr tė arritur nė pavarėsinė dhe krijimin e njė shteti tė unifikuar, Shqiptarėt kishin arritur tė binin dakort pėr njė alfabet tė pėrbashkėt mė 1908 nė Manastir, veprim i cili i hapi rrugė mėsimdhėnies dhe literaturės masive nė Shqip. Po ashtu, u intensifikuan kryengritjet kundėr perandorisė Osmane gjatė viteve 1910-1911 veēanėrisht nė Kosovė dhe nė Malėsinė e Mirditės. Rol tė rėndėsishėm patėn edhe intelektualėt tė cilėt nėn shembullin e Ismail Qemalit (1844-1919) ishin tė lidhur ngushtė me komitetet “Bashkim e Progres” dhe me idetė e revolucionit tė vitit 1908. Mė vonė u kuptua se pėrkrahja e revolucionit Xhon Turk tė 1908 ishte e padobishme pasi kėta tė fundit porsa morėn pushtetin e Perandorisė Osmane i braktisėn idetė e tyre moderniste dhe i trajtuan Shqiptarėt si Otomanėt e mėparshėm duke i mohuar atyre tė drejtėn pėr vetvendosje. Rrjedhimisht, pakėnaqėsitė ndaj Xhon Turqve si dhe dobėsimi i Perandorisė Osmane e cila nė fund tė vitit 1911 duhej tė mbrohej edhe nga Italia bėri qė mė 12 Janar 1912, nė Stamboll tė shpallej vendimi pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme. Nė kėtė mbledhje morėn pjesė Ismail Qemali, Hasan Prishtina dhe disa deputetė tė tjerė ndėr mė aktivėt e levizjes pėr pavarėsi. Kjo lėvizje u vendos qė tė fillonte nė pranverė nė Kosovė. Kryengritjet e armatosura nisėn nė Mars dhe nė Maj ishin pėrhapur nė tė gjithė Kosovėn. Rreth Qershorit tė katėr vilajetet ishin ngritur nė kryengritje ndėrkohė qė dezertimet e shumta nė rradhėt e ushtrisė Osmane bėnė qė kjo e fundit tė ishte e paaftė pėr t’i bėrė ballė kėsaj lėvizjeje tė fuqishme tė Shqiptarėve.

Mė 17 Korrik qeveria Xhon Turke dha dorėheqjen dhe u zėvendėsua nga Liberalėt. Qeveritarėt e rinj kėrkuan bashkėbisedime me kryengritėsit dhe i premtuan atyre zbatimin e kushtetutės. Mė 18 Gusht 1912, qeveria Turke me anėn e njė deklarate pranoi shumicėn e kushteve tė kėrkuara nga Shqiptarėt dhe tė hartuara nga Hasan Prishtina brenda njė programi prej 14 pikash. Ky program parashikonte autonominė e Shqiptarėve brenda Perandorisė Osmane. Vetėm me miratimin fillestar tė autonomisė sė Shqiptarėve nga ana e Perandorisė Osmane kryengritėsit i ulėn armėt duke menduar se synimi i lidhjes sė Prizrenit tė 1878 mė nė fund u arrit. Sidoqoftė kjo arritje nuk ishte e qėndrueshme mbi tė gjitha nė njė situatė kur fqinjėt e Shqiptarėve si Grekėt, Bullgarėt, Serbėt dhe Malazezėt nuk iu leverdiste njė autonomi e vilajeteve Shqiptare pasi kishin synimet e tyre mbi kėto treva. Nė kėtė aspekt dhe pėr kėto qėllime u nėnshkrua mė 13 Mars 1912 njė marrėveshje Serbo-Bullgare qė synonte qė Kosova t’i jepej Serbisė ndėrkohė qė territoret nė lindje tė lumit Struma t’i takonin Bullgarisė. Pjesa tjetėr e asaj qė sot ėshtė Ish Republika Jugosllave e Maqedonisė do tė vendosej se si do tė ndahej sipas marrėveshjes nga Rusia. Gjithashtu, pėrsėri pėr qėllime copėtimi u nėnshkrua mė 29 Maj 1912 njė marrėveshje Bullgaro-Greke. Vetėm qėndrimi i Austro-Hungarisė, e cila ishte kundėr sllavėve, qe nė interesin e Shqiptarėve pasi ky shtet i bėri presion Osmanėve qė tė zbatohej njė decentralizim nė tė katra vilajetet Shqiptare.

Nė kėtė kontekst historik nisėn luftėrat Ballkanike, e para e tė cilave filloi nė Tetor 1912. Serbėt dhe Grekėt i shpallėn luftė Perandorisė Osmane duke shėnuar fitore tė rėndėsishme. Serbėt dhe Malazezėt shpejt vėrshuan drejt Kosovės dhe krahinės sė Shkodrės duke pasur si synim pushtimin e tyre. Nė tė njėjtėn kohė, Greqia pushtoi Maqedoninė deri nė Selanik dhe Thesalinė. Nė kėto kushte, njė autonomi brenda njė Perandorie Osmane tė rrėnuar u bė e pakuptimtė pėr Shqiptarėt tė cilėt tashmė duhej tė shpallnin pavarėsinė pėr tė shpėtuar identitetin e tyre si komb.

Vlora u zgjodh si qyteti ku do tė mblidheshin delegatė nga tė katėr vilajetet dhe data e kėsaj mbledhjeje ishte 28 Nėntori i 1912. Kėshtu u shpall pavarėsia e Shqipėrisė nėn kryesimin e Ismail Qemalit nė njė mbledhje ku arritėn tė mbėrrinin 63 delegatė duke pėrfshirė edhe disa qė erdhėn tė nesėrmen siē ishte rasti i Isa Boletinit i cili mbėrriti mė 29 Nėntor sė bashku me 400 luftėtarė Kosovarė. Bajram Curri megjithėse u nis pėr nė Vlorė nuk arriti tė mbėrrinte duke u penguar nga luftimet. Nė kėto rrethana, 28 Nėntori 1912 mbeti si njė datė ku populli Shqiptar po e merrte fatin nė duart e veta pėr tė jetuar tė lirė e tė pavarur duke ėndėrruar krijimin e njė shteti qė do tė pėrkonte me kufijtė etnikė Shqiptarė si dhe duke pritur njohjen e ndėrkombėtarėve.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė