Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-11-07, 23:52   #10
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Vizita e Erdogan nė Amerikė
IRIB - Kryeministri i Turqisė z. Rexhep Taip Erdogan ka udhėtuar sot drejt Uashingtonit pėr tu takuar me presidentin amerikan Xhorxh Bush. Gjatė kėtij takimi Erdogan dhe Bush do tė diskutojnė marrėdhėniet e tensionuara midis Ankarasė dhe Uashingtonit si dhe krizėn e krijuar si pasojė e aktiviteteve tė grupit terrorist PKK. Kjo vizitė zhvillohet nė kushtet kur nė takimin kushtuar Irakut dhe nė deklaratat e shefes sė diplomacisė amerikane Kondoliza Rajs nė Turqi, ėshtė vėnė theksi pėr shtimin e bashkėpunimit midis dy vendeve pėr tu pėrballur me grupin PKK dhe nė kėtė mėnyrė janė shtuar shpresat e Turqisė nga Amerika qė Uashingtonit tė zbatojė premtimet e dhėna nė kėtė drejtim. Mirėpo, kjo vizitė e kryeministrit turk Erdogan nė Amerikė, tregon se Ankaraja akoma nuk beson nė realizimin e premtimeve tė Shtėpisė sė Bardhė nė lidhje me PKK. Kjo vizitė gjithashtu zhvillohet nė kohėn kur sipas z. Erdogan, marrėdhėniet Turqi-SHBA janė bėrė shumė tė ndjeshme dhe ka pėrfunduar durimi i Turqisė pėrballė sulmeve tė rebelėve kurdė dhe politikave qė ndjek Amerika pėrballė kėtij grupi terrorist. Duke u bazuar nė kėto deklarata, duket se pėr tu dhėnė fund kėtyre akteve terroriste tė rebelėve kurdė, realizimi i premtimeve tė Amerikės pėr tė luftuar terrorizmin nė Irak, zbatimi i premtimeve tė qeverisė sė Bagdadit dhe pėrpjekjet e qeverisė lokale tė Kurdistanit tė Irakut, janė tė patjetėrsueshme. Iraku ėshtė i pushtuar nga Amerika dhe lėvizjet e grupeve terroriste nė Irak kundėr vendeve fqinje tė kėtij vendi, janė pėrgjegjėsi e pushtuesve. Madje, edhe zbatimi i premtimeve dhe planeve tė qeverisė irakiane ėshtė i pamundur pa bashkėpunimin e forcave pushtuese amerikane. politikat e qeverisė amerikane nė Irak janė bėrė shkak i shqetėsimit te Turqisė dhe vendeve tė tjera tė rajonit, mes tyre edhe e popullit irakian pėr shkak tė rritjes sė terrorizmit. Amerika, megjithėse ka premtuar luftimin e terrorizmit, nė fakt ajo me politikat e saj ka zgjeruar edhe mė tepėr kėtė fenomen dhe grupet e ndryshme terroriste i shfrytėzon pėr arritjen e objektivave tė saj nė Irak dhe nė mbarė rajonin. Midis kėtyre grupeve, ėshtė grupi terrorist PKK tė cilin Amerika e shfrytėzon pėr tė ushtruar presion ndaj Turqisė. Si rrjedhim, nuk mund tė pritet qė kjo vizitė e Erdoganit nė Amerikė tė rezultojė me zbatimin e premtimeve tė Uashingtonit pėr ti dhėnė fund mbėshtetjeve ndaj grupit terrorist PKK. Analistėt politikė mendojnė se Erdogan, do tė hasė me njė listė tė kėrkesave tė Uashingtonit nga qeveria turke, por populli turk thekson se qeveria e Ankarasė nuk duhet tė lėshojė aspak pe pėr Uashingtonin.

Pjesėmarrėsit nė pretestat e 13 Abanit, dėnuan kėrcėnimet e Amerikės
IRIB - Pjesėmarreėsit nė marshin e ditės sė luftės kundėr ekspansionizmit botėror "13 Aban" nė Iran, i tėrhoqėn vėrejtjen qeverive perėndimore me nė krye qeverinė ekspansioniste dhe militariste tė Amerikės qė tė mos kėrcėnojnė popullin iranian me armėn e vjetėr, sanksionet. Nė komunikatėn pėrfundimtare tė kėtij marshi, pjesėmarrėsit theksuan se pėr shkak tė vazhdimit tė politikave armiqėsore tė Amerikės kundėr revolucionit islamik tė Iranit dhe ndėrhyrjeve tė saj nė vendet islamike, populli iranian, Amerikėn kultivuese tė terroristėve vazhdon ta cilėsojė si armikun e vet numėr nji dhe dėnon ashpėr politikat armiqėsore tė Amerikės kundėr Iranit.

Presione ndaj Bankės botėrore pėr tė ndjekur politikat anti-iraniane tė Amerikės
IRIB - Njė gazetė amerikane njofton se SHtėpia e Bardhė, pėr tė realizuar politikat e saj anti-iraniane po ushtron presion edhe ndaj Bankės Botėrore. Gazeta Herald Tribune, duke cituar funksionarė tė Bankės Botėrore, sot shkruante se Banka Botėrore ėshtė detyruar qė tė ndėpresė planet e saj pėr tė dėrguar ndihma nė kohėn e tėrmetit, nė sferėn e higjienės dhe shumė projekte tė tjera nė Iran. Funksionarėt e Bankės Botėrore, duke njoftuar se aktualisht, janė bllokuar 5.4 milionė dollarė ndihma tė kėsaj banke tė cilat janė ndarė pėr realizimin e projekteve tė ndryshme nė Iran, shpresuan qė sa mė shpejtė tė mundėsohet realizimi i kėtyre planeve. Ata theksuan se Banka Botėrore ėshtė duke kėrkuar rrugė tė tjera pėr realizimin e kėtyre projekteve.

ABU me mbi 3 miliardė shikues, ėshtė unioni mė i madh nė botė i kėtij lloji.
Kanali TV Deutche Ėelle kėrkoi bashkėpunim mediatik me Iranin - IRIB
Kreytari i kanalit Tv gjerman Deutche Ėelle, kėrkoi zgjerimin e bashkėpunimit mediatik dhe shkėmbimeve kulturore me RII. Erik Bertmen, gjatė takimit me kryetarin e RTV iranian dr. Izetullah Zerkami, deklaroi se medait e Iranit dhe Gjermanisė mund tė krijojnė kushtet pėr afrimin e dy popujve dhe zgjerimine atmosferės sė mirėbesimit midis funksionarėve tė kėtyre dy vendeve. Bertman shtoi se mungesa e imazheve tė qarta dhe realitetit, ėshtė bėrė shkak i shumė pikėpamjeve negative dhe armiqėsive nė botė. kreytari i Deutche Ėelle-s, duke vėnė theksin mbi fjalimin e presidentit iranian dr. Ahmedinezhad nė ceremoninė e hapjes sė takimit tė 44 tė Unionit tė Radio-Televizioneve tė Azisė dhe Oqeanisė ABU nė Teheran, deklaroi se vendosja e paqės dhe drejtėsisė nė botė si dhe respektimi i popujve, ėshtė njė temė e cila kėrkohet nga shumica e njerėzve tė botės. gjatė kėtij takimi, kryetari i RTV tė RII dr. Zerkami, deklaroi se rtv iranian do tė pėrgadisė njė seri emisionesh dokumentare pėr Tv Deutche Ėelle me qėllim qė populli gjerman tė njihet mė shumė me kulturėn dhe civilizimin iranian.

Pėrfundoi takimi i 44 i unionit tė RTV tė Azisė dhe Oqeanisė
IRIB - Sot pasditė nė Teheran, pėrfundoi punimet takimi i 44 i unionit tė radio-televizioneve tė Azisė dhe Oqeanisė ABU, ku Irani u zgjodh si zv. Kryetar dhe anėtar i kėshillit tė lartė tė kėtij unioni. Nė ditėn e fundit tė kėtij takimi, me shumicė absolute votash, z. Hasan Hoxheste, zv. Kryetari i RTV tė RII, u zgjodh zv.kryetar i unionit tė RTV tė Azisė dhe Oqeanisė. Pjesėmarrėsit e kėtij takimi, vazhduan mandatin e pėrfaqėsuesit tė RII dhe Koresė sė Jugut edhe pėr njė vit tjetėr nė kėshillin ekekutiv tė kėtij unioni.

Rajs para gjykatės, akuzohet pėr spiunim nė interes tė Izraelit
IRIB - Shefja e diplomacisė amerikane Kondoliza Rajs bashkė me 15 funksionarė tė tjerė tė lartė amerikanė, nėn akuzėn e spiunimit nė interes tė Izraelit, u thirrėn nė gjykatė. Kėtė e bėri tė ditur gazeta sioniste Ha'aretz. Pėr shkak tė deklaratave tė Stiven Rouzen dhe Kejt Vizman, anėtarė tė lartė tė lobit sionist nė Departamentin e Jashtėm Amerikan tė cilėt akuzohen se Izraelit i kanė dhėnė informacione sekrete tė Amerikės nė vitet 1999-2004, shefja e diploamcisė ameirkane Rajs, kėshilltari pėr siguri kombėtare i shtėpisė sė Bardhė Stiven Hadli, zv, kėshillatri pėr siguri kombėtare Eliot Abrams, si dhe shumė funksionarė tė tjerė tė lartė ameriukanė, janė ftuar nė gjykatėn federale tė Amerikės pėr tė dhėnė pėrgjigje nė kėtė drejtim. Gjykatėsit federalė tė Amerikės, kanė deklaruar se lobi sionist AIPEC akuzohet se informacionet sekrete tė marra nga njė funksionar i Pentagonit, ia dhėnė nė disponim Izraelit. sipas kėtij raporti, nė kėto informacione sekrete, pėrfshihen tė dhėna pėr Al Kaidėn, politikat e Amerikės mbi Iranin dhe shpėrthimin e nė kullėn Al Khobar nė Arabinė Saudite.

BE do tė grumbullojė informacionet e udhėtarėve amerikanė nė Evropė
IRIB - BE, informacionet private tė udhėtarėve amerikanė tė cilėt udhėtojnė nė Evropė, do t'ua jep tė gjitha vendeve anėtare tė kėtij unioni. Gazeta amerikane Uashington Post, shkruan se kryetari i komisionit pėr liri, siguri dhe drejtėsi tė Evropės Franko Fratini, ka njoftuar se nė bazė tė njė plani tė BE i cili do tė publikohet shumė shpejtė, kompanive ajrore do tu kėrkohet qė informacionet private tė pasagjerėve tė cilėt nga Amerika udhėtojnė drejt Evropės, tu jepen tė gjitha vendeve anėtare tė BE. Kėtu pėrfshihen emri dhe mbiemri, numri i telefonit, kredit-karta dhe qytetet nė tė cilat udhėtojnė ata nė Evropė

Bota dėnon aventuart e Amerikės kundėr Iranit
IRIB - Sipas statistikave tė fundit tė kryera nga Pres Tv, njoftohet se cfardo akti ekspansionit kundėr Iranit nga ana e Amerikės, nuk do tė ketė pėrkrahjen e BN. Sipas kėtyre statistikave rreth 70 % e popujve tė botės kanė pėrkrahur programin bėrthamorė tė Iranit dhe kanė shtuar se aventurat e Amerikės kundėr Iranit do tė pėrballen me kudnėrshtimin e BN. Vlen tė theksohet se gjysma e tė anketuarve, kanė qenė me origjin amerikane.

Amerika posedon numrin mė tė madh tė reaktorėve bėrthamor
IRIB - Amerika posedon numrin mė tė madh tė reaktorėve bėrthamorė nė mesin e vendeve tė cilėt posedojnė kėtė teknologji. Sipas njė gaztete spanjolle, njoftohet se gjithsejė 439 rekatorė bėrtahmorė janė aktive ne botė, ku vetėm 104 prej tyre janė nė kompetencat e Amerikės, pastaj rradhitet Franca nė vendin e dytė e cila poesdon 59 reaktorė dhe Japonia nė vendin e tretė me 55 reaktorė bėrthamorė. Vlen tė theksohet se enrgjia bėrthamore, konisderohet si burim i prodhimit tė rrymės ku vetėm nė Francė rreth 78 % e nevojave pėr rrymė pėrmbushen nga energjia bėrthamore. Nė kėtė raport tė publikuar, njoftohet gjithashtu bėhet e ditur se nė bazė tė traktait NPT ndalohet pėrdorimi i kėsaj lloj energji pėr qėllime luftarake, ku 187 vende tė botės kanė nėnshkruar traktatin nė fjalė.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė