Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-01-08, 21:46   #15
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A ėshtė korrupsioni dėshira me e madhe e shiptarve

Fjala korrupsion ka hyrė fjalorin pėrditshėm tė shqiptarėve si tė shprehte njė veprim tė domosdoshėm nė jetėn e tyre tė pėrditshme.
Gjatė kėtyre viteve, jo vetėm politikanėt flasim pėr korrupsion, por edhe njė fėmijė e pėrdor kėtė fjalė si pa gjė tė keq.
Nė fakt, korrupsioni ėshtė njė dukuri qe ka njohur njė pėrhapje tė madhe nė vendin tonė.
Anketimet e kryera tregojnė se pjesa mė e madhe e qytetarėve pohojnė se korrupsioni ėshtė i lart, se atyre i duhet tė paguajnė pėr njė shėrbim i cili duhet t’i ofrohet, ose nė shumė raste paguajnė pėr tė marrė njė shėrbim ose pėrfitim nė mėnyrė tė padrejtė.


Mund tė arrihet qė tė hiqet fjala korrupsion nga mendja dhe veprimet e njerėzve , por kjo gjė nuk mund tė bėhet vetėm nga organet e drejtėsisė. Kėto tė fundit ndėrhyjnė nė momentin kur veprimet kurruptive kanė ndodhur dhe shoqėria ose organet pėrkatėse janė treguar tė paafta pėr ta parandalur kėtė. Pa mohuar rolin e organeve tė drejtėsisė, nevojėn e rritjes sė efektivitetit tė punės sė tyre, parandalimin e korrupsionit edhe nė rradhėt e tyre, njė rol tė rėndėsishėm luan publiku dhe pjesėmarrja e tij nė parandandalimin e korrupsionit.

Duke patur parasysh faktin qė shpesh dėgjojmė njerėz qė e quajnė normale tė paguash njė mjek ose njė mėsues pėr tė marrė mjė notė tė mirė, e para gjė qė shkon nė mendje ėshtė nevoja pėr futjen e disa sistemeve tė shėrbimeve qė t’u bėjnė tė qartė qytetarėve se mundėsia pėr tė pėrfituar nė mėnyrė tė padrejtė nuk ekziston ose ėshtė tej mase e vėshtirė.


Por nga ana tjetėr, duhet edhe t’u presim mundėsinė shumė sekserėve qė bėhen garant tė njė pėrfitimi ose pretendojnė se janė ata qė kanė ndikuar edhe nė rastet kur njė person e ka merituar notėn ose shėrbimin cilėsor ndaj tij.

Kėta janė dy sektorė jetikė, sepse shumica prej nesh pėrfiton ose jep shėrbime nė kėtė fusha. Njė gjė e tillė ėshtė e pranishme edhe nė sektorė tė tjerė. Pėr shembull, ajo qė bie nė sy ėshtė se megjithėse formalisht tė gjithė jemi tė barabarta para ligjit, njė pjesė e njerėzve nuk paguajnė energjinė elekrike tė konsumuar dhe se askush nuk merr masa pėr ta.

Nė raste tė tilla, ligji duhet tė veprojė mė forcė dhe se pėr familjet qė janė nė pamundėsi ekonomike pėr tė paguar, shteti duhet tė ndėrtojė sisteme sociale qė mundėsojnė zbutjen e problemeve ekonomike.
Korrupsioni mund tė parandalohet edhe nė rradhėt e organeve tė policisė, doganės, taksave etj.
Kjo mund tė arrihet jo duke ndryshuar stafet e tyre, sa herė qė shkojnė dhe vijnė ministra, drejtorė a shefa, por duke rritur profesionalizmin e stafit dhe duke punėsuar njerėz qė janė nė gjendje tė kuptojnė dhe tė zbatojnė ligjet dhe praktikat nė mėnyrė tė drejtė dhe tė njėjtė pėr tė gjithė.

Ndaj pėr tė parandaluar evazionin fiskal dhe korrupsionit, ėshtė e nevojshme qė tė pėrdoren sistemet kompjuterike dhe rregjistruesit nė ēdo dyqan ose qendėr tregėtare, tė “detyrojmė” qytetarėt qė tė mos dalin nga dyqani pa marrė faturėn e shėrbimit ose mallrave tė blera, por edhe tė detyrojmė tregėtarėt dhe personat qė ofrojnė shėrbime qė tė ardhuart e tyre tė evidentura dhe lehtėsisht tė kontrollueshme.

Kėto ishin disa raste tė veprimeve korruptive ku do qytetari mund tė kontribuojė nė zbutjen e tyre.


Nėse duam tė parandalojmė dhe tė luftojmė korruspionin, duhet qė administrata publike dhe organet e auditit tė brendshėm tė kėnė punonjės tė pėrgatitur profesionalisht, objektiv dhe tė pėrgjegjshėm,qė duhet t’i binden vetėm ligjit. Nė organet e drejtėsisė duhet tė shkojė ēdo person e korruptuar dhe nuk duhet tė njolloset e gjitha administrata dhe njerėzit e ndershėm.

Ligjet e reja kanė nevojė tė shkruhen qartė dhe tė mos krijojnė mundėsi pėr kuptim dhe zbatim tė ndryshėm nga njerėz dhe institucione tė ndryshme dhe se kjo adminisratė duhet tė rrisė trasparancėn dhe akesin e publikut ndaj shėrbimeve qė ofron dhe cilėsisė sė tyre.
Nė shumė institucione, mungojnė informacionet pėr publikun, pėr llojet e shėrbimeve dhe sektorėt qė i ofrojnė ato, ose edhe kur ekzistojnė ato janė tė dobėta dhe jo profesionale; njerėzit sorrollaten pėr tė mėsuar se kush dhe si mund tė pėrfitojnė shėrbimin ndaj atyre, mendja tek ata shkon se duhet tė paguash qė tė mbarosh punė.
Administrata me njerėz tė paaftė dhe qė pa kulturė komunikimi, nxit veprimet korruptive ose krijon imazhin se kudo dhe pėr ēdo gjė duhet tė paguash.
Nėse tė gjithė ndėrgjegjėsohemi se nuk do tė paguajmė padrejtėsisht pėr shėrbimet qė na ofrohen, ky fenomen do tė zvogėlohet. Nga ana tjetėr, publiku ka nevojė tė informohet edhe pėr ato forma tė korrupsionit tė cilat janė bėrė si tė zakonshme nė jetėn tonė tė pėrditshme.

Ndaj mė shumė duhet tė punojmė me publikun, duke filluar nga moshat shkollore e deri tek tė rriturit.

Vasilika HYSI -Pedagoge nė Fakultetin e Drejtėsisė Tiranė
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė