Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-05-05, 14:51   #2
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Krishterimi nė Shqipėri deri nė ndarjen e Perandorisė (395 pas Kr.)

Informacioni mbi ekzistencėn e bashkėsive tė krishtera nė Shqipėri gjatė periudhės pasapostolike, pėr fat tė keq, ėshtė gjithashtu i errėt. Nga fundi i shekullit tė parė Injati, peshkopi i Antiokut dhe martir, deklaroi me entuziazėm se “peshkopė ishin vendosur kudo, deri nė skajet mė tė largėta tė botės.(58) Ndonėse thėnie tė tilla tė ngjashme nga udhėheqės fetarė bashkėkohės zor se mund tė pranohen tėrėsisht, ato me siguri dėshmojnė pėrhapjen e gjerė, nė mos intensive, tė ungjillit tė krishterė nė tė githė perandorinė. Megjithatė, statusi i krishterimit nė Shqipėri nė kėtė periudhė tė hershme ėshtė i papėrcaktuar. Njė historian i njohur kishtar gjerman, Adolf Harnak, ėshtė shprehur me maturi: “Ne kemi vetėm njė njohuri tė vagėt pėr krishterimin nė Gadishullin e Ballkanit (dioqeza e Ilirisė) gjatė shekujve tė parė. Aty nuk dallohen figura tė shquara…, pjesa mė e madhe e gadishullit duhet tė ketė patur njė popullsi fare tė rrallė tė krishterė deri nė vitin 325.”(59) Njė historian po aq i njohur katolik, Dukesni, shkruante se ekzistojnė fare pak tė dhėna rreth bashkėsive tė krishtera nė Greqi, nė fund tė shekullit tė parė, dhe asnjė e dhėnė pėr vendet nė veri tė saj.(60) Megjithatė, ati i bashkėsisė afrikano-veriore, Tertuliani, pohon (rreth vitit 204) ekzistencėn e hershme tė kishave nė krahinat “barbare” nė veri tė Greqisė. Ai shkruante: “Nė tė gjithė Greqinė dhe nė disa provinca barbare shumica e bashkėsive i mbajnė virgjėreshat tė mbyllura…Kurse unė kam propozuar si modele ato bashkėsi qė u themeluan nga apostujt apo njerėzit apostolikė.”(61) Ndonėse nuk pėrmenden me emėr provinca tė caktuara, dihet se Maqedonia, Epiri dhe Iliria konsideroheshin si barbare nga grekėt.

Martiti i shenjtėruar, Injati, ishte nė gjendje tė na ndriēonte mbi krishterimin e hershėm shqiptar, mirėpo ai nuk la asnjė dorėshkrim tė vėzhgimeve tė tij atje. Injatin, tė dėnuar me vdekje nga perandori Trajan, lidhur me pranga e me roje, e ēuan me nxitim nga Antioku nė Romė, ku u martirizua (rreth vitit 110). Si lundroi nga Smirna nė Troaz e nė Neapoli, ai vazhdoi mė kėmbė “nga Filipea, pėrmes Maqedonisė, dhe u hodh nė atė pjesė tė Epirit, e cila ndodhet afėr Epidamnit (Durrėsit); pasi gjeti njė anije nė njė port tė atyshėm, lundroi nė anėn tjetėr tė Detit Adriatik.”(62) Injati e pėrshkroi udhėtimin e tij kėshtu: “Qė nga Siria deri nė Romė luftova ditė e natė me bisha tė tokės e tė detit; isha i lidhur me dhjetė leopardė, d.m.th. njė bandė me ushtarė, tė cilėt, edhe kur i merr me tė mirė, bėhen edhe mė tė ligj.”(63) “Tė mirat” duhet tė kenė qenė dhuratat, qė tė krishterėt ua jepnin ushtarėve me shpresė qė kėta ta trajtonin mė njerėzisht Injatin e moshuar. Kurse, pėr bashkėsitė gjatė rrugės ai shkruante: “Bashkėsitė mė pritėn nė emėr tė Jezu Krishtit dhe jo si njė kalimtar i rradhės. Madhje edhe ato bashkėsi qė nuk ndodheshin fizikisht pranė udhės sime, ishin nisur prej sė largu pėr tė mė takuar.”(64) Megjithatė, kjo letėr u shkrua nė Smirna, pa u futur ende nė Evropė. Mė vonė nuk kemi asnjė dorėshkrim tė tij, prandaj, ndoshta, nuk do ta marrim vesh kurrė nėse ka patur bashkėsi tė krishtere pėrgjatė rrugės Egnatia nė Shqipėri, qė tė mund t’i shprehnin atij dashurinė e dhembshurinė.

Nikopoja nė Epir njihej si njė qendėr e hershme e Bashkėsisė sė Krishterė. Duket se njė nga antarėt e saj u zgjodh nė fronin e papės. Sipas Liber pontificalis, Papa Eleutheri (rreth viteve 174-189) ishte njė banor i Nikopojės. Teologu i krishterė, Origeni (185-254), bėri njė vizitė nė Nikopojė, ku gjeti njė version tė Dhjatės sė Re, tė panjohur deri atėherė pėr tė. Historiani Eusebi (264?-340) pėrshkruante zellin e Origenit nė mbledhje dhe studim e dorėshkrimeve biblike. “Ato ai i kėrkonte dhe i gjurmonte nė gjithfarė vendesh tė fshehta, tė lashta, ku kishin ndenjur tė fshehura qė nė kohėt e vjetra, dhe i nxirrte nė dritė. Kur kishte dyshim pėr autorėsinė e tyre, bėnte njė shėnim se kėtė pėrkthim e kishte gjetur nė Nikopojė afėr Aktit, kurse njė tjetėr nė njė vend tjetėr.”(65) Prandaj, pėrfundon Harnaku, nė atė kohė aty duhet tė ketė patur tė krishterė vendas.(66)

Martirologjia e hershme, e hartuar nga Kisha, nuk bėn fjalė pėr martirė nga Iliria apo Epiri i Veriut. Ndoshta pėrndjekjet e hershme duhet tė kenė patur pak ndikim nė kėto krahina. Shpėrthimi neronian pas Zjarrit tė Madh (nė vitin 63 pas Kr.) u kufizua vetėm nė Romė. Kurse ndalimi i krishterimit nga Trajani, si njė vepėr kriminale kundėr shtetit (nė vitin 111 pas Kr.), shkaktoi trazira tė mprehta lokale nė krahinat ku krishterimi kishte ndikim mė tė fuqishėm, siē ishte Azia e Vogėl, Afrika e Veriut, Galia dhe Italia. Megjithatė, numri i martirizimeve nė kėtė periudhė tė hershme duket se ka qenė relativisht i vogėl. Ndonėse pėrllogaritja e popullsisė sė krishterė ėshtė e pamundur, Harnaku e vendosi Ilirikun nė kategorinė e tretė, ku krishterimi kishte njė pėrhapje tė rrallė dhe ndoshta, pėr kėtė arsye, duhet t’i ketė shpėtuar vėmendjes sė martirologėve. Megjithatė, edhe atje pati disa martirė ilirė. Hekardi shkruante se ndėr tre peshkopėt e bashkėsisė sė hershme, tė cituar nė Illyricum Sacrum tė Farlatit, i dyti, Shėn Asti i Durrėsit, u martirizua gjatė kohės sė Trajanit, sė bashku me shtatė romakė, tė cilėt i kishin ikur pėrndjekjes sė Romės dhe ishin strehuar nė Dyrrahium.(67)

Duket i ēuditshėm fakti qė ilirėt ishin pėrgjegjės si pėr pėrndjekjen sistematike tė krishterimit, ashtu edhe mė vonė, pėr njohjen e saj si fe zyrtare tė perandorisė! Perandori romak, Deci, ndėrmori tė parėn pėrndjekje tė egėr e tė pėrgjithshme pėr zhdukjen e krishterimit. Pas njė vargu ushtarėsh-perandorė ilirė, Diokletiani i madh ilir e bėri vendlindjen e tij, Salonėn, mbi Shkodėr, selinė administrative tė provincės sė Ilirikut. Aty ndėrtoi pallatin e mrekullueshėm tė Diokletianit, Nėn mbrojtjen perandorake qyteti lulėzoi me shpejtėsi, duke eklipsuar edhe vetė Dyrrahiumin. Krishterimi nė Ilirik duket se ka hyrė nga Salona, ku njė mori mbishkrimesh dėshmojnė pėr njė prani tė konsiderueshme tė krishterėsh. Mirėpo sundimi shpirtgjerė i shtetarit Diokletian u njollos nga pėrndjekjet e egra (vitet 303-311), tė nxitura nga dy fanatikė ilirė, Maksimiani dhe Galeri. Pėr rrjedhojė, vdiqėn aq shumė tė krishterė, saqė autoritetet ndėrtuan njė monument, qė mbante fjalėt latine “Extincto nomene Christianorum” (Emri i tė krishterėve ėshtė shuar).(68) Mirėpo, vetėm njė vit pas abdikimit tė Diokletianit (305), njė tjetėr ilir, Kostandini, u bė Ēezar dhe mė vonė August. Nė vitin 313 ai nxorri tė famshmin Dekret tė Milanos, qė garantonte lirinė fetare. Kurse nė Perandorinė e Lindjes liria nga pėrndjekjet hyri nė fuqi vetėm nė vitin 323, atėherė kur ai mundi njė bashkė-perandor, pėrndjekėsin Licini. Pas kėsaj, Kostandini e vuri nėn zotėrim tė plotė perandorinė dhe e sanksionoi krishterimin si fe shtetėrore. Pra, fillimi dhe mbarimi i pėrndjekjeve tė mėdha kundėr tė krishterėve, si edhe paėsimi i Kishė mbajnė vulėn ilire.

Kėshilli i Nikesė (325 pas Kr.)

Nė pėrpjekje pėr tė forcuar thellė themelet e Kishė Shtetėrore tė sapokrijuar, nė vitin 325 Kostandini thirri tė parin Kėshill ekumenik tė Nikesė. Pėrfaqėsimi i 318 peshkopėve nga e gjithė perandoria ėshtė me rėndėsi, sepse dėshmon pėr shtrirjen e Bashkėsisė sė Krishterė gjatė shekujve tė vėshrirė qė kishin kaluar. Ekzistenca e krishterimit nė Ballkan dėshmohet nga 13 nėnshkrime tė peshkopėve tė pranishėm nė Nikeja, ndėr tė cilėt tre ishin nga lokalitetet fqinje me Shqipėrinė e sotme: peshkopi i Shkupit (Scupi – mė vonė Uscup – sot Skoplje), i Stobit (nė Maqedoninė nė veri tė Selanikut) dhe i Korkyrės (Korfuzit). Harnaku pohon se nė vitin 325 qendrat e krishtera ishin tė pranishme nė Nikopojė, Buthrotum (Butrnt) dhe Korkyra (Korfuz).(69)
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė