Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-09-06, 11:10   #11
amari
 
Anėtarėsuar: 17-06-05
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 146
amari e ka pezulluar reputacionin
Gabim

“Dhe nė se ti thua nė zemrėn tėnde: "Si do tė bėjmė pėr tė dalluar fjalėn qė Zoti nuk ka thėnė?". Kur profeti flet nė emėr tė Zotit dhe kjo gjė nuk ndodh dhe nuk realizohet, kemi tė bėjmė me njė gjė qė Zoti nuk e ka thėnė; e ka thėnė profeti me mendjemadhėsi; mos ki frikė prej tij" “(Ligji i Pėrtėrirė 18:20-22)





Nė Bibėl ekzistojnė njė mori profecishė tė cilat kurrė nuk u realizuan dhe tash bazuar nė testin nga Ligji i Pėrtėrirė del se fjalėt e tilla nuk mund tė konsiderohen pėr Fjalė tė Zotit nė asnjė mėnyrė. Ja disa shembuj tė kėtyre profecive tė rreme:



Nė librin Biblik tė Ezekielit gjendet njė ‘profeci’ rreth Tiros dhe Egjiptit. Sipas kėtij parashikimi Tiro do tė shkatėrrohej, pėrkatėsisht do tė mposhtej nga Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė.



Profecia e deshtuar rreth Tiros nga Libri i Ezekielit

]

“Sepse kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Ja, unė sjell nga veriu kundėr Tiros Nebukadnetsarin, mbretin e Babilonisė, mbretin e mbretėrve, me kuaj, me qerre, me kalorės dhe njė shumicė tė madhe njerėzish. Ai do tė vrasė me shpatė bijat e tua qė janė nė fshat, do tė ngrejė kundėr teje kulla, do tė ndėrtojė kundėr teje njė ledh dhe do tė ngrejė kundėr teje njė ēati mburojash. Do tė drejtojė kundėr mureve tė tua deshtė e tij dhe do tė rrėzojė kullat e tua me kazmat e tij. Pėr shkak tė morisė sė kuajve tė tij do tė mbulohesh nga pluhuri i tyre; muret e tua do tė dridhen nga zhurma e kalorėsve, tė rrotave dhe tė qerreve, kur tė hyjė nėpėr portat e tua, ashtu siē hyhet nė njė qytet nėpėr tė cilin ėshtė hapur njė e ēarė. Me kėmbėt e kuajve tė tij do tė shkelė tėrė rrugėt e tua, do tė vrasė popullin tėnd me shpatė dhe shtyllat e tua tė fuqishme do tė rrėzohen. Do tė grabitin pasuritė e tua, do tė plaēkitin mallrat e tua, do tė rrėzojnė muret e tua, do tė shkatėrrojnė shtėpitė e tua tė bukura, do tė hedhin nė mes tė ujit gurėt e tua, drurin tėnd dhe tokėn tėnde. Do tė bėj tė pushojė zhurma e kėngėve tė tua dhe zėri i harpave tė tua nuk do tė dėgjohet mė. Do tė tė bėj si njė shkėmb tė zhveshur; do tė jesh njė vend pėr tė nderur rrjetat; nuk do tė rindėrtohesh mė, sepse unė, Zoti, fola, thotė Zoti, Zoti".” (Ezekieli 26:7-14)



Kjo ‘profeci’ sipas shkollarėve Biblikė do tė jetė bėrė rreth vitit 587 p.e.s. dhe nė atė kohė njėmend dukej tė kishte gjasė tė realizohej duke pasur paraysh fuqinė e mbretit Babilonas dhe rrethanat. Siē shihet nga fragmenti i mėsipėrm, qartė profetizohet rėnia dhe shkatėrrimi total i Tiros nga Nebukadnestari. Sidoqoftė pėrshkrimi plot afsh i plaqkitjes dhe rėnies totale tė Tiros kurrė nuk ndodhi. Pėr ēudi po nė Librin e Ezekielit vetėm disa kapituj mė pas pėrmendet dėshtimi i profecisė nė kuptimin se Nebukadnetsari dhe ushtria e tij nuk plaqkitėn gjė si shpėrblim dhe ashtu siē e parashihte profecia.



“"Bir njeriu, Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisė, e vuri ushtrinė e tij nė njė shėrbim tė rėndė kundėr Tiros; ēdo kokė ėshtė bėrė e shogėt dhe ēdo shpatull e rrjepur; por as ai, as ushtria e tij nuk kanė nxjerrė nga Tiro ndonjė shpėrblim pėr mundin qė kanė bėrė kundėr tij".” (Ezekieli 29:18)



Pas njė rrethimi qė zgjati pėr rreth 13 vite Nebukadnestari u largua nga rrethimi i Tiros dhe u detyrua qė tė bėnte njė marrėveshje kompromisi. Kėshtuqė qartė Nebukadnestari nuk e shkatėrroi Tiron siē parashihte profecia. Pėr mė tepėr Tiro u shkatėrrua jo nga Nebukadnestari por nga Aleksandri i Madh 240 vite mė vonė dhe gjithnjė nė kundėrshtim me profecinė.



Profecia e deshtuar rreth Egjiptit





Sikur kjo tė mos ishte mjaft po nė librin e Ezekielit ipet njė profeci tjetėr e dėshtuar rreth Egjiptit:



“Prandaj kėshtu thotė Zoti, Zoti: "Ja, unė do tė sjell mbi ty shpatėn dhe do tė shkatėrroj mes teje njerėz dhe kafshė; kėshtu vendi i Egjiptit do tė bėhet njė mjerim dhe njė shkreti, dhe do tė pranojnė qė unė jam Zoti, sepse ai ka thėnė: "Lumi ėshtė imi dhe e kam bėrė unė vetė". Prandaj ja, unė jam kundėr teje dhe lumit tėnd; do ta katandis vendin e Egjiptit nė njė mjerim tė plotė dhe nė shkreti nga Migdoli deri nė Sienė, deri nė kufijtė me Etiopinė. Nuk do tė kalojė asnjė kėmbė njeriu, as do tė kalojė ndonjė kėmbė kafshe, dhe nuk do tė banohet pėr dyzet vjetė me radhė. Do tė bėj vendin e Egjiptit njė shkreti midis vendeve tė shkretuara, dhe qytetet e tij do tė jenė njė shkreti pėr dyzet vjet, nė mes tė qyteteve tė shkatėrruara; do t'i shpėrndaj Egjiptasit midis kombeve dhe do t'i hedh nėpėr vende tė ndryshme".” (Ezekieli 29:8-12)



Ky ‘parashikim’ sikur ėshtė kampioni i profecive tė dėshtuara Biblike pėr arsye se:



Egjipti kurrė nuk ėshtė shkretuar dhe mjeruar

Njerėzit kanė kaluar dhe hecur pėrherė nėpėr tė

Nuk ka pasur as edhe njė moment tė vetėm, e lėre mė 40 vite siē parasheh ‘profecia’ kur Egjipti ka qenė i pabanuar

Qytetet e tij kurrė nuk janė shkretuar pėr ndonjė periudhė kohore

Dhe sė fundi nuk ka pasur ndonjė diasporė Egjiptiane
amari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė