Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-01-10, 14:04   #1
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Vatikani qё nuk e njeh pavarёsinё e Kosovёs, ose Ungjilli sipas Kardinalit Rishelje





Nga Kastriot Myftaraj

Selia e Shenjtё, ose Vatikani siē quhet rёndom (nё aspektin juridiksional ka dallim mes Vatikanit dhe Selisё sё Shenjtё, ashtu qё Vatikani ёshtё qytet-shteti nё Romё, ndёrsa Selia e Shenjtё ёshtё shteti virtual me juridiksion nё tё gjithё botёn, i njohur ndёrkombtarisht si shtet virtual), ka marrёdhёnie diplomatike me 178 shtete tё botёs. Por ndёrmjet shteteve qё ka njohur Selia e Shenjtё nuk ёshtё Kosova. Vatikani, i cili disa vite mё parё u tregua shumё i shpejtё nё njohjen e njё shteti tё ri Timorit Lindor, nё rastin e Kosovёs veproi ndryshe. Dallimi mes Kosovёs dhe Timorit Lindor ёshtё se Timori Lindor ёshtё njё vend katolik, ose mё saktё njё vend ku siē e tregoi koha ekziston njё version i fesё katolike ashtu siē paraqitet i thyer nё prizmin e mentalitetit tё njё popullsie aziatike me tradita pagane.
Mosnjohja e Kosovёs nga Vatikani tashmё u shndёrrua nё njё skandal tё vёrtetё gjeopolitik, me lidhjen e marrёdhёnieve diplomatike mes Selisё sё Shenjtё dhe Rusisё, nё dhjetor 2009, kur Presidenti rus Medvedev vizitoi Italinё dhe u takua me Papёn Benedicti XVI. Dihet se Selia e Shenjtё, prej shumё vitesh, e ka kёrkuar me tё madhe lidhjen e marrёdhёnieve diplomatike me Rusinё, si dhe njё vizitё tё Papёs nё Moskё, gjё qё nuk ёshtё arritur pёr shkak tё kundёrshtimit tё Kishёs Ortodokse tё Rusisё, e cila shpesh e ka akuzuar Vatikanin se konspiron pёr kthimin e Rusisё nё fenё katolike. Njё nga gjёrat qё i kёrkoi Rusia Vatikanit pёr tё lidhur marrёdhёniet diplomatike ishte qё tё mos njihte pavarёsinё e Kosovёs. Me kёtё Vatikani konfirmoi njё premtim tё cilin e kishte dhёnё kur u lidhёn marrёdhёniet diplomatike mes Serbisё dhe Selisё sё Shenjtё nё vitin 2003.
Selia e Shenjtё proklamon se nё statusin e vet si subjekt i sё drejtёs ndёrkombёtare, zbaton rregullat morale kristiane nё marrёdhёniet ndёrkombёtare. Por nё rastin e qёndrimit ndaj Kosovёs kemi tё bёjmё mё tepёr me njё lexim tё Ungjijve nё stilin e Makiavelit, ose mё saktё nё atё tё Kardinalit Rishelje, shtetarit diabolic, i cili pёrdorte argumente fetare pёr tё mbёshtetur atё qё mё pas do tё njihej me termin Realpolitik, njё politikё e jashtme cinike, ku interesat prevalonin mbi moralin. Qёndrimi i Selisё sё Shenjtё ndaj Kosovёs, sjell nё pyetje pasojat e dualizmit tё sovranitetit qё shteti i ri i Kosovёs, por edhe Shqipёria, kanё nё raport me Selinё e Shenjtё. Nga vetё mёnyra se si ёshtё ndёrtuar sovraniteti global i Selisё sё Shenjtё, ajo ka sovranitet mbi komunitetet katolike nё Kosovё dhe nё Republikёn e Shqipёrisё, duke filluar nga emёrimi i drejtuesve tё lartё tё tyre.
Sovraniteti qё Selia e Shenjtё ka mbi kishёn katolike dhe bashkёsitё fetare nё Kosovё dhe nё Shqipёri, ёshtё i pranueshёm dhe i dёshirueshёm sa kohё qё ushtrohet nё mёnyrё korrekte nga pikёpamja morale kristiane. Por kur ky sovranitet religjioz papal nё Kosovё dhe nё Shqipёri, shndёrrohet nё njё ekspedient tё politikёs sё jashtme tё Selisё sё Shenjtё si njё shtet, nё marrёdhёniet e saj me Rusinё e Serbinё, atёherё kёtu kemi tё bёjmё me njё gjё tё papranueshme, dhe shumё dёmprurёse pёr Kosovёn nё veēanti dhe kombin shqiptar nё pёrgjithёsi. Gjёja mё mbresёlёnёse ёshtё se kjo politikё ndiqet me arrogancё. Presidenti i Kosovёs, Sejdiu, me rastine Krishtlindjeve, nё 23 dhjetor 2009, i bёri kёtё urim Papёs Benedicti XVI:
“Ju shkruaj qė nė emėr tė popullit dhe tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės t’ju shpreh urimet mė tė pėrzemėrta pėr festėn e Krishtlindjes. Duke ju shfaqur edhe njė herė falėnderimin pėr kujdesin Tuaj tė vazhdueshėm dhe tė Selisė sė Shenjtė pėr vendin tim, ju lus, Shenjtėria Juaj, qė ta keni parasysh kėrkesėn tonė pėr njohjen e Republikės sė Kosovės. Shenjtėria Juaj, Njohja e Republikės sė Kosovės nga Vatikani pritet me padurim nga i gjithė populli i Kosovės, i cili, si gjithmonė, ėshtė shembull i rrallė i bashkėjetesės, i harmonisė dhe i tolerancės nė mes njerėzve tė etnive dhe besimeve tė ndryshme. Ne nė Kosovė lutemi qė viti 2010, tė cilin me dekret tė veēantė e kam shpallur Vit tė Nėnės Terezė, bashkė me Katedralen me emrin e saj, qė do ta hapim nė Prishtinė, tė na sjellė edhe bekimin e vendit tonė nga Ju Ati i Shenjtė dhe nga Selia Juaj”.
Selia e Shenjtё nuk e gjeti tё nevojshme qё tё bёnte asnjё deklaratё, pёr atё se kishte marrё shёnim mbi kёrkesёn e kryetarit tё shtetit tё Kosovёs dhe se po e shqyrtonte atё. Duke qenё se drejtuesit e fesё katolike nё Kosovё dhe Shqipёri janё thjesht burokratё religjiozё tё emёruar nga Vatikani, asnjё prej tyre nuk ka marrё nismёn qё klerikёt katolikё shqiptarё t’ i drejtohen Selisё sё Shenjtё me kёrkesёn pёr njohjen e pavarёsisё sё Kosovёs. Dhe kuptohet se pёrse kurrkush nuk e ka bёrё kёtё gjё. Kjo gjё sigurisht qё do tё sillte si pasojё ekskomunikimin e kёtij njeriu, do tё thotё shkishёrimin.
Mosnjohja e Kosovёs nga Vatikani nuk ka tё bёjё me faktin qё Kosova ёshtё njё vend ku shumica e popullsisё ёshtё me origjinё muslimane nga koha osmane. Vatikani nuk ka marrёdhёnie diplomatike me vetёm nёntё vende muslimane, dhe nga kёta vetёm Somalia ёshtё vend fundamentalist islamik.
Gjёja mё interesante ёshtё se Vatikani, duke mos njohur Kosovёn ёshtё vёnё nё krah tё Izraelit, njё tjetёr shtet qё ngjan me Vatikanin pёr shkak se ka sovranitet global, nё sajё tё diasporёs sё tij. Izraeli nuk e njeh Kosovёn pёr motive gjeopolitike, se ёshtё kundёr angazhimit amerikan nё Ballkan, pasiqё shqetёsohet nga tejshtrirja ushtarake e SHBA, ēka ve nё rrezik garancinё ushtarake amerikane pёr Izraelin. Motivet e Izraelit janё makiavelike, risheljeane nё daēi. Njёlloj si ato tё Vatikanit.
Pёr Kardinalin Rishelje, i cili vuri interesat e Francёs si shtet shekullar, mbi ato tё Katolicizmit global, edhe sot nё Selinё e Shenjtё flasin me pёrcmim. Por duket se fryma e Kardinalit Rishelje qenka dominuese atje.


Gazeta "Sot", 15 janar 2010


__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė  
Nyje Interesante