Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-10-05, 00:05   #6
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ekspeditat Turke (1610-1613)

Vatra kryesore e kėtyre veprimeve nė Shqipėrinė e veriut ishte sanxhaku i Dukagjinit. Akoma nė fillim tė shek. XVI, Dukagjini ishte i vetmi sanxhak i Rumelisė pa spahij dhe pa sanxhakbej tė vetin. Pėr tė mos e lėnė pa sanxhakbej, Stambolli, kėtė sanxhak ia bashkonte sanxhakbejlerėve tė tjerė, mė shpesh sanxhakbeut tė Vlorės. Zyrtarisht ky mbante titullin sanxhakbeu i Vlorės dhe i Dukagjinit. Por nė tė vėrtetė ky nuk ushtronte asnjė autoritet nė krahinat e Dukagjinit.
Me kryengritjet e vazhdueshme qė shpėrthenin sidomos kur Turqia ishte e zėnė nė luftė kundėr shteteve tė tjera, malsorėt e sanxhakut tė Dukagjinit ishin njė kėrcėnim i pėrhershėm dhe serioz pėr turqit. Rruga qė lidhte Shkodrėn me Prizrenin, pasi kalonte pėrmes tokave tė kėtij sanxhaku, ishte vazhdimisht e pasigurtė. Kur fillonin kryengritjet ajo praktikisht bėhej e papėrdorėshme. Veē kėsaj, edhe kur kryengritjet pushonin, malėsorėt organizonin nga kėto krahina inkursione plaēkitėse kundėr viseve fushore duke dėmtuar edhe spahijtė. Ushtritė turke megjithėse vazhdimisht kishin kundėrvepruar, kurrė nuk kishin mundur t'i nėnshtronin njė herė e mirė kėto krahina. Prandaj tani, nė fillim tė shek. XVII, sapo u ēliruan nga lufta me Austrinė e Hungarinė, turqit organizuan ekspedita tė mėdha ushtarake kundėr krahinave tė Dukagjjnit. Barra e ekspeditės i u ngarkua sanxhakbejlerėve tė Shkodrės dhe tė Prizrenit.
Dukagjinasit u pėrgatiten t'u bėnin ballė operacioneve turke. Pėr t'u pajisur me armė kėtė radhė pleqtė e kuvendeve, me anėn e delegatit tė tyre, peshkopit Nikollė Mekajshit, iu drejtuan pėr ndihmė Mbretėrisė sė Spanjės. Mė 1609, N. Mekajshi i paraqiti nga Roma mbretit spanjoll, Filipit tė II, njė relacion mbi kushtet e favorėshme tė luftės sė shqiptarėve. Mė 1610 ai i paraqiti njė relacion tė dytė. Por mbreti Filip nuk donte t'i prishte marrėdhėniet me Turqinė, prandaj iu pėrgjegj krerėve shqiptare tė "prisnin kohėn mė tė pėrshtatėshme". Pasi u zhdukėn shpresat e ndihmės sė spanjollėve, po atė vit N. Mekajshi i paraqiti papės njė projekt mbi organizimin e kryengritjes nė Shqipėri. Ai i thoshte papės nė kėtė projekt, se krahas shqiptarėve tė krishterė, nė kryengritjen kundėr turqve do tė mernin pjesė edhe shumė shqiptarė myslimanė tė pasur, tė cilėt kishin frikė se ndonjė ditė sulltani do t'i vriste pėr tu grabitur pasurinė. Nė projekt thuhej gjithashtu se kėshtjellat do tė pushtoheshin prej shqiptarėve kryengritės nė marrėveshje me shqiptarėt myslimanė qė shėrbenin si roje nė to. Por edhe papa nuk i mori parasysh kėto kėrkesa. Pėrgjigje negative dhanė gjithashtu duka i Mantoves dhe ai i Savojės.
Ekspedita turke filloi po atė vit, mė 1610. Sanxhakbeu i Shkodrės nė krye tė ushtrive tė veta hyri me forcė nė luginėn e Drinit. Nė tė njėjtėn kohė, nga lindja u nisėn ushtritė e sanxhakbeut tė Prizrenit. Malsorėt, tė armatosur me armė primitive, nuk mundėn t'i bėnin dot ballė vėrshimit tė ushtrive turke. Ushtritė e tė dy sanxhakbejlerėve u takuan nė Vaun e Dejės dhe, pėr tė siguruar qarkullimin e tyre tė rregullt nė rrugėn Shkodėr-Prizren, vendosėn nėpėr qyteza gjatė rrugės garnizone ushtarėsh me komandantė spahij shqiptarė. Turqit kryen operacione edhe nė thellėsitė e krahinave malore, u shkaktuan dėme tė mėdha malsorėve, por autoritetin e tyre nuk mundėn ta vendosnin pėrfundimisht. Ata mundėn tė ushtronin njė farė kontrolli vetėm nė fshatrat qė ndodheshin afėr rrugės dhe pranė qytezave.
Me vendosjen e garnizoneve turke, Dukagjini e humbi rėndėsinė si vatra kryesore e qėndresės sė malsorėve nė veri tė Shqipėrisė. Vatra e rezistencės shqiptare tani u shpėrngul nė krahina tė tjera, mė nė veriperėndim, nė krahinat e Malsisė sė Madhe dhe mė nė jug, nė krahinat e Mirditės.
Malsia e Madhe, ose siē quhet ndryshe Malsia e Mbishkodrės, pėrfshinte krahinat malore nė veri tė Shkodrės, si Kastratin, Shkrelin, Hotin, Kelmendin, etj. dhe krahina tė cilat sot ndodhen jashtė kufijve politike tė Shqipėrisė, si Kuēin, Pipėrin, Vasojeviēin, Palabardhin (Bjellopavliēin), kėto dy tė fundit me popullsi sllave, gjithėsej 11 krahina, pjesėrisht tė ritit katolik dhe pjesėrisht tė ritit orthodoks (1). Kėto vise qenė futur nėn regjimin e timareve qysh nė fund tė shek. XV. Nė fillim tė shek. XVII, tė gjitha kėto krahina kishin spahijtė e vet.
Megjithėse kėto krahina ishin futur nėn regjimin e timareve prej mė tepėr se njė shekulli, spahijtė gjithnjė me vėshtirėsi i nxirnin tė ardhurat e tyre. Ata ankoheshin vazhdimisht se malsorėt jo vetėm nuk u jepnin detyrimet por sulmonin dhe plaēkitnin pronat e tyre qė ndodheshin nė krahinat pranė Malsisė sė Madhe, si nė Plavė e Guci dhe i shtrinin kėto sulme deri nė viset e largėta si nė Bosnje, Kosovė, Maqedoni dhe Bullgari. Nė fillim tė shek. XV II, malsorėt e kėtyre krahinave i dėbuan spahijtė e vet dhe nuk pranuan tė kishin marrėdhėnje me ta. Ndėrkohė, nė kuvendet e tyre tė pėrbashkėta, malsorėt lidhėn besėn tė luftonin bashkėrisht nė rast se turqit do tė fillonin operacionet kundėr tyre. Me kėtė mėnyrė u formua lidhja e Malsisė sė Madhe. Nė rast kushtrimi kjo lidhje mund tė grumbullonte njė ushtri malsorėsh prej 5 deri 6 mijė luftėtarėsh. Nė fillim turqit morėn masa kundėr malsorėve, i kėrcėnuan me ndėshkime tė rrepta nė rast se do t'i vazhdonin sulmet dhe nuk do t'i pranonin spahijtė. Pastaj forcuan kėshtjellat e vjetra dhe ndėrtuan kėshtjella tė reja rreth Malsisė sė Madhe ku vendosėn garnizone ushtarake. Por kėto masa nuk u dhanė ndonjė rezultat.
Mė 1612, pasi kishin mbaruar punė nė Dukagjin, ushtritė turke prej 25 mijė vetash, duke u nisur nga Podgorica, filluan ekspeditėn kundėr Malsisė sė Madhe. Ekspedita vazhdoi 3 muaj, por turqit nuk korrėn ndonjė sukses. Pasi lanė mė tepėr se 300 spahij tė vrarė dhe pasi dogjėn Palabardhin turqit u detyruan tė tėrhiqeshin.
Ekspedita u pėrsėrit mė 1613. Ushtritė e shtatė sanxhaqeve tė Shqipėrisė filluan operacionet nė drejtim tė Kelmendit. Kėtė radhė luftimet vazhduan dy javė. Turqit pėrsėri u detyruan tė ktheheshin pa mundur tė nėnshtronin vendin dhe tė thyenin bashkimin e Malsisė sė Madhe.
Kuvendet ndėrballkanike (1614-1620).
Disfatat e turqve nė Malsinė e Madhe u dhanė zemėr shqiptarėve. Nga ana tjetėr, lufta kundėr armikut tė pėrbashkėt solli forcimin e miqėsisė midis popujve tė shtypur tė Ballkanit. Prandaj, kur u thirr nė Kuē tė Malsisė sė Madhe njė kuvend i jashtėzakonshėm pėr tė organizuar nje kryengritje tė gjėrė u ftuan pėrfaqėsues jo vetėm nga viset e ndryshme tė Shqipėrisė por edhe nga Mali i Zi, Sėrbia e Maqedonia. Nė kuvend morėn pjesė edhe disa nga krerėt qė udhėhoqėn Kuvendin e Dukagjinit (1601-1602), si Gjin Gjergji, etj. Edhe patriku Sėrb i Pejės, i cili ato javė ndodhej nė Stamboll, dėrgoi nipin e vet si pėrfaqėsues nė kėtė kuvend.
Kuvendi i Kuēit u hap mė 15 korrik 1614. Si tė gjitha kuvendet e mėparėshme, edhe kėtu u shtrua ēėshtja e armėve dhe e ndihmave tė tjera. Tė dėshpėruar nga qėndrimi negativ i mbajtur prej Venedikut, Papatit dhe Spanjės, shqiptarėt vendosen t'i drejtoheshin njė princi tjetėr, dukės sė Parmės (Itali), dhe nė qoftė se ky nuk do tė pranonte , do t'u drejtoheshin shteteve protestante. Orientimin ndaj shteteve protestante, sidomos ndaj mbretit tė Anglisė dhe princave gjermane, pleqtė e kuvendit mendonin ta pėrdornin si presion pėr t'i detyruar shtetet katolike t'i ndihnonin shqiptarėt nga frika e pėrhapjes sė ndikimit tė protestantizmit nė Ballkan. Pėr tė rėnė nė marrėveshje me kėto shtete kuvendi ngarkoi si pėrfaqėsues kalorėsin Gjon Renėsi.
Kėtė radhė u duk sikur kėrkesat e kryengritėsve gjetėn njė mbėshtetje te duka i Parmės. Duka pranoi tė ndihmonte lėvizjen e armatosur dhe nisi njė anije me armė, por edhe kjo anije nuk arriti nė Shqipėri pasi gjatė rrugės u sekuestrua nga venedikasit.
Pa kaluar dy muaj nga kuvendi i parė, mė 8 shtator 1614 u nblodh pėrsėri nė Kuē njė kuvend i dytė pėr tė shqyrtuar mundėsitė pėr burime tė tjera armėsh e ndihmash si dhe pėr lidhjen e kryengritjes sė Shqipėrisė me ato tė vendeve tė tjera tė Ballkanit.
Pėr kėtė qėllim nė kuvendin e dytė tė Kuēit morėn pjesė pėrveē krerėve tė Shqipėrisė e tė Malit tė Zi, edhe pėrfaqėsues tė Bosnjės, Hercegovinės, Sėrbisė, Bullgarisė, Maqedonis dhe Dalmarisė. Kėtė radhė mori pjesė edhe patriku orthodoks i Pejės qė ishte kthyer nga Stambolli.
Kuvendi i dytė i Kuēit hartoi njė plan pėr njė kryengritje mė tė gjėrė me 4 zona veprimi. Njėra nga kėto do tė kishte qėndrėn nė Himarė dhe do tė synonte ēlirimin e Vlorės, e dyta nė Dukagjin me synim Krujėn, e treta nė Malsinė e Madhe me drejtim Shkodrėn dhe e fundit nė Mal tė Zi me synim ēlirimin e Kastelnovos. Nė tė njėjtėn kohė do tė hidheshin nė kryengritje edhe metropoliti i Durrėsit, me tė cilin u bashkuan edhe peshkopėt orthodoksė tė Janinės e tė Artės, si dhe prelatė e krerė tė tjerė tė krahinave tė ndryshme tė Ballkanit.
Kuvendi vendosi tė dėrgonte Gjon Renėsin nė Francė pėr t'u marrė vesh me dukėn e Neverės, i cili po pėrgatiste njė ekspeditė pėr tė zbarkuar nė Ballkan. Por edhe kėtė radhė shqiptarėve nuk u erdhi ndihma e shpresuar. Duka i Neverės ishte akoma larg nga pėrgatitjet pėr tė vėnė nė jetė projektin e tij.
Mė 11 nėndor 1616 u mblodh nė Prokup (Sėrbi) njė kuvend tjetėr ndėrballkanik. Prapė kuvendi i u drejtua dukės sė Neverės dhe mbretit tė Spanjės. Kėtė vit shkoi nė Romė edhe prelati dhe shkrimtari shqiptar Pjeter Budi, i dėrguar si
thotė ai, nga popullsitė e vendit tė tij pėr tė ngjallur interesimin e shteteve evropiane pėr luften ēlirimtare tė shqiptarėve. Por pėrgatitjet e gjata tė dukės sė Neverės dėshtuan plotėsisht pėr shkak se flota iu dogj nė pragun e nisjes sė ekspeditės. Spanja nga ana tjetėr vazhdonte gjithnjė t'i ndruhej luftės me Turqine.
Mė 11 nėndor 1620 u mblodh nė Belgrad kuvendi i katėrt ndėrballkanik. Por edhe kėtė radhė nuk u siguruan dot ndihmat e nevojėshme.
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė