Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-07-08, 19:50   #1
Bjeshka1
Jo e "Nemun"
 
Avatari i Bjeshka1
 
Anėtarėsuar: 01-11-06
Postime: 459
Bjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuar
Gabim Amerika ka ndarė 400 milionė dollarė pėr Kosovėn

Amerika ka ndarė 400 milionė dollarė pėr Kosovėn. Kėto para do tė pėrdoren pėr shlyerjen e borxhit tė jashtėm gjatė katėr vjetėve tė ardhshme.

Prishtinė, 3 korrik,—
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė ndajnė njė ndihmė prej 400 milionė dollarėsh pėr Kosovėn gjatė javės sė ardhshme nė konferencėn e donatorėve, qė do tė mbahet mė 11 korrik nė Bruksel. SHBA-tė presin qė Kosova tė pėrfitojė mė tepėr se 1 miliard dollarė nga kjo konferencė. “Shtetet e Bashkuara do tė ndajnė 400 milionė euro gjatė katėr vjetėve tė ardhshme. Presim qė nga konferenca e donatorėve tė zotohen mė tepėr se 1 miliard dollarė. Kėto do ta ndihmonin qeverinė kosovare qė tė ketė njė fillim tė mirė”, tha Daniel Fried, ndihmės- sekretar amerikan i shtetit. Njė zyrtar amerikan i ka thėnė agjencisė Reuters nė kushte anonimiteti, se nga shuma prej 400 milionė dollarėve, Kongresi tashmė i ka aprovuar 291 milionė dollarė. Sipas tij, kėto para do tė pėrdoren pėr tė shlyer borxhin e jashtėm, tė cilin Kosova e ka marrė pėrsipėr pas shpalljes sė pavarėsisė. Qeveria e Kosovės mendon qė tė pėrfitojė 1.4 miliardė euro nga konferenca e donatorėve, vetėm si mbėshtetje ndaj buxhetit. Aq ėshtė paraparė edhe deficiti nė kornizėn afatmesme tė shpenzimeve deri mė 2011, ky hyn edhe pagesa e borxhit tė jashtėm.

Ndryshe, nga kjo konferencė, qeveria do tė kėrkojė pėrkrahje pėr qindra projekte, kryesisht komunale, vlera e financimit tė tė cilave i kalon 3 miliardė euro. Deri tash janė tė siguruara 400 milionė dollarė nga SHBA-tė dhe sė paku 50 milionė euro nga Komisioni Evropian. Ministri i Ekonomisė dhe Financave ėshtė shprehur i bindur se do tė pėrfitohen sė paku 1.4 miliardė euro si mbėshtetje ndaj buxhetit dhe do tė pėrkrahen edhe njė varg projektesh, mė 11 korrik. Ministri Shala e ka pranuar se disa nga projektet nuk janė aq reale. Por, nga Komisioni Evropian nuk janė nė gjendje tė japin shifra. KE qė ėshtė edhe mikpritėsi i kėsaj konference, ka ftuar qė tė marrin pjesė pėr tė dhėnė donacione tė gjitha vendet e Bashkimit Evropian, SHBAte e shumė shtete tjera tė zhvilluara, si dhe organizatat financiare ndėrkombėtare, nė mesin e tė cilave edhe bankat mė tė mėdha qė pėrkrahin zhvillimin.


__________________
Prift ose hoxhe mund te behet kushdo, por njeri eshte veshtire te behesh. (huazuar nga njeri i panjohur)

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bjeshka1 : 04-07-08 nė 19:51
Bjeshka1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante