Tema: Migjeni
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-12-11, 15:27   #49
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder Luarasi . Diskutime mbi Migjenin

Skėnder Luarasi .
Diskutime mbi Migjenin

Nė vijim tė temės japim njė fragment nga polemika e Skėnder Luarasit me Dhimitėr Shuteriqin nė lidhje me veprėn e Migjenit. Ne polemike mbi poezine ''Trajtat e Mbinjeriut''
S.Luarasi shkruan:
Migjeni filloi mė 1935 luftėn e njė gjigandi kundėr gjėndjes sė trishtuar tė epokės dhe kėrkoi drejtėsi shoqėrore, politike dhe me tė vėrtetė kombėtare. Migjeni e shikoi realitetin nė sy dhe shpjegoi gjendjen ashtu si qe, i vuri gishtin plagės. Nė shkrimet e tij ndjejmė luftėn kundėr kapitullimit ekonomik e politik, moral e material, kundėr letėrsisė sė oportunizmit e tė kompromisit, kundėr indiferentėve e neutralėve…
Ne diskutim nuk mund tė pushoja pa thėnė dy fjalė pėr njė nga poemat mė tė bukura tė Migjenit: ''Tė lindė njė njeri’’.
Dhimitėr Shuteriqi thotė:’’Migjeni s’ėshtė i qartė kur shkruan tė lindė njė njeri qė tė shpėtojė popullin, tė ngjallė epopenė e popullit tonė’’.
Unė nuk jam i zoti t’i bėj apollogjinė kėsaj poeme madhėshtore…ja qė ia bėnė qindra e mijra bij dėshmorė tė nėnės Shqipėri, shokėt e tij heronj: Qemali dhe Vojua...E ē’gjė tė mbinjerėzishme kėrkoi Migjeni kur shkroi?
Tė lindė njė njeri!
Pa hyll nė ball’-por qė me fjalė tė pushton
……………………………………
‘’Tė lindet njė njeri
I madh si madhni
Dhe ndėrgjegjet tona t’i ndezė nė dashni
Pėr njė ide tė re, ideal bujar,
Pėr njė agim tė lum e tė drejtė kombėtar.’’

Shuteriqi me kėtė kritikė qė i bėn kėsaj poeme, i mohon zemrės sė Migjenit njė dėshirė tė flaktė qė ishte e tė gjithė shqiptarėve patriotė…
Pastaj, a nuk e ka kėnduar edhe vetė Shuteriqi kėtė motiv mė me frymėzim, i influencuar prej Migjenit? ( Nė poemėn ‘’Enverit")
‘’…Tė ngresh njė popull nga balta
Tė ēelėsh rrugėn e shpėtimit
T’i thuash natės:’’Ndal!’’
‘’Ēohu!’’ agimit
……………………….
Po je njeriu ngadhnues mbi tė gjitha
Andaj dhe je gjithēka
…………………………….

Po toka e lirė
Qė punon njeriu sot
Nuk mund tė mbyllė gojė
E tė mos thotė
Hymnin e jot
Dhe as agimi mund tė ēohet
Pėrmbi grunaja e misra
Pa buzagazin e jot,
As ujėt e dlirė qė rrjedh nė arat e reja
As deti i lirė qė rref anėt e reja
Pa buzagazin e jot etj.etj

(Shėnim: Poema ‘’Enverit’’ eshte redaktuar disa here nga varianti i parė nė rev.Bota e Re,1945 ,libėr poem ‘’Enverit'',viti,1949 deri tek pėrfundimtari,Vepra 1 f.185.v.1982, por pa e humbur asnjėherė shkėlqimin si kurorėzim i kultit tė individit nė letėrsinė e re shqiptare. Shen i Skender Luarasit .)

Dua tė bėj njė vėrejtje e cila mund tė ndihmojė t’a kuptojmė me mė pak antipati atė vjershė tė cilėn e dėnojmė pėr trajtat e mbinjeriut qė pėrmban.Poezia e ka titullin:’’Tė lindė njeriu’’apo atė ‘’Tė lindė njė njeri’’?
Shuqteriqi ka qėlluar mė qartė kur thotė pėr trajtat e mbinjeriut:’’Fakti ėshtė qė Migjeni ka besuar te e ardhmja’’.Qė ka besuar, ėshtė e sigurtė, dhe mė me siguri nga ē’e ka bėrė tė shprehet nė tre strofat e fundit:
‘’Por…diē due me thanė
Ndoshta ka me ardhė…
Ndoshta ka me zbardhė…
Njė agim i pritun, dit e parathanun.

Tek e mbramja, poezia e Migjenit ėshtė shkruar aqė qartė nė zėmrat e rinisė shqiptare sa edhe kritika mė e keqe nuk mund t'i fshijė e t’i errėsojė asnjė jotė tė saj.
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė