Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-01-08, 20:19   #179
Giovanni
I pa pune
 
Anėtarėsuar: 16-02-04
Vendndodhja: Ne planetin Toke
Postime: 11,784
Giovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėmGiovanni i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pyetje per qeshtjet e ndryshme ne fene Krishtere

Mishėrimi i Jezusit


Tė misheruarit


Mė gjerėsisht se tė tjerėt ungjilltarė na shkruan shen Luka. Sipas planit tė Hyjit, Birit te tij iu desh nėna. E zgjedhura nder vajza ishte Maria, e fejuara e Jozefit.

"Tek hebrenjteė koha pėr martesė fillonte shume heret, mirpo martesa kryesisht ėshtė bėrė diku nė vitin e 18 tė jetės. Koha ndermjet fejesės dhe martesės nuk ishte e gjatė mėse njė vit... Prandaj Maria ishte shumė e re, kur ne kraharorin e saj u misherua Biri i Hyjit".

Maria ishte nė shtepi. Nderkohė qė Krye-engjelli Gabriel (qė do te thotė "fuqia e Zotit") hyn nė shtėpi dhe e pershendeti Marinė! Pasi qė ishte pershendetje solemne dhe jo e perdishme, ajo u habit dhe u tremb. Perjetimi dhe takimi me engjellin nuk ėshtė i perditshėm. Gabrieli ia shpjegon dhe ia sqaron ardhjen dhe qellimin, duke e lajmeruar se ēka do tė ndodhė me Marinė, ėshtė punė hiri dhe plani i Hyjit: do ta lindė njė djalė dhe do ta quaje Jezus. Maria kishte plotė tė drejtė, kur nuk e kuptoi ketė, sepse ishte ende vajzė.

Pas sēarimit tė Gabrielit, Maria e pranon, plot fe nė Hyjin, tė bėhet vullneti i Hyjit, ne ate ēast Biri i Hyjit fillon tė mishėrohet nė kraharorin e Marisė, pasi qė nė tė zbriti Shpirti Shenjtė.

Kjo ngjarje ndodhi diku nė fillim tė vitit 747 apo 7-5 para Krishtit.

Regjistrimi i popullit

Mbreti dha urdhėr tė bėhej regjistrimi i popullsisė nė tėrė boten. Ky urdhėr e perfshiu edhe Galilenė e Judenė si dhe tėrė vendet qė ishin nėn sundimin romak.

Nė histori, siėē na thotė edhe Jozef Flavi, e dimė se njė regjistrim nė kėto krahina u bė nė kohė te Kuirinit (guvernator i Sirise), mirepo ai ndodhi mė vonė diku ndermjet viteve 5 dhe 7 pas Kr. (Vap 5,37).

Kur shen Luka flet per regjistrimin e parė, duket se mendon nė ndonjė regjistrim nė kohen kur lindi Jezusi, diku mes viteve 7-5 para Kr., kur Augusti vendosi qė nėnshtruesit tė tregojnė besnikėri dhe degjesė.

Kėshtu pasi qe ky regjistrim zgjati njė apo dy vjet, duhet tė jetė diku rreth viteve 7 dhe 5 para Kr., e kjo perputhet me vitin e Lindjes sė Jezusit. Por shumė lehtė mund tė kuptohet regjistrimi si njė plotesim i formularve per tatim.

Pasi qė regjistrimi nuk bėhej ne vendbanim, por nė vendin ku ishte prejardhja e tyre, Maria dhe Jozefi moren rrugėn pėr Betlehem, sepse ishin prej fisit te Davidit.
Giovanni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė