Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-01-06, 23:47   #2
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

PYETJE : Si ndodhi qė ti u vendose nė Zvicėr e jo nė Gjermani ?

Fadil Tolaj: Pas qėndrimit nė Shqipėri, u ktheva nė Gjermani nėn pėrcjelljen e Salih Ēekut dhe tė Demė Tolajt kam hyrė nė Zvicėr. Nė kufi na kanė pritur Ismet Avdullahu nga Llapi, i cili atėherė vepronte me Salih Ēekajn. Me tė ka qenė Saim Tahiraj.

U vendosa nė Zvicėr, me bindjen se nga aty do tė kontribuoja mė shumė. Edhe nė Zvicėr kemi pasur njerėz tė njofshėm, si dhe pjesėtarė tė familjeve. Tė gjithė na kanė dhėnė pėrkrahje tė madhe morale, sidomos bashkėfshatarėt.

PYETJE : Ti je dhėndėrr i kolonel Tahir Zemajt, qė ėshtė edhe figura mė komplekse nga kolosėt e luftės. Pėr sė gjalli ka qartėsuar shumė gjėra . Veē dy librave me motive nga lufta, ka dhėnė edhe shumė intervista. Megjithatė, pėr tė ende nuk ėshtė thėnė fjala e fundit. Mė 4 janar 2004, mbushet njė vit nga vrasja e tij. A mund tė thoshit diēka mė tepėr ?

Fadil Taloja: Ėshtė e vėrtetė qė kolonel Tahir Zemaj, pėr sė gjalli, i ka qartėsuar shumė gjėra. Pas dy librave « Kėshtu foli Tahir Zemaj », me motive dhe shpjegime nga lufta, doli nga shtypi njė pamflet libėr « Kėshtu bėri Tahir Zemaj ». Autorėt e kėtij libri, pėrveē falsifikimeve, janė marrė me shpifje dhe me jetėn private tė kolonel Zemajt. Pėr tė treguar se krejt ai libėr ėshtė pamflet me shpifjet mė tė paskrupullta, pa u thelluar shumė, do t’i pėrmend disa fakte. Tahir Zemaj, nė qeshor tė vitit 1991, nuk ėshtė liruar, por ėshtė arratisur nga Burgu i Dubravės. Nė shtėpinė time ka qėndruar dhjetė ditė.

Pas dhjetė ditėsh, me dy vetura e kemi pėrcjellė deri nė Prishtinė. Nė pėrcjellje tė tij kam qenė unė, Azem Zemaj, Isuf Kurmehaj dhe Adem Coca. Gjatė rrugės, unė e kam bartur nė shokė pasaportin e tij. Falė njė organizimi tė mirė dhe disa lidhjeve familjare, arriti tė largohet nė Perėndim. Posa ka arritur nė Gjermani, siē e kam shpjeguar mė herėt, vazhdimisht ka qenė nė kontakt me Salih Ēekun , dhe ka qenė nė dispozicion tė instutucioneve tė Republikės sė Kosovės. Kolonel Tahir Zemajn, pa hak, e kanė akuzuar kundėrshtarėt, duke iu frikėsuar famės sė tij dhe respektit qė kishte nė Dukagjin dhe nė krejt Kosovėn.

Le ta kenė pėr turp autorėt e librit pamflet „Kėshtu bėri Tahir Zemaj“, tė cilėt, ndėr tė tjera, e akuzuan se nė Kroaci paska luftuar nė anėn e ushtrisė serbe, kundėr Abesė qė luftonte nė anėn kroate!!! Nuk ka njeri nė botė qė e ka parė Tahir Zemajn tė ketė luftuar nė Kroaci, pėrveē autorėve tė librit akuzues - Ernest Lumės dhe Skėnder Krasniqit. Besoj qė kur tė zbardhet vrasja e kolonel Zemajt, do tė shkruhet edhe njė libėr tjetėr me titullin „Kėshtu e vranė Tahir Zemajn“.

Edhe gazeta e falimentuar « 24 orė », me gojėn e Kemajl Shaqirit tė Tushilės, ka vjellur shumė vnerė mbi figurėn e kolonel Zemajt. Unė do tė thosha se sikur qė gazeta « Zėri i Kosovės » i LPK-sė, qė e ka vrarė moralisht kolonel Ahmet Krasniqin, Kemajl Shaqiri, nė gazetėn « 24 orė », e ka vrarė moralisht kolonel Tahir Zemajn. Moralisht ia kanė varė edhe djalin Enisin. Ndėrsa tė tretė : Kolonel Zemajn, tė birin e tij dhe kushėririn e tyre Hasanin, mė 4 janar 2003, i vranė fizikisht kriminelėt pėr tė humbur gjurmėt e krimeve tė mėhershme. Pėr Kemajl Shaqirin kam pėr tė thėnė shumė, por tash pėr tash, do t’i them vetėm edhe dy fjalė. Veē kolonel Tahir Zemajt, ka deshmitarė tė tjerė tė gjallė qė kanė thėnė se Shaqiri ka qarė me lot sikur fėmija, duke e lutur ministrin e Mrojtjes Krasniqin qė tė mos e dėrgojė nė front. Ka qarė dhe nė Koshare. Pastaj, botėrisht dihet se Kemajli ka ikur nga Drenica, dhe kėshtu ka dezertuar nga UĒK-ja. Ky kameleon modern ditėn ka qenė me Ministrinė e Mbrojtjes, natėn e ka pėshtyrė atė.


Frikoheshim se Salihu do tė dėbohej nga Zvicra nė „Jugosllavi“


PYETJE : Kam dėshirė ta qartėsojmė edhe njė detaj rreth Salih Ēekaj. Ėshtė pėrfolur se njė herė ka qenė nė rrezik tė dėbohet pėr Serbi. Ēfarė di ti ?

Fadil Tolaj: Pas fillimit sė luftės nė Kroaci, dhe vazhdimit tė asaj nė Bosnjė (1993/94), dihet qė Serbia e trashi zullumin edhe nė Kosovė. Veē shumė masave represive, filloi kolonizimin e Kosovės me serbė dhe malazezė. Nė komunėn e Deēanit, gjegjėsisht nė Junik dhe pėrgjatė rrugės Deēan – Gjakovė, filloi ndėrtimin e shtėpive pėr kolonėt serbė tė Kroacisė dhe Bosnjės. Salihu vendosi ta pengojė kėtė ndėrtim. Me disa bashkėveprimtarė disa herė shkon nga Perėndimi dhe i shkatėrron. Nė mungesė tė dokumentave pėr udhėtime legale, ilegalisht kalonte nga tri shtete, derisa arrinte nė vendin e caktuar. Pas njė aksioni qė e kryen atje, kthehet nė Zvicėr. Kur niste pėr Gjermani, posa kalon kufirin, e ndalin autoritetet gjermane dhe e kthejnė sėrish nė Zvicėr.

Autoritetet zvicėrane e kanė mbajtur disa ditė, nėn kėrcėnimin pėr ta dėbuar nė ish-Jugosllavi. U shqetėsuam shumė. Kot u munduam tė kontaktojmė. Me Kadri Lokajn dhe Zenun Idrizin shkuam nė Burgun e Bazelit tė bėnim diēka. Ishte krejt e kotė. U brengosėm tepėr, kur na thanė se pas disa ditėsh do t’ua dorėzonin autoriteteve serbe. Situatėn e ka shpėtuar Xhafer Shatri, ministėr i informatave nė ish-Qeverinė e Kosovės. Falė ndėrhyrjes sė tij, autoritetet zvicėrane Salihun e kanė kthyer nė Shqipėri, e jo nė Serbi. Nė gjithė kėtė rrėmujė, ēfarė koinēidence? Duke kryer disa punė tė miat pėr bashkim familjar, u takuam rastėsisht nė Policinė e Aeroportit tė Cyrihit. Aty ndėrruam dy-tri fjalė, dhe mė tha se e dėrgonin pėr Tiranė. Kur i tregova se tė nesėrmen duhej tė fluturoja edhe unė andej, mė porositi qė tė merrja me vete pak veshmbadhje pėr tė dhe njė shumė frangash. Tė nesėrmen jemi takuar nė Aeroportin e Rinasit. Kishte dalė tė me presė me Milazim Marajn.

PYETJE : Tė gjitha gjėrat i thoni tė detajizuara...

Fadil Tolaj: I them, sepse nė sakrificat e Salih Ēekut, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit etj., pėrfituan shumė njerėz qė nuk u ka munguar as njė pulė. Pėrfituan dhe u ngritėn politikisht ata tė cilėt, kur kėta kryenin aksione dhe ende pa e lėshuar territorin e Kosovės, lėshonin komunikata dhe vetėemėroheshin zėdhėnės tė UĒK-sė, tė njėjtit akuzonin, akuzojnė edhe sot duke na ndarė se kush ėshtė ose ishte kundėr UĒK-sė, e tash pėr a kundėr TMK-sė. Nuk ka shqiptarė qė ėshtė kundėr atyre qė u flijuan pėr lirinė e Kosovės, por janė, si jam edhe unė, kundėr pėrfituesve dhe keqbėrsėve, tė cilėt ia kanė prishur imazhin edhe lirisė, edhe Kosovės. Tė gjithė jemi qė TMK-ja tė shndėrrohet nė ushtri tė mirfilltė dhe tė jetė nė shėrbim tė qytetarėve tė Kosovės. Por, ata qė kontribuan mė sė paku na dolėn mė tė zėshmit. Tashmė thonė se edhe TKM-ja ėshtė e tyre!!!

PYETJE : Njė kohė tė gjatė, Salih Ēekaj ėshtė anatemuar. Kush e bėnte kėtė dhe pse?

Fadil Tolaj: Salihun, edhe gjatė luftės, ka pasur tė atillė qė janė munduar ta anashkalojnė. Pas luftės, nė vend tė meritave dhe mirėnjohjeve, kundėrinstitucionalistėt u munduan ta injorojnė. Kjo i bėhej Salihit, sepse ai qė nga themelimi i institucioneve tė Kosovės, pėr tė cilat edhe vetė punoi shumė, i respektonte ato. Nga ana tjetėr, edhe vetė kėto institucione Salihut dhe bashkėveprimtarėve tė tij, nuk i kanė dalė nė ndihmė financiarisht. E di qė prej vitit 1994 deri nė luftėn e haptė pėr shumė aksione dhe nevoja tė organizimit Salihu ka kėrkuar ndihmė nga ne, shokėt e tij. Ka kėrkuar ndihmė edhe pėr tė tjerėt nė Kosovė.

PYETJE : Bashkėveprimtarė tė Salihut flasin se ti ke ndihmuar disa herė, dhe se ke falur apo huazuar njė shumė tė caktuar parash. Si qėndron e vėrteta?

Fadil Tolaj: Dihet qė ēdo organizim, pėrveē vullnetit dhe sakrificės sė njerėzve, kėrkon edhe mjete materiale. Ato shpesh mungonin. Qeveria qė vepronte nga mėrgimi taktizonte shumė. Atėherė, pėr tė vepruar, duhej njė lloj organizimi dhe ndihme interne. Mė datėn 20.08.1995, Salihu kėrkoi njė shumė tė caktuar parash. Ishte e domosdoshme tė bleheshin disa paisje, pėr t’i dėrguar nė Kosovė. Pasi e sigurova njė pjesė tė tyre, mė 21.08.1995, me autorizimin e Salihut, ia kam dorėzuar nė dorė 1300.00 Frs Zenun Idrizit.

Kah fundi i vitit 1996, Adem Jashari kishte kėrkuar urgjentisht ndihma nėpėrmes bacės Rifat. Kėtė na e ka thėnė Osman Ferizi, i cili e kishte informuar Salih Ēekajn. Salihu, bashkė me Osman Ferizin dhe Ekrem Shehollin, veprojnė shpejtė, duke kėrkuar nga shokėt tė mblidhen para. Nė kėtė aksion, kam marrė pjesė mė 200.00 Frs. E di qė janė tubuar 5830.00 franga e marka. Mė 1 shkurt 1997, nė Munih, Osman Ferizi dhe Ramadan Bobi ia kanė dorėzuar Rifat Jasharit.

Nė fillim tė vitit 1997, u vra Zahir Pajaziti me dy bashkėluftėtarė. Nuk vonoi shumė dhe filluan burgosjet e pjestarėve tė UĒK-sė nė tėrė Kosovėn. Vala e arrestimeve e pėrfshiu edhe komunėn e Deēanit, dhe preku bashkėpunėtorėt e drejtpėrdrejtė tė Salih Ēekajt, siē ishte Agron Tolaj, Arif Panxhaj etj. Kėto vrasje dhe arrestime i dhanė grusht tė rėndė organizimit tė UĒK-sė. Menjėherė u ndie nevoja e pėrtėritjes sė radhėve dhe nevoja pėr mjete materiale. Nė shtator tė vitit 1997, Salihu kėrkoi nga unė 10000.00 DM, me kusht qė mė vonė tė mė kthehen. Ashtu edhe ka ndodhur. Kėto marka, nė shumėn e frangave zvicėrane, prapė, me autorizimin e Salihut, ia kam dorėzuar Zenun Idrizit. Ky i ka dorėzuar nė vendin e caktuar.

Nė pranverėn e vitit 1997, pas trazirave qė ndodhėn nė Shqipėri, Salihu kishte disa njerėz nė Veri tė Shqipėrisė, si Shpend dhe Xajė Ēelėn etj., tė cilėt ishin tė gatshėm tė bėjnė shumė pėr Kosovėn. Nė Shqipėri, si njeri i Salihut, vepronte edhe Ismet Ēeku. Tash ishte mundėsia, me ēmime tė volitshme, tė blihen shumė armė tė kalibrave tė ndryshėm. Salihu prapė m’i kėrkoi 10000.00 CHF. Tash ēdo kush e dinte se lufta me shpejtėsi tė madhe do ta pėrfshijė Kosovėn, prandaj nuk ishte momenti pėr ngurrim. Nuk mė qėlluan aq sa m’i kėrkonte, por 8000.00 franga zvicėrane, nė banesėn e tij nė Shtutgart, Salihut ia kam dorėzuar nė dorė mė datėn 05.12.1997. I pranishėm ka qenė edhe Demė Tolaj.

PYETJE : Fillimi i vitit 1998 ishte shumė i egėr pėr shumė familje nė Drenicė. Forcat serbe sulmuan familjen Jashari nga Prekazi, pastaj masakruan disa familje nė Likoshan dhe Qirez. Nė mars, pas rezistencės tri ditėshe (mė 5, 6, 7) forcat serbe me artileri tė rėndė vrasin shpirtin e rezistencės Adem Jasharin dhe shumicėn e anėtarėve tė familjes sė tij. Ndryshon ēdo gjė nė organizimin e shqiptarėve. Si u gjendėn bashkėluftėtarėt dhe bashkėveprimtarėt e Salih Ēekut nė kėto rrethana tė reja?

Fadil Tolaj: Pas kėtyre masakrave tė serbėve nė Drenicė, lufta e haptė pėlciti edhe nė Dukagjin. Tash u paraqit nevoja pėr njė riorganizim. Salihu, si gjithnjė, veproi me shpejtėsi. Erdhi nė Zvicėr me kolonel Tahir Zemajn, pėr t’i bashkėrenditur veprimet me Ministrinė e Mbrojtjes. Ata vepruan nė dy drejtime. Salihu shkoi nė Lucern, nė njė tubim me bashkatdhetarė, ku merrnin pjesė parti politike dhe shoqata tė ndryshme. Tahiri shkoi tė takohej me disa oficerė shqiptarė, pėr ta organizuar luftėn kundėr forcave serbe, qė nė Kosovė i kishin filluar masakrat. Atė ditė, Tahirin e kam shoqėruar unė.

Sė pari, kėrkoi tė takohej me Zeqir Lekėn, jo qė kishte ndonjė pėrgatitje tė lartė ushtarake, por ky, nė disa ndeja, i kishte deklaruar Tahirit se nė momentin e caktuar, do t’i bashkėngjitej dhe do tė hynin bashkė nė Kosovė. Takimin e realizuam nė Mėvempik tė Regensdorfit. Biseda zgjati mė se katėr orė. Tahiri qe shumė i qartė. Ia tregoi formėn e organizimit dhe kohėn kur do tė hynin shumica e oficerėve shqiptarė nė Kosovė. Asnjė rezultat! Thjesht, Zeqir „vodniku“ nuk ishte nė gjendje ta realizojė atė qė kishte deklaruar. Deklarimet e tij, disa herė, i kam dėgjuar edhe vetė. Mandej, nė disa regjione tė Zvicrės, kishte shkuar aq larg, sa kishte bėrė edhe lista pėr rekrutim, nė kohėn kur nuk duhej. Tash kur duhej, Zeqiri merrej me filozofi patriotike, e lufta bėnte kėrdi nė Kosovė.

Pas kėtij takimi, shkuam pėr Cyrih. Tahiri me Agim Mehmetin kishin lėnė njė takim tjetėr, me disa oficerė tė tjerė. Atė ditė, ka ndodhur maskara nė Lybeniē. Takimet ishin shumė tė ngjeshura. Mu pėr kėtė, pak pas mesnatės, me Tahirin u kthyem nė banesėn time. Dy orė mė vonė, u kthyen edhe Salihu e Demė Tolaj. Pėrpos qė ishin tė lodhur, ishin tej mase edhe tė dėshpėruar pėr shkak tė shumė pengesave, qė i kishin krijuar disa sabotues qė flisnin nė emėr tė UĒK-sė, por pėr tė cilėt asgjė nuk ishte e vlefshme nėse nuk ishte nė vijėn politike tė Enver Hoxhės. Nga dėshira pėr tė ditur se ēka po ndodhte nė Kosovė, kah ora tre e mėngjesit, e mora nė telefon nipin tim, Shkėlzen Kuēin nga Deēani. Nė telefon, i dėgjoja rafalet e detonimeve qė ia fusnin njeriut frikėn nė Zvicėr, e lere mė atyre qė ishin shumė afėr tyre.

Shkėlzeni , tepėr i dėshpruar me organizimin e dobėt, m’u drejtua : « Si ėshtė mundur, o dajė, tė shkojmė nė Shqipėri pėr armatime, tė rrezikojmė me qindra veta, e tė kthehemi duarthatė?! Ēfarė organizimi ėshtė ky, kur nuk na mundėsohet tė armatosemi as pėr vetėmbrojtje? ». I tronditur nga kėto fjalė, nuk dita si t’i pėrgjigjem. Pasi tė gjithė sa ishim tė pranishėm e kishim dėgjuar bisedėn, i thashė : « A do dikėnd tjetėr tė bisedosh, se unė s’kam koment pėr kėtė“ ». « Po », tha. Ia afova dėgjuesen Salihut. Kur Salihu iu prezantua me emėr e mbiemėr se « unė jam Salih Ēekaj », pėr Shkėlzenin ishte befasi, por edhe njė kurajo. Salihu njihej nė gjithė komunėn e Deēanit, si shpresa mė e madhe. Biseda e tyre zgjati mė shumė se gjysmė ore. Tė nesėrmen Salihu dhe Tahiri u kthyen pėr Gjermani.

Pas pak kohe, kanė udhėtuar pėr Shqipėri. Pasi marrin pjesė nė formimin e Brigadave tė famshme tė komanduara nga Minsitria e Mbrojtjes, me tė cilėn komandonte kolonel Ahmet Krasniqi, me urdhėrin e tij, Salihu dhe Tahiri, me shumė oficerė dhe ushtarė, hynė nė Kosovė. Se si kanė rrjedhur ngjarjet, pėr shumė ēka dihet. Pėr luftėn qė ka bėrė nė Dukagjin, kolonel Tahir Zemaj ka pasur dhe ka dhėnė mjaft material. Deri sot askush s’i ka kontestuar, madje as pas vrasjes sė tij nga kriminelė tė regjur. Pas vrasjes, ata qė kishin folur shpesh me pėrbuzje pėr tė, pranuan qė kur kanė qenė nė zor, Tahirit ia kanė besuar vėllezėrit pėr t’ua shpėtuar jetėn. Salihu qėndroi nė front, derisa ra heroikisht nė front kundėr focave serbe nė Betejėn e Koshares, vetėm disa ditė pas Agim Ramadanit. Mendoj qė, pėr Kosharen, ka edhe shumė ēka tė shkruhet, sidomos pėr rolin qė kanė luajtur Salihu dhe Agimi.

PYETJE : Vitin e Ri 2003 e keni pritur bashkė me kolonel Tahir Zemajn, nė banesėn e tij nė Berlin. Ai kishte nė plan tė udhėtojė pėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Udhėtimin nuk e realizoi, sepse mė 4 janar 2003, pasi kishte udhėtuar pėr Kosovė, kriminelėt e vranė nė Pejė. A ke vėrejtur te ai ndonjė shqetėsim tė jashtzakonshėm atyre ditėve sa keni qenė bashkė nė Berlin?

Fadil Tolaj: Po, ėshtė e vėrtetė qė vitin e Ri 2003 e kam pritur nė Berlin, sė bashku me kolonel Tahir Zemajn. Ishte dėshirė e tij. Fatkeqėsisht qe viti i fundit qė e kemi pritur me tė. Vit qė do tė mė mbetet nė kujtim tėrė jetėn. Ėshtė e vėrtetė qė ato ditė ka pasur tė fluturojė nga Prishtina pėr nė SHBA. Ndėrsa sa i pėrket ndonjė shqetėsimi tė veēantė, ai pėr veti kurrė nuk ka pasur, as kur ka luftuar kundėr forcave serbe. Tė gjithė e dinė qė ka qenė trim. Por, pėr djalin tė cilin e ka dashur shumė, e di qė vazhdimisht ka pasur shqetėsime.

PYETJE : Gjatė bisedės sonė keni qartėsuar shumė gjėra. Keni pėrmenduar edhe shumė emra. Vrasjet politike nė Kosovė nuk janė ndalur ende. Vrasja e Sebahate Tolajt dhe
Jusuf Haklajt na janė ende tė freskėta. A keni frikė pėr kėtė qė e thatė?

Fadil Tolaj: Fatkeqėsisht ndodhėn edhe kėto vrasje tepėr tė rėnda. Gjatė luftės, ndodh gjithēka, por pas luftės nuk ėshtė dashur kurrsesi. Ne shqiptarėt jemi ngopur me to. Njėqind vjet vrasje. Kėto tė fundit qė i pėrmendėt, janė kulmi i tragjedisė sonė, sepse, veē individėve, po vriten institucionet. Ndėrsa nė komunėn e Deēanit do t’i pėrmendi tri fshatra: Pobėrxhėn, Strellcin dhe Isniqin, qė u vranė para luftės, gjatė luftės dhe pas luftės. Kur jemi te frika, nuk di pse duhet tė kem frikė nga e vėrteta ? Ēdo gjė qė kam thėnė, ėshtė e vėrtetė. Fundi i fundit shpirt kemi tė gjithė.

Pėr ta mbyllur kėtė bisedė, kam dėshirė t’i them edhe dy-tri fjalė pėr figurėn e Salih Ēekajt. Me kėtė rast, do tė citoja profesorin e nderuar, Emrush Lokajn, i cili, nė tė pame pėr Salihun, thoshte: „Kur lexonim dhe mėsonim pėr Sylejman Vokshin, Haxhi Zekėn, Hasan Prishtinėn, Luigj Gurakuqin, Isa Boletinin etj., e pyesnim vetveten se a thua si janė dukur kėta njerėz?“. Tash, kur e analizoj punėn dhe kontributin e tyre dhe tė Sali Ēekajt, them: Si kanė mundur tė jenė ndryshe, veē si Salih Ēekaj. Kontributi i tij kombėtar, ėshtė tipik njė kontribut si i rilindasve.


Dėshmi dhe fotografi me rėndėsi:





[/QUOTE]
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė