Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-01-12, 15:23   #67
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rekomando nje liber

Biser Mehmeti u lind nė fshati Sefer tė Preshevės. Shkollėn fillore dhe tė mesme i kreu nė Ferizaj, kurse fakultetin e Letėrsisė dhe tė Gjuhės Shqipe nė Prishtinė. Gjatė kohės sa ka qenė stundent ka bashkėpunuar me revistat "Zėri i rinisė" dhe "Bota e re" ku ka botuar njė numėr tė madh shkrimesh gazetareske, por edhe krijime tė ndryshme letrare. Nė fillim ka shkruar poezi pėr tė rritur e mė vonė edhe prozė. Ėshtė prezentuar nė monografinė e kl-ubit letrar “De Rada” tė Ferizajt “Katėrmbėdhjetė autorė”, i botuar nė vitin 1985 nė Ferizaj, (tė cilin pushteti i atėhershėm e pati djegur!) dhe nė antologjinė “Orėt e bardha” tė krijuesve tė klubit letrar “De Rada” tė Ferizajt, botuar nė vitin 2001. Nė gazetėn "Bota sot" ka botuar njė numėr tė madh tegimesh.
Nė vitin 2004 nė SHB "Vatra" nė Shkup ka botuar roma-nin "Nata pa mėngjes".
“Katėr kalorėsit e apokalipsit” ėshtė botuar nė SHB “Rrjedha” nė Gjilan, mė 2011 dhe ka 22 tregime. Ky ėshtė libri i tij i dytė, i pari me tregime.







H E S H T J A E G J A L L Ė


Njė tregim nga pėrmbledhja “Katėr kalorėsit e apokalipsit”





Herė rrinte ulur kėmbėkryq, herė ngritej nė kėmbėt qė i dridheshin nga njė trishtim i egėr. Ēdo herė e ndjente veten mė tė lehtė, sikur pesha e trupit shkrihej ngadalė. “Edhe disa ēaste e mund tė fluturoj!” i tha vetvetes me njė zė tė lumtur e tė ndrojtur qė mezi e dėgjonte. “ Do tė fluturoj si njė shpend derisa tė arrij mbi etėr. Atje ėshtė njė hapėsirė e paanė, ku njeriu mund lirisht tė ēlodhet nga krajatjet e jetės. Po,po! Atje mund tė jetoj lirisht! Askush nuk do tė mė ndal tė bėj ēka tė dua. Nuk do tė mund tė mė ndal askush tė klithi e tė ēirrem si bishė e egėr... Njė ditė do tė jem i lirė edhe tė ulėrij derisa tė mė kalbet gjuha, derisa goja tė mė mbushet me krimba, derisa vdekja ta hap gojėn e tė mė gėlltit... Kur imazhi u kėput vazhdoi me intensitet tė shpejtuar procesin qė e ki-shte lėnė nė gjysmė.
Ditėve tė fundit kishte krijuar bindje tė madhe sikur kishte rrėshqitur nga binarėt e kohės reale. Tash e shihte veten nėpėr do binarė qė e shpinin nė njė kohė tė trilluar. Gjėrat qė e rrethonin kishin trajtė tjetėr, tė panjohur pėr tė. As vetė nuk ishte nė gjendje tė thoshte si ndodhi qė papritmas gjėrat rreth jetės dhe kohės sė tij u rrokullisėn nėpėr njė shteg tė rrėpirtė e pastaj u fundosen nė njė errėsirė tė frikshme. Mė nuk shihte asgjė, sikur dikush t’ia kishte vėrbuar tė dy sytė. Nuk e dinte as kur ėshtė ditė, as kur ėshtė natė. Ishte krijuar njė pėrzierje e mistershme e gjėrave. Orė e ēast i ngjante sikur njė diell i madh sa toka i qėndronte mbi kokė dhe gjithnjė i shkaktonte njė zjarr tė brendshėm. Njė vetmi e qartur shtrihej nė tė gjitha anėt. Dyshonte se nė tėrė botėn mbizotėronte ajo vetmi e tėrbuar. Ajo, si pėr inat, shpesh ia nxjerrte gjuhėn e krimbur e pastaj zgėrdhihej me tė paturpėsisht. Ngado qė shkonte ndeshej nė njė heshtje tė mbarsur, njė heshtje qė merrte formėn e vdekjes e pastaj e ndjekte si njė hije e gjallė pėr ta gėlltitur. Prej lindjes ishte orvatur tė ikte nga trajta e saj. Mirėpo, ngado qė shkonte shtrihej pushteti i saj. Ishte njė heshtje e egėr, me dhėmbė tė krimbur. Shpesh, kur dhembja arrinte kulmin, mbyllej nė vetminė e qartur dhe mallkonte ēdo gjė: kohėn sė cilės i takonte gabimisht, jetėn nga e cila nuk mund tė arratisej, hapėsirėn qė ishte mbushur me helm, natyrėn qė i shėmbėllente njė pikturės sė vdekur...
Detin e mllefit e derdhte mbi nėnėn, e cila e kishte lin-dur gabimisht nė njė kohė tė rebeluar. “Nė jetė kam bėrė shumė gabime fatale!” i tha vetvetes. Dėshironte ta ngu-shėllonte shpirtin qė ishte gati tė pėlciste nga mėrzia, tė cilėn ia kishte sjellė heshtja e trashur. Njė ditė njė njeri kishte zbritur nga mali, atje ku kishte bėrė njė jetė tė shk-ėputur nga realiteti. Thuhej sa atje kishte shkuar pėr ta vrarė ujkun e pasi e kishte vrarė ishte kthyer nė mėnyrė tri-umfale. Njė ditė kishte hyrė nė mes tė turmės e pastaj ki-shte klithur me njė zė kėrcėnues: “Do t’ua djeg gjuhėn dhe zemrėn me zhig! S’dua tė dėgjoj asnjė fjalė!” Desh-ėn, s’deshėn u pajtuan me vendimin e njeriut qė kishte zbritur nga mali. I zgjatėn duart dhe e pėrqafuan heshtjen e pėrjetshme. Njeriu qė ishte shoqėruar tėrė kohėn me arinj e ujq, njė ditė tjetėr i ishte tekur e pastaj kishte klithur e ishte ējerrė me zė tė lartė: “Unė duhet tė flas e ju duhet tė mė dėgjoni!” Ata qė e vėshtronin vengėr i fyente pa mėshirė, ua shante nėnėn shtatė e mė shumė herė, pastaj motrat ua shkėrdhente, i quante “ muta tė kalbur” qė i frikėsohen ujkut... Ata qė s’u pajtuan me tė ishin mbyllur nė guacėn e heshtjes sė kobshme. Askush nuk dėshironte tė mbeste pa gjuhė e ndoshta edhe pa zemėr...
”Edhe sot jam thelluar nė botėn e heshtjes, tė njė heshtjes sė pėrjetshme, e cila mė hanė pėr sė gjalli si tė ishte njė krimb i varrit...” Me kalimin e kohės ndjeu se heshtja ngadalė po e mbyste, po e shndėrronte nė njė qenie amorfe, nė njė qenie qė ka gojė, po qė ajo i shėrben vetėm pėr tė hėngėr... Dhe njė ditė apo njė natė njė mik i tij nuk mu-ndi ta pėrballonte pushtetin e egėr tė heshtjes. Ngadalė i kėputi fijet e durimit tė rrejshėm. Me duart e mėrdhira e rrėmbeu njė kazmė tė vjetėr e pastaj me tė e theu heshtjen e stėrtrashur. Me njėqind sakrifica i riktheu nė jetė organet e ndryshkura tė tė folurit. Me njė zė tė thekshėm bėrtiti: O njerėz tė ēmendur! Dilni nga vorbulla e heshtjes mortore, sepse edhe ashtu jeni tė vdekur. Mos lejoni qė heshtja t’ua kalb trupin... Tė nesėrmen pa aguar mirė mėngjesi nė fushėn ku gjendeshin varrezat gdhiu njė varr i ri. Prej asaj dite tė kobshme edhe gurėt zunė t’i nėnshtrohen ligjit tė pashkruar tė heshtjes, madje edhe zogjtė nuk guxonin tė cicėronin lirshėm...
Disa ēaste kishte qėndruar kėmbėkryq, i ulur nė njė skaj tė dhomės sė errėt, nė atė dhomė ku heshtja tė hante pėr sė gjalli. Ėndėrronte qė sė shpejti tė shkėputej nga ajo heshtje e mallkuar, e cila sikur ia kishte hėngėr njė pjesė tė madhe tė zemrės. Shpesh ajo i dukej sikur ishte shndėrruar nė njė guri tė rėndomtė, i cili pastaj kishte pėlcitur. Nuk kishte mundur t’u duronte fyerjet, njollosjet, etiketime, shantazhet... Pendimi pėr ēdo gjė zuri ta ngulfaste. Ai kishte marrė trajtėn e njė shpatės sė mprehtė e pastaj ia rjepte lėkurėn e trupit tė dėrrmuar duke i hedhur ujė tė ftohtė. Njė ditė do t’ia prente edhe gjymtyrėt kryesore tė trupit. Shpirti i tij po pėlciste nga inati, nga mllefi dhe nga trishtimi. Ēdo veprim ishte vetėm sfilitje e vetvetes, sepse heshtja ia kishte paralizuar tė gjitha organet e brendshme. Ēdo gjė, madje edhe kohėn e kishte mbėrthyer pluhuri i ndryshkur i heshtjes. Nuk i kishte mbetur tjetėr pėrveē qė tė vajtonte pėr fatkeqėsinė e jetės, e cila ia kishte vėrbuar sytė e mendjes. Njė zė i brendshėm i tha: do tė qaj derisa tė mbulohem nga lotėt e mi!... Ēdo gjė i dukej e tepėrt. Edhe vetvetja i dukej e tepėrt. Dėshironte tė arratisej nga koha, nga jeta dhe nga ēdo gjė tjetėr. Mirėpo, tė gjitha rrugėt i kishte tė mbyllura me gurėt e varreve. Heshtja e tėrbuar ia kishte zgurdulluar sytė e verbėr. Ajo gjithnjė ishte zgėrdhirė me jetėn e tij. Zėri i saj sikur i thoshte: patjetėr iu nėnshtrove pushtetit tim! Ta shajta nėnėn, motrėn, pastaj tė njollosa sa deshta, ta nxiva fytyrėn kudo qė shkove... Sot nuk ke fytyrė tė dalėsh jashtė katėr mureve, sepse njerėzit tė pėshtyjnė nė fytyrė... Ha-ha! Tingujt e rrėmbyeshėm qė dilnin nga imazhi ia shponin zemrėn si tė ishin gozhda tė mėdha. E kaploi frika se sė shpejti do tė vdiste, e pasi tė varrosej heshtja do tė vinte dhe do tė kėnaqej duke u pėshurrė mbi varrin e tij... Ha-ha! As tė vdekur nuk do tė tė lė tė qetė! i thoshte ajo me zė tė zgjatur. Dėshironte tė dilte nga lėkura e tij, por ajo ishte bėrė shumė e ngushtė. Brenda lėkurės ishte bėrė e pamundur tė jetonte. Aty bėnte vapė e madhe, pastaj menjėherė bėnte acar i madh. Trupi i tij herė ngrihej e herė shkrihej. Pas ēdo procesi kishte tjetėr formė, tjera dimenzione. Jeta e tij i nėnshtrohej procesit tė metamorfozės. Vetėm heshtja ishte e njėtrajtshme. Ajo shtrihej nė tė gjitha anėt. “Ēdo gjė nė botė e ka fundin, i thoshte vetvetes me zė tė dėshpėruar, vetėm kjo heshtje e mallkuar nuk ka fund. Fundi i saj njė Zot e di pse mungon...
Edhe disa ēaste vazhdoi tė ulej kėmbėkryq e tė ngritej nė kėmbė. Pas njė kohe tė papėrcaktuar njė mjegull e zezė si futa ia hapi qepallat e pastaj me dhunė i hyri brenda...
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė