Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
|
Baba Tomori
Baba-Tomor, kish e Shqiperise,
mal i larte, fron i perendise,
tek ti vinin njerezit qe moti
per te msuar se curdheron zoti...
Tek te lutem dhe u duk e qare
te msoj qthot dhe per shqipetare.
Kane qene trima te levduar
dhe ne lufte sjane turperuar,
qene trima dhé memedhetare,
besa, feja si kishne dhe ndare,
Shkonin jeten me pucke ne dore,
Donin shqipen, sqene tradhetore,
lulezonte gjithe Shqiperia,
se skish shkelur si sot roberia,
gra e burra donin Shqiperine,
djem e cupa kendonin Lirine.
Sot qysh gjendet komb i Shqiperise!
I permbysur nga zgjedh e Turqise,
shqipetaret, si dhe bagetia,
zbathur, zhveshur vdesen nga uria!
Shqipetaret? Sot ska shqipetare,
turku, greku na kane perndare!
Prifti, hoxha, kisha dhe xhamia,
Na genjejne... U prish Shqiperia...
Mal i larte, me krye ne diell,
fron i zotit qeshte mbret ne qiell,
Baba Tomor, o mal i uruar,
ckane ngjare, gjithe ckane shkuar,
i di vete, sdubet te ti themi;
Cdo te ngjajne, te lutem rrefemi,
Sot e tutje, cthote perendia?
Do te heqe shume Shqiperia?
cfaj ka bere, cgjynahe paguan?
Nga Turqia te tere shpetuan:
Greku, serbi, velau, bullgari,
nene zgjedhe mbeti shqipetari
cthote zoti per kombine tone,
do ta lere pene sulltan qene?
Na shkretoi, na preu, na griu,
na cnderoi dhe gjakne na piu,
na mundoi, shpirtin na nxori!!1
Fshiu lotet dhe me tha Tomori:
0 shqipetaret e gjore,
Ndegjoni Baba-Tomore:
Kombi tuaj svete mbare
se beset u kane ndare.
Besa e bashkon njérine:
Ju pse e ndani perendine?
Si ungjilli dhe kurani:
nuke na dihete fundi;
me qiejte mos u mbani
se nuke mbahen gjikundi.
Te krishter e myslimane
gjithe nje perendi kane;
ini nje gjak, mor te ngere,
se nde nje vend kini lere.
Ini gjithe shqipetare,
sini greker a tartare,
hiqni dore nga rreziku,
shihi se cpunon armiku
i pabesi dhe i ligu.
Mblidhuni te béni bene,
te kujtoni Skenderbene,
te duani Memedhene,
te mos e lini te shkrete...
Ngrihi ta shpetoni vete,
se u ndin zot i vertete,
mos e peshoni Turqine,
mos e besoni Morene
te duani perendine;
te duani Memedhene
Erdhi dita te leftojme
per lirin e Shqiperise;
ja te vdesim, ja te rrojme
si burrat e trimerise.
|