Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-10-11, 13:27   #10
LaDy_Diaspora
Bride to be...
 
Anėtarėsuar: 20-07-11
Postime: 1,350
LaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėmLaDy_Diaspora i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dhuna familjare...

E keqtrajtuar pse s'kishte "letra"... (1)

Dikur i bashkonte dashuria dhe fėmija qė prisnin. Pastaj ndėrhynė vjehėrria qė e shtynė tė abortonte pa qenė ajo e vetėdijshme. E rrahėn dhe e pėrulen edhe kur lindi fėmijėn e dytė sepse donin nuse me ‘letra’ perėndimi. M.B. tash jeton nė Qipro ndėrsa Afrim Hajdari nė Zvicėr - tė dy tė rimartuar. Por, njė tragjedi e pashlyeshme mbetet nė mes tyre.

Kur nė vitin 2003 u martua me Afrim Hajdarin nga Gjilani, ajo asnjėherė nuk kishte menduar se historia e saj e dashurisė do t’i bėhej ankthi mė i tmerrshėm i jetės. E tėrė dhimbja iu shkaktua ngase vjehėrria nuk e kishin dashur pėr nuse tė djalit, sepse, ajo nuk posedonte ‘letra’ tė Zvicrės ose tė Gjermanisė.

Ishte vetėm njė vajzė e thjeshtė dhe e njomė e cila ia hapi zemrėn djalit tė vetėm tė kėsaj bote - kėshtu ėshtė zakonisht - tė cilin e mendonte dashurinė e jetės sė vet. M. B. (identitetin e sė cilės gazeta e mbron), ishte vetėm 17 vjeēare kur vendosi unazėn e gjilanasit nė gishtin e dorės sė saj. Ajo kishte mbetur shtatzėnė.

“U martuam se na ka lidhė dashuria”, rrėfen ajo. “Nė atė kohė unė kam qenė edhe shtatzėnė”.

Gjithmonė ka njė ‘por’. Siē duket kėtė lidhje nuk e kanė mbėshtetur tė gjithė. Prindėrit e burrit tė saj, Metush dhe Sevdije Hajdari kanė preferuar njė nuse me ‘letra’ tė Zvicrės e jo njė vajzė tė thjeshtė si M. B.

“Vjehrra dhe vjehrri mua nuk mė kanė dashtė, gjithmonė kanė preferuar njė nuse me letra tė Zvicrės qė ju ēon pare, e unė nuk kam pasur pare, kam qenė njė vajzė e thjeshtė”, rrėfen ajo duke shtrėnguar duart pėr tė mbajtur emocionet. “I kam pyetur shpeshherė pse nuk mė doni, ēfarė ju kam bėrė, pse po mė rrihni...por, ata thjeshtė mė kanė thėnė se nuk tė duam edhe pikė”.

Ndonjė herė jeta ėshtė thjesht rrėfim dhimbje.

M.B. ishte nė muajin e tretė shtatzėne dhe vet nė moshė tė mitur kur vjehrra i kishte thėnė se do tė duhej ta abortonte fėmijėn ngase ka pirė hapa dhe do t’i lindte fėmija me pasoja.

Nusja nuk kishte pranuar tė abortonte fėmijėn, tė cilin, nė pikėpamjen e saj, po e prisnin me padurim sė bashku me bashkėshortin.

Dukej njė ditė rutinore si tė tjerat, tė paktėn nė mėngjesin e saj, kur Sevdije Hajdari e kishte dėrguar M.B. nė ordinancėn e doktorit Ramadan Maliqi, nė Gjilan.

“Ka qenė diku mesdita kur kemi shkuar nė atė ordinancė. Kemi hyrė brenda, aty ka qenė edhe njė motėr medicinale e cila ka qenė shtatėzėnė…Mė kanė thėnė se do tė mė kontrollojnė”, rrėfen ajo. “Pastaj ka filluar me aletet e veta me ma mbyt fėmijėn”.

M.B. kishte filluar tė bėrtas. Ajo nuk i besonte mjekut i cili po i thoshte se fėmija ėshtė tashmė i vdekur dhe se duhet larguar nga mitra.

Nuk ėshtė skenar i ndonjė filmi horror, ėshtė historia e vėrtetė e njė gruaje e cila sot, pas gjashtė vitesh, ka vendosur tė flasė pėr tragjedinė e saj.

Vjehrrit nuk e donin dhe pėr ta ndarė nga djali i tyre bėnė gjithēka, duke tejkaluar ēdo kufij morali. Sot ajo i akuzon se ia kanė abortuar fėmijėn pa dijeninė e saj dhe se e kanė paguar doktorin Ramadan Maliqi nga Gjilani pėr ta kryer kėtė abort tė dhunshėm.

Kėtė deklaratė M.B. e kishte bėrė edhe nė dokumente zyrtare dėrguar policisė, prokurorisė dhe gjykatės nė Gjilan, qė nė vitin 2005.

Pavarėsisht kėsaj, ajo ishte kthyer atėherė tek burri sepse, siē thotė, ka qenė e re dhe ka pasė frikė tė rrėfej tė vėrtetėn. “Jam kthyer me shpresėn se do tė rregullohet gjithēka”.

Pas njė viti e gjysmė ajo kishte mbetur prapė shtatėzėnė mirėpo, kėtė nuk kishte guxuar t’ia rrėfente askujt me frikėn se do t’ia abortonin fėmijėn edhe njė herė. “Pėrveē burrit, nuk e ka ditur askush qė jam shtatzėnė. E kam lidhė barkun me gjithēka vetėm pėr t’u mos vėnė re se jam shtatzėnė”, rrėfen ajo.

Pėr gjėra tė tilla shpesh kujdesen fqinjėt. Njėra prej fqinjave e ka pėrhapur lajmin pėr shtatzėninė e re tė M.B. ndėrsa dhuna ndaj kėsaj u shtua sėrish. Pėr ēdo ditė, dy vjet me radhė, ajo pėrpiu shumė dhunė.

“Vjehrra e ka kuptoi qė kam mbetur shtatzėnė edhe atėherė kanė vazhduar me dhunė”. Ajo thotė se vjehrri i saj e ka rrahur aq sa ia ka shkulur flokėt me rrėnjė. Ishte luftė gjigante e njė individi fatkeq.

Rrahja vazhdoi edhe pas lindjes sė vajzės sė saj qė mundi tė dalė nė kėtė botė. “Edhe pasi kam lindur, dhuna e tyre nuk ndalej”, tregon M.B. “Ata asnjėherė nuk e kanė marrė ēiken me kėqyrė. Asnjėrėn nuk na donin”.

Atij nuk mund t’i thuhet dorėzim. M.B. nuk kishte rrugė tjetėr. Mė 26 prill 2006 ajo pėrfundimisht kishte dalė nga shtėpia e cila iu kishte bėrė ferr mbi tokė.

Atė ditė, mė herėt, ajo e kishte marrė vajzėn e saj pėr ta pastruar nė koritėn me ujė tė vakėt nė dhomėn e ndejės ngase kishte qenė tepėr ftoftė pėr ta larė nė dhomėn e vet. Kjo nuk iu kishte pėlqyer vjehėrrve tė saj, tė cilėt e kishin qortuar pėr kėtė gjest.

“Vjehrri mė ra shuplakė dhe mė bėrtiti…I thash se s’kam ku tjetėr se ėshtė ftohtė, por ai nuk mė dėgjoi dhe e kapi njė karrige pėr me mė ra”, rrėfen ajo.

Nga ai ēast M.B. e kishte lėnė vajzėn nė koritė dhe kishte dalė zbathur nga shtėpia pėr tė mos u kthyer kurrė mė. “Kam ikur sa kam mundur derisa kam dalė nė rrugė dhe e kam taku njė patrullė policore. Ata mė kanė dėrguar nė stacion dhe mė kanė marrė deklaratėn.

Kjo nuk kishte qenė hera e parė qė M. B e kishte rrėfyer tregimin e saj nė organet e sigurisė. Policia kishte qenė disa herė nė shtėpinė e saj, me tė raportuar rastin si dhunė nė familje.

Arbnora Leka dhe Shaban Hajdari ishin dy policėt nga departamenti pėr dhunė nė familje, tė cilėt ia kishin marrė deklaratėn ditėn kur vjehrri i saj ia kishte shkulur flokėt me rrėnjė.

Mirėpo, deklarata e viktimės nuk iu ka mjaftuar atyre ngase, sipas saj, ata i paskan thėnė se duhet tė durojė vjehrrėn se ėshtė mė e vjetėr.

Ėshtė e rrallė tė dėgjohen akuza ndaj zyrtarėve policorė tė cilėt u sugjerojnė viktimave tė dhunės nė familje qė ta durojnė dajakun.

Kėta dy policė nuk kanė pranuar me asnjė kusht tė flasin publikisht. Me tė kuptuar qėllimin e bisedės, ata u zhdukėn nga stacioni policor nė Gjilan. Zėdhėnėsi i policisė pėr kėtė rajon, Ismet Hashani ka mohuar akuzat tė cilat janė bėrė ndaj dy policėve. “Absolutisht nuk mund tė besojė se ėshtė e vėrtetė. Policia e ka kryer punėn nė mėnyrėn mė tė mirė”.

Prokurori i Qarkut nė Gjilan, Fahri Nuhiu, mė 24 maj 2005, kishte ngritur kallėzim penal ndaj Metush Hajdarit me akuzėn pėr lėndim trupor ndaj resė sė tij, M.B, tė cilėn Gjykata e Qarkut nė Gjilan e kishte pranuar po me atė datė por tė cilėn lėndė asnjėherė nuk e ka pėrfunduar.

Emine Salihu, ish-gjyqtarja e Qarkut nė Gjilan, e kishte pasur kėtė lėndė. Ajo ka lejuar qė kėtė lėndė ta mbulojė pluhuri dhe tė bie nė parashkrim duke mos ftuar pėr gjashtė vite me radhė asnjėherė palėt nė shqyrtim, gjė tė cilėn edhe Prokurori Nuhiu e konfirmon. “Nuk kemi marrė asnjėherė ftesė pėr kėtė rast dhe e kemi kuptuar qė lėnda ėshtė parashkruar”, tha ai.

Nė vitin 2009, gjyqtarja Drane Simani ka marrė aktvendim qė tė pushohen procedurat penale pėr rastin ngase lėnda tashmė veē ishte e parashkruar sepse kishte kaluar dyfishi i afatit kohor pėr tė cilin ishte paraparė qė ky rast tė pėrfundohet.

As Policia e as Prokuroria nuk mbajnė pėrgjegjėsi pėr parashkrimin e kėsaj lėnde. Zėdhėnėsi i policisė sė Gjilanit, Ismet Hashani, tha se Policia e ka kryer punėt e vet si duhet ndėrsa prokuroria ia hedh fajin gjykatės pėr mosmarrjen e veprimeve ndaj rastit.

Gjyqtarja Emine Salihu, ndėrkaq, nuk ka dashur tė deklarohet. Ajo gjatė kohės kur ka qenė gjyqtare e ngakruar me kėtė rast, ka pranuar edhe lėndė mė tė reja se kjo dhe i ka pėrfunduar ndėrsa rastin e kėsaj gruaje nuk e ka marrė fare nė dorė.

Pėr juristin Kolė Ramaj kjo paraqet shkelje drastike tė tė drejtave tė njeriut si dhe keqėpėrdorim tė pozitės zyrtare nga ana e gjyqtarės. “Nėse ajo ka kryer lėndė mė tė reja dhe kėtė e ka lėnė tė parashkruhet, atėherė ka vend pėr dyshime se ajo qėllimisht nuk e ka kryer lėndėn”, tha ai.

Prokuroria ndėr tė tjera ishte e njoftuar edhe pėr abortin e dhunshėm mirėpo, nuk kishte shkuar fare nė ordinancėn e Ramadan Maliqit pėr tė verifikuar nėse aty ka abortuar vitkima nė fjalė. Prokurorit Nuhiu iu ka dukur mė e logjikshme qė tė bisedojė personalisht me doktorin nė Spitalin Rajonal tė Gjilanit, ndėrsa ky i fundit i paska thėnė se nuk e ka M.B. nė regjistrin e personave qė kanė bėrė abort. Pėrndryshe Policisė, Maliqi i kishte thėnė se nuk ka regjistėr fare. “Mjeku na ka thėnė se nuk mban regjistėr pėr pacienta”, tha zėdhėnėsi Ismet Hashani.

Nė ordinancėn ‘Nataliteti’ te gjinekologu Ramadan Maliqi, ku ndodhej edhe M.B., mjeku ėshtė pyetur nėse e kishte kėtė grua nė regjistrin e tij, mirėpo ai nuk ka pranuar tė deklarohet. Maliqi thoshte vetėm se nuk i kujtohen gjėrat nga viti 2003.
__________________
Just happy...
LaDy_Diaspora Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė