Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-09-08, 04:51   #63
adidu
 
Anėtarėsuar: 12-12-07
Postime: 108
adidu me shokė shumeadidu me shokė shume
Gabim Titulli: Adrian DULE - KRIJIME

* * *
Nuk di sa kohė kalova nė pėrhumbje.
Hapa sytė. Gjelbėrim i mrekullueshėm mė rrethonte.
Pashė… duart dhe kėmbėt e mia.
U lumturova.
Vrapova me klithma ngazėllimi.
- Jam njeri sėrish. Jaaaam njeeeri…njeeeri – ushtonte zėri im nė atė kopėsht tė mrekullueshėm me pemė, e lule shumėngjyrėshe.
I lodhur nga lumturia, u shtriva nė tokė me krahėt hapur, e fytyrė nga qielli. Shikimi u pėrplas nė atė kaltėrsinė e pafund, tė cilėn e kujtoja me mall kur isha tokė dhe sytė mė shihnin vetėm errėsirė kozmike. Dielli mė dukej i vogėl si njė portokall.
Mendimet dilematike filluan tė mė vrundullojnė nė kokė si dikur kur isha tokė.
- Jam nė tokė, apo nė parajsė?
Mbaja mend se toka po shkatėrrohej, teksa pėrhumbesha. Nuk dija nėse ishte shkatėrruar plotėsisht, por edhe me aq sa pashė nuk arrija tė besoja se mund tė kishte mbetur gjė nė kėmbė. E pėr mė pak njerėz, apo gjallesa.
- Jam nė parajsė – pėshpėrita ngadalė me njė fije bari nė buzė.
Lumturia u kėput si lule. U tha sakaq. Dhimbja, nga maja e thoit rozė, e deri nė skajin e fundit tė fijeve flokore.
Shkatėrrova tokėn me dilemat dhe emocionet.
Shuajta njerėzimin.
Ktheva tokėn nė planet tė vdekur.
Lotėt mė rridhnin tė nxehtė.
Parajsa m’u kthye nė ferr.
Imagjinoja ēastet e fundit tė llahtarit njerėzor. Qiellin tė flakėronte. Dheun tė villte zjarr dhe gjėmonte. Fėmijė me sy tė pafajshėm tė ngjeshur pas prindėrve tė dridhur. Prindėr qė shtrėngonin fėmijėt pėr ti mbrojtur. Femra shtatzėna me duart nė bark qė mallkonin ditėn kur u mbarsėn. Pleq tė pėrgjunjur qė i luteshin zotit me kokėn nga qielli.
- Mos mė ler nė parajsė o Zot… mė dėrgo nė ferr tė vuaj flakėt, siē vuajti njerėzimi prej meje – bėrtita me klithmė gjoksore duke u ngritur mbi kėmbėt qė mė dridheshin.
- Nuk je nė parajsė, por nė tokė, o njeri qė Zoti tė bėri tokė dhe toka tė bėri njeri. – dėgjova njė zė femėror qė vinte pas njė peme molle diku aty pranė.
Ktheva sytė. Me dorėn tė mbėshtetur nė njė degė tė mbushur me mollė u shfaq ajo…femra e atyre fjalėve. Ishte e bukur sa lulet dhe gjelbėrimi, por me sy trishtė. Mė kujtoi vėshtrimin e fundit tė hėnės.
- Jam Hėna – tha duke u afruar ngadalė, sikur t’ mė kishte lexuar mendimin.
Ishte kthyer edhe ajo nė njeri pas shkatėrrimit tim. Unė mashkull, ajo femėr. Tė dy nė tokė dhe jo nė parajsė.
- Mos qa, e mos dhimb pėr atė qė ndodhi. Njerėzimi ja bėri vetes. Ti thjesht kuptove se nuk mund tė bėje asgjė dhe dėshpėrimi yt ishte njė zgjidhje, tė cilėn Zoti e dinte se do ndodhte qė ditėn kur vendosi tė tė shėndrojė nė tokė.
- Pse mė zgjodhi pikėrisht mua?! Mua qė vuaja pėr njerėzimin, qoftė si njeri dhe qoftė si tokė.
- Ndoshta qė tė tė sjellė kėtu sė bashku me mua, e tė krijojmė njė njerėzim tė ri – tha me nėnqeshje nė cepin e buzėve.
Kėputi njė mollė tė kuqe qė xixėllonte nėn rrezet e diellit ngjyrė portokalli.
Duke vėrtitur mollėn nė dorė u afrua pranė meje. Hiri i saj, fjalėt e saj dhe aroma trallisėse femėrore mė qetėsuan sakaq.
Tek e fundit ndodhesha nė tokė, e jo nė parajsė dhe toka lulėzonte sėrish.
Adrian Dule
adidu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė