Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-11-06, 02:23   #2
musl|m
Rob i All-llahut
 
Avatari i musl|m
 
Anėtarėsuar: 25-09-04
Vendndodhja: ILIRIDA
Postime: 1,153
musl|m e ka pezulluar reputacionin
Gabim Emrat dhe Cilėsitė e All-llahut

E dyta:

Pastrimi i shpirtėrave dhe edukimi i tyre, qė tė adhurojnė Allahun njė, tė vetėm.

Mesazhet e zbritura nga Allahu, synojnė tė rregullojnė gjendjen e njeriun dhe rruga e rregullimit ėshtė, qė tė edukohen robėrit nė adhurimin e Allahut. Ēelėsi, me tė cilin hapėn tė Dėrguarit zemrat e njerėzve, ishin ajetet e Allahut, tė cilat flisnin rreth Zotit tė tyre dhe i lidhnin zemrat e tyre me Tė. Kėshtu drejtohen zemrat dhe fytyrat e robėrve, pėr tek njė Zot i vetėm.

Boshti rreth tė cilit, sillet i gjithė Kur’ani, ėshtė pėrmbledhja e cilėsive tė Allahut, pėrmbledhja e veprave tė Tij nė univers, sqarimi i Madhėrisė sė Allahut, ftimi i njerėzve pėr t’iu pėrgjigjur ligjeve tė Allahut dhe pėr t’iu larguar gjėrave qė tėrheqin zemėrimin e Allahut si dhe sqarimi i shpėrblimit, qė ua jep Allahu atyre qė i binden dhe ndėshkimin, me tė cilin do tė ndėshkojė tė ata qė e kundėrshtojnė.
Ky diskutim sikurse ka ardhur nė Kur’an, ka qėnė dhe do tė jetė faktori qė lėviz zemrat, trondit nefset ( vetet ) dhe zhduk ndyrėsirat dhe pisllėqet, qė pengojnė nga e mira.

Lexoje fjalėn e Allahut, e cila tregon pėr ndikimin qė lėnė, nė shpirtrat e tė mirėve tė umetit, kėta ajete tė zbritura nga Allahu: “Allahu zbriti fjalėt mė tė shkėlqyera, njė Libėr pjesėt e tė cilit i pėrngjasin njėra-tjetrės, nė mirėsi e vėrtetėtsi, shpesh i pėrsėritur. Lėkurat e atyre qė kanė frikė zotin e tyre, dridhen prej tij. Pastaj lėkura dhe zemra e tyre, zbutet me kujtimin e Allahut “.[Ez Zumer: 23]

Njohja e emrave dhe cilėsive tė Allahut, tė mbron nga rrėshqitja nė gabime, tė ngren pas rėnies nė gabim (gjynah) tė hap derėn e shpresės, tė ndihmon pėr durim dhe tė mbron nga pesimizmi dhe dembelizmi.

Zemrat e njerėzve, ndoshta dėshirojnė tė veprojnė gjynahe, por kur kujtojnė se Allahu i sheh dhe se do tė dalin para Tij, tėrhiqen dhe largohen nga gjynahu. Njeriu bie nė gjynah pastaj kujton mėshirėn e madhe tė Allahut dhe nuk vazhdon nė veprimin e gjynahut, nuk zhytet mė shumė nė rrugėn e shkatėrrimit, por kthehet tek Zoti i Tij, i Cili e pranon teuben (pendimin) e robėrve dhe i mėshiron ata.

Robin e prekin fatkeqėsira dhe gjėra tė urryera, por ai nuk shqetėsohet dhe nuk shfaq panik. I mbėshtetet Allahut dhe i pėrballon gjėrat e urryera me zemėr tė kėnaqur. Ibnul Kajim ka thėnė: "Prej sekreteve tė Kur'anit tė madhėrishėm, ėshtė se ai u drejtohet njerėzve, me shprehje tė cilat u shfaqin Zotin e Lartėsuar njerėzve, nėpėrmjet cilėsive tė Tij. Nė disa ajete, Allahu u shfaqet njerėzve, me anė tė cilėsive tė madhėrisė dhe tė lartėsisė. Kėta i bėjnė njerėzit, qė tė nėnshtrohen, tu thyhen zemrat, ti drejtohen Atij me zėra tė pėrkushtuar dhe tu shkrihet mendjemadhėsia, siē shkrihet kripa nė ujė.

Nė disa ajete u shfaqet me anė tė cilėsive tė bukurisė dhe pėrkryerjes, tė cilat tregojnė pėr bukurinė dhe pėrkryerjen e qėnies. Kjo bėn qė njerėzit ta duan Allahun, me tė gjithė fuqinė e dashurisė, qė kanė sipas njohurive tė tyre rreth bukurisė dhe pėrkryerjes, sė cilėsive tė Allahut. Kėshtu qė zemra e robit, boshatiset nga ēdo gjė tjetėr, pėrveē dashurisė pėr Allahun.

Kur u shfaqet me anė tė cilėsive tė mėshirės, bamirėsisė dhe butėsisė, lėviz fuqia e shpresės nga zemrat e robėrve dhe angazhohen pėr tė punuar sa mė shumė, qė tė arrijnė mirėsitė e Allahut.

Kur u shfaqet me cilėsitė e drejtėsisė, hakmarrjes, zemėrimit, urrejtjes dhe ndėshkimit, frenohet nefsi qė urdhėron pėr tė keqe, dobėsohet fuqia e tij pėr epsh, zemėrim,lojė dhe lakmi pėr haram dhe i shtohet frika, nga ndėshkimi i Allahut.

Kur u shfaqet Allahu me anė tė cilėsive tė urdhėrimit, ndalimit, besės, porosisė, dėrgimit tė tė dėrguarve, zbritjes sė librave dhe ligjvėnies. Atėherė lėviz dėshira dhe fuqia e robėrve pėr tė zbatuar, pėr tė pėrcjellė tė vėrtetėn dhe pėr tė besuar lajmet me tė cilėt kanė ardhur tė Dėrguarit.

Kur u shfaqet me anė tė cilėsive tė dėgjimit, shikimit dhe dijes, rigjallėrohet dhe aktivizohet tek robi, fuqia e turpit. Ai turpėrohet nga Zoti i tij, qė ta shikojė atė qė e urren Ai, ose tė dėgjojė atė qė e urren Ai, ose tė fshehė nė zemrėn e tij atė qė e bėn tė urryer tek Allahu. Kėshtuqė do tė bėhen lėvizjet, thėniet dhe mendimet e Tij, sipas kritereve dhe standarteve tė sheriatit.

Kur u shfaqet me anė tė cilėsive tė mjaftimit, dashurisė, rregullimit tė gjėrave nė interes tė tyre, shmangies se fatkeqėsive prej tyre, ndihmimit tė tė dashurve tė Tij dhe mbrojtjes se tyre, rigjallėrohet tek robi fuqia per t’iu mbėshtetur Allahut, pėr ti dorėzuar, sukseset dhe rezultatet e punėve nė dorė tė Tij dhe pėr tu kėnaqur me atė qė e vepron Allahu ndaj robit .

E treta:

Njohuria me e lartė, ndėr tė gjitha njohuritė, ėshtė njohja e Allahut.

Qė nė tė kaluarėn, po ashtu edhe nė tė tashmen, njerėzit kanė patur zell tė madh pėr dituri dhe njohuri. Ata kėrkojnė nėpėr gėrmadha dhe shpella, pėr tė njohur ngjarjet e popujve tė kaluar dhe gjendjet e tyre. Studiojnė profecitė qė flasin pėr tė fshehtėn, qė tė njohin ngjarjet qė do tė ndodhin. Shpikin satelitė pėr tė njohur yjet dhe planetet, madje kanė dėrguar anijet kozmike, tė cilat ecin nė hapėsirė pėr tė mbajtur njerėz apo mjete, qė tė zbulojnė universin dhe tė sqarojnė atė qė nuk dihet rreth tij.

Njerėzit kanė hulumtuar tokėn, malet, kodrat, shtresat e tokės. Janė zhytur nė dete, pėr tė njohur kafshėt dhe sekretet, qė gjėnden nė ta. Kanė studiuar pėrbėrjen e njeriut, bimėve dhe kafshėve. Ata kanė pėrpiluar libra, pėr tė regjistruar njohuritė, qė kanė marrė gjatė kohėravė dhe kanė shkruajtur shkencat e ndryeshme, si historinė, gjeografinė, astronominė, kiminė, fizikėn, mjekėsinė etj..

Pėrderisa lartėsia e njohurisė, ėshtė sipas lartėsisė sė tė njohurės, atėherė padyshim njohuritė qė na bėjnė tė njohur Zotin tonė, janė njohuritė mė tė larta. Ai qė ka dituri dhe njohuri rreth Allahut, ėshtė mė i mirė se ai qė ka njohuri rreth yjeve, shtresave tė tokės, njerėzve, kafshėve e tjerė.

Ka thėnė Ibnul Arabi (Allahu e mėshiroftė): "Lartėsia e dijes, ėshtė sipas lartėsisė sė tė diturės. Krijuesi ėshtė mė i larti i gjėrave tė ditura, si rrjedhojė dituria rreth emrave tė Tij, ėshtė dituria mė e lartė.".

Islami i fton pasuesit e Tij pėr dituri, vėzhgim dhe hulumtim nė univers. Por ai i shan ata qė dituria e tyre, qėndron nė kufijt e jetės dhe nuk i kalon kufijt e jetės, pėr tė njohur Krijuesin e jetės dhe pėr tė kuptuar qėllimin e krijimit tė jetės dhe gjallesave.

Allahu i Lartėsuar ka thėnė: Ata dinė vetėm pamjen e jashtme tė jetės sė kėsaj bote dhe janė krejt tė pavėmendshėm, pėr fundin e punėve nė Jetėn e Pėrtejme.” [Err-Rrum: 7]

Nėqoftėse njohuritė fetare, janė njohuritė mė tė mira dhe mė tė larta, padyshim se njohuria, qė na bėn tė njohur Zotin tonė, ėshtė mė e larta ndėr tė gjitha njohuritė. Prandaj ajetet, qė na japin njohuri rreth Allahut, emrave dhe cilėsive tė Tij, janė ajetet mė tė mira tė Kur’anit. Ajeti El Kursij, sikurqė ėshtė pėrcjellė nė hadith tė saktė, ėshtė ajeti mė i mirė nė librin e Allahut. Sureja Ihlas, ėshtė e barabartė me njė tė tretėn e Kur’anit. Kėta ajete nuk janė madhėruar, pėrveēse nga fakti qė bėjnė fjalė, pėr Allahun, tė Adhuruarin e vetėm me tė drejtė.
__________________
Thotė All-llahu: "A menduan njerėzit tė thonė: "Ne kemi besuar, e tė mos vihen nė sprovė?" (29.2)
musl|m Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė