Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-07-08, 15:11   #162
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Nė Ural gjenden eshtrat e fėmijėve tė mbretit

Moskė, 16 korrik - Prokurorėt rusė konfirmuan se eshtrat e gjetura vitin e kaluar, u pėrkasin djalit dhe vajzės sė Car Nikola II. Zyra e kryeprokurorit tha se mostrat e DNA-sė dhe analizat e dhėmbėve treguan se mbetjet e gjetura nė Ural, janė tė princit Aleksei dhe vajzės Maria. Njoftimi u bė disa orė para fillimit tė ceremonive pėr shėnimin e 90-vjetorit tė vrasjes sė familjes sė Carit nga bolshevikėt, nė vitin 1918.

Nė pėrleshjet nė Turqi vriten edhe 11 militantė kurdė

Ankara, 16 korrik - Ushtria turke bėri tė ditur se 11 militantė kurdė janė vrarė nė pėrleshjet nė Turqinė juglindore, duke e ngritur nė 33 numrin e kryengritėsve tė vrarė nga ushtria nė pesė ditėt e fundit. Ushtria tha se ata janė vrarė nė operacionin nė provincėn Hakari, e cila ėshtė nė kufi ndėrmjet Irakut dhe Iranit. Ushtria njoftoi dje pėr 22 militantė tė vrarė nė provincėn Sirnak.

NATO zhvendos disa pika tė kontrollit nė Afganistanin verilindor

Kabul, 16 korrik - NATO bėri tė ditur sot se ėshtė larguar nga disa pika kontrolli nė Afganistanin verilindor, disa ditė pasi nė sulmet e militantėve u vranė nėntė ushtarė amerikanė dhe u plagosėn 15 tė tjerė. Zyrtarėt afganė thanė se ushtarėt u larguan nga baza nė provincėn Kunar, ndėrsa zėdhėnėsit e NATO-s thanė se ushtarėt janė larguar nga pika e kontrollit atje. Ushtarėt kanė zhvendosur postin e kontrollit nė afėrsi tė fshatit Vanat.

Biznesmenė turq vlerėsojnė mundėsinė e investimeve nė Kosovė

Prishtinė, 16 korrik - Delegacion i biznesmenėve nga Turqia u informua sot nė Odėn Ekonomike tė Kosovės pėr mundėsitė e investimeve nė Kosovė dhe krijimin e partneriteti mė tė avancuar tė bizneseve tė dyja vendeve. Takimi nė mes tė biznesmenėve nga regjioni i Stambollit dhe biznesmenėve kosovar nė Odėn Ekonomike tė Kosovės (OEK) u cilėsuar si rast i mirė pėr promovimin e mundėsive pėr investime tė drejtpėrdrejta nė Kosovė. Drejtori pėr marrėdhėnie me jashtė nė OEK Safet Gėrxhaliu theksoi se ėshtė e pamundur tė mendohet se Kosova do tė ketė stabilitet politik, nėse nuk do tė sigurohet zhvillimi ekonomik, mirėpo zhvillim ekonomik nuk do tė ketė nėse nuk krijohet njė ambient i volitshėm pėr tė inkurajuar investitorė nga jashtė. Duke folur nė emėr tė biznesmenėve nga Turqia, Nezih Liman, tha se biznesmenėt turq para luftės, gjatė dhe pas luftės, kanė qenė gjithnjė tė pranishėm nė Kosovė me investime tė tyre. "Ne jemi kėtu sot tė gjithė sė bashku pėr tė shikuar mundėsinė pėr t'i dhėnė njė shtytje zhvillimit ekonomik tė Kosovės". Ai tha se delegacioni i afaristėve nga Turqia pėrbėhet nga biznesmenė tė fushave tė ndėrtimtarisė dhe tekstilit, por edhe fushave tjera.

Maqedonia njeh pasaportat e Kosovės

Shkup, 16 korrik - Ministria e Jashtme e Maqedonisė njoftoi se do t'i njoh pasaportat e reja tė Kosovės, duke i konsideruar ato si vazhdimėsi e pasaportave tė UNMIK ut. Petar Ēulev nga kjo ministri tha se "qytetarėt e Kosovės lirisht do tė mund tė hyjnė nė Maqedoni me pasaportat e reja, sikurse edhe deri mė tani". Maqedonia ende nuk e ka njohur pavarėsinė e Kosovės.

Sejdiu pėrshėndet gatishmėrinė e Ēekisė pėr investime nė sferėn ekonomike

Prishtinė, 16 korrik - Presidenti i Republikės Fatmir Sejdiu, priti sot, Zėvendėsministrin e parė tė Punėve tė Jashtme tė Republikės Ēeke Tomash Pojar. Nė kėtė takim u bisedua pėr proceset e bashkėpunimit, pėr angazhimet qė Ēekia ka pasė nė mbėshtetje tė Kosovės, si dhe pėr rolin e veēuar qė kishte presidenti Havel dhe e gjithė elita qė ka udhėhequr shtetin e Ēekisė nė procese tė rėndėsishme tė reformave dhe tė lėvizjes sė tyre tė shpejtė nė proceset integruese nė Bashkimin Evropian edhe nė NATO. Presidenti i Republikės Fatmir Sejdiu, duke e falėnderuar z. Pajar pėr rolin e Ēekisė nė nxitjen e mbėshtetjeve tė lirisė nė radhė tė parė tė Kosovės, me njohjen e pavarėsisė sė Republikės sė Kosovės, e pėrshėndeti gatishmėrinė qė kanė pėr investime tė rėndėsishme nė sferėn ekonomike, posaēėrisht nė fushėn e energjetikės si dhe pėr bashkėpunimin e mėtejshėm nė tė gjitha nivelet nė mes tė dy shteteve sovrane. "Dėshiroj edhe njė herė qė t'i pėrcjell falenderimet mė tė thella pėr Republikėn Ēeke, pėr vendimet qė ka marrė, pėr mbeshtetjen qė i ka dhėnė Kosovės, pėr punėn e kontigjentit ēek nė kuadėr tė forcave tė KFOR it nė Kosovė, qė ėshtė njė kontigjent jashtėzakonisht profesional dhe i disiplinuar", theksoi Presidenti. Ndėrsa, Zėvendėsministėr ēek, i cili po qėndron nė vendin tonė me rastin e hapjes sė Ambasadės sė Republikės Ēeke nė Kosovė, tha se stabiliteti, prosperiteti, demokracia, respekti pėr individė dhe tė drejtat civile kėtu nė Kosovė dhe poashtu nė tė gjithė regjionin nuk ėshtė i mirė vetėm pėr regjionin, por pėr tė gjithė Evropėn dhe pėr Republikėn Ēeke. "Mendoj se ka shumė projekte qė mund t'i bėjmė sė bashku nė sektorin e ekonomisė, investitmeve dhe energjetikės dhe ne jemi tė gatshėm t'i bėjmė ato nė Republikėn e Kosovės", pohoi ai. Duke iu pėrgjigjur njė pyetje tė gazetarėve pėr sferat nė tė cilat kompanitė ēeke janė tė interesuara nė Kosovės, Pojar tha: "Ne kemi pėrmendur kompaninė ĒES, e cila ėshtė mė shumė se 60% pronė e shtetit Ēek, e cila ėshtė njė nga lojtarėt mė tė mėdhenjė nė tregun ballkanik. Kjo kompani po shqyrton mundėsitė pėr investime jo vetėm nė Kosovė por edhe nė shtetet e tjera tė regjionit. ĒES ėshtė shumė e interesuar pėr ivestime nė Kosovė dhe po presim pėr njė hap nga qeveria e Kosovės dhe pastaj ne jemi tė gatshėm. Gjatė takimit me Presidentin Sejdiu, z. Tomash Pajar, ripėrsėriti zotimin e vendit tė tij se do tė jenė prezent nė Kosovė pėr tė ruajtur stabilitetin e Kosovės dhe tė gjithė regjionit.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė