Tema: Shteti
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-11-07, 13:43   #18
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shteti

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Berkan
Pikerisht koncepti i konferences se Montevideos eshte i vetmi koncepti i cili zbatohet ne praktike, sepse nuk mund te kemi shtet pa pushtet, nuk mund te kemi shtet pa territor si dhe nuk mund te kemi shtet edhe pa popullsi. ndoshta ndonjeri prej elementeve mund te kete nje rendesi me te vecante mirepo prapseprap ne mungese te vetem njerit element nuk mund te formohet shteti. Ndersa problemi i Kosoves deri pas clirimit ne vitin 1999 ishte se Kosva nuk kishte pushtet ne kuptimin e plote te fjales, kishte organe paralele mirepo nuk kishte pushtet faktik.
Ok, ma merr mendja qe i kuptuam mendimet e njeri-tjetrit persa i perket pershkrimit/definimit te termit shteti. Tash me intereson interpretimi i termave te perdorur ne keto definicione qe i takuam. Po e marrim "definicionin" e Montevideos, i cili , sic thua ti, po i permendka 4 elementet:

populli,
territori,
pushteti,
aftesia per te hyre ne marredhenie nderkombetare.

A eshte i mundshem nje definim apo interpretim me i afert i ketyre elementeve? Si shtylle mendimesh mund te marrim pyetjet e Dilaverit qe i ka shtruar ne lidhje me shtetin. Pra cka eshte "populli"? Cka "territori"? P.sh. a mjaftojne 10000 banore qe te mund te flitet per "popull" ne kuptim te Montevideos/Drejtes Nderkombetare? A mjaftojne 100 banore? Cili eshte kufii i ketij termi? Cili ai i termeve (3 elementeve) tjera? Sigursisht se nuk mund te kerkojme tani vetem mendime "ekspertesh", por thjeshte te japi cilido mendimin e tij se si do i kishte definuar keto elemente, apo ku e sheh kuptimin e tyre, e tjera pyetje te pershtatshme.

arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė