Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-07-11, 14:57   #31
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Tadiq: Pas ndėrhyrjes sė Prishtinės qėndron politika amerikane

Presidenti serb Boris Tadiq ka vlerėsuar se pas ngjarjeve tė fundit nė Kosovė, dialogu mes Kosovės dhe Serbisė ėshtė nė krizė dhe se ai mund tė vazhdojė vetėm pasi qė tė kthehet gjendja e mėhershme.

“Ne dėshirojmė qė tė vazhdojmė dialogun, por kėtė do ta bėnim atėherė kur situata tė kthehet siē ishte para intervenimit tė njėsisė ROSU”, ka thėnė Tadiq nė njė intervistė pėr televizionin serb B92.

Ai ka vlerėsuar se nė Prishtinė ka pasur ndikim politika amerikane dhe ambasadori amerikan nė Prishtinė dhe se nga ta edhe varet nėse shqiptarėt do t’i kthehen dialogut.

“Do tė ishte e dobishme qė ambasadori amerikan nė Prishtinė tė mos japė deklarata qė nxisin konflikt dhe mos tė trimėrojė administratėn e Prishtinės nė reaksione agresive”, ka thėnė Tadiq.

Ai ka thėnė se sipas informacioneve qė ka, “strukturat kriminale nė Kosovė tė lidhura edhe me serbėt edhe me shqiptarėt janė pėrgjegjėse” pėr djegien e pikės kufitare nė Jarinė.

“Duhet pyetur me kujdes se kush dha instruksione pėr djegien e atij vendkalimi doganor ku serbėt pėrbėnin shumicėn, dhe qė sipas marrėveshjeve tė mėhershme, ajo pikė doganore nuk paraqiste asnjė problem. Djegia e saj cėnon interesat e Republikės sė Serbisė dhe tė popullit serb nė Kosovė”, ka thėnė Tadiq.

Ai ka thėnė se “ėshtė befasuese se politikėn nė Kosovė e udhėheq njė ambasador i SHBA-sė”, i cili, sipas Tadiqit, “mė shumė se njėherė ka vėnė nė dukje deklaratat e tij radikale”.

BSot

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Arb : 30-07-11 nė 14:57
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante