Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-11, 02:13   #36
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Mercenarė rusė nė Veri


Nga Valmir Klaiqi mė 01 gusht 2011 nė ora 17:15
Nė mesin atyre qė kanė vėnė bllokada nė rrugėt nė Veri tė Kosovės nuk ka vetėm pjesėtarė tė strukturave paralele, tė MUP’it serb dhe shėrbimit inteligjent tė Serbisė, por edhe terroristė si dhe mercenarė tė ardhur nga Rusia.

“Nėpėr bllokada nė rrugėt nė Veri ka njerėz tė armatosur tė grupit terrorist Garda e Car Llazarit si dhe mercenarė rusė”, kanė thėnė tė hėnėn pėr Express, burime nga Agjencia e Kosovės pėr Inteligjencė (AKI).

Nėpėr bllokada dhe rreth tyre ka njerėz tė armatosur, ka thėnė zyrtari me kusht anonimiteti.

“Kėtė e kanė konfirmuar organet kosovare tė sigurisė si dhe ato ndėrkombėtare”, ka shtuar ai.

“Fatkeqėsisht, strukturat paralele, kryetarėt e paligjshėm tė komunave nė Veri si dhe kriminelėt Marko Jaksic, Milan Ivanovic dhe rrjeti i tyre kriminal kanė detyruar edhe qytetarė tė thjesht serbė tė qėndrojnė me orar nėpėr barrikada”, ka thėnė burimi.

Tė gjitha kėto struktura qė kanė ushtruar dhunė gjatė javės sė kaluar dhe po e mbajnė gjendjen nė tension janė inkurajuar dhe nxitur tė veprojnė kėshtu edhe nga zyrtarė tė Qeverisė sė Serbisė qė kanė qėndruar kėto ditė nė Kosovė.

“I keni parė duke mbajtur konferenca pėr shtyp nė vendet ku janė bllokuar rrugėt”, ka thėnė ai pėr Express.
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė