Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-01-12, 15:09   #78
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

XHAMARIA BIEMI DHE MITI PĖR SKĖNDERBEUN





Avni Alcani


Me rastin e 544-vjetorit tė vdekjes sė Skėnderbeut

Cilido shqiptar, studiues apo lexues i thjeshtė qė e ka lexuar, studiuar dhe hulumtuar jetėn dhe veprėn e Gjergj Kastriot Skėnderbeut, do ta kishte shumė tė vėshtirė tė dilte nga miti qė ėshtė krijuar pėr figurėn e Heroit Kombėtar, pasi ky mit ėshtė krijuar ndėr vite nga tė gjithė shqiptarėt pėr vetė shqiptarėt.

Por ky mit ėshtė ushqyer edhe nga njė lloj literature aventureske, e cila ėshtė krijuar nė shekujt e kaluar, siē ėshtė, p.sh., libri “Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander-begh” (Breshia, Giam, Battista Bossino 1742), i njė autori italian tė shekullit tė 18, priftit nga Breshia, Xhamaria Biemi, vepra e tė cilit ėshtė vlerėsuar si “vepra mashtruese e hileqare” dhe vetė autori i saj si jo serioz dhe si njė falsifikator profesionist.

* * *

Historianė shqiptarė tė shek. tė 20, tė cilėt janė marrė me studimin e figurės sė Skėnderbeut, nė lidhje me Xh. Biemin dhe veprėn e tij tė sipėrpėrmendur, janė ndarė nė dysh, duke pasur mendime dhe opinione tė ndryshme nga njėri-tjetri. Dy prej historianėve mė tė njohur shqiptarė, qė kanė shkruar libra pėr historinė e Skėnderbeut, siē janė Fan S. Noli dhe Kristo Frashėri, e pranojnė Biemin dhe veprėn e tij, kurse disa historianė tė tjerė (Aleks Buda, Dhimitėr Shuteriqi etj.), e kundėrshtojnė si Biemin, por edhe veprėn e tij.

Noli, nė librin “Gj. K. Skėnderbeu. 1405-1968” (Tiranė 1967), shkruan se burimet qė janė nxjerrė nga libri i Biemit janė shumė tė besueshme. Kjo, sipas tij, pasi Biemi paska shfrytėzuar librin e njė biografi tė vjetėr shqiptar, qė ėshtė quajtur Anonimi i Tivarit dhe se “Biemi ėshtė i pari dhe i vetmi historian qė e pėrdori librin e Tivarasit, i cili duket se ka humbur pėrfundimisht” (Noli, faqe 158). Tė njėjtin qėndrim me Nolin, pėr Xh. Biemin dhe veprėn e tij, mban edhe historiani i mirėnjohur Kristo Frashėri nė librin “Skėnderbeu. Jeta dhe vepra”, (Tiranė 2002).

Kundėrshtarėt e Biemit hedhin dyshime nė tė dhėnat autentike qė jep ky autor nė veprėn e tij pėr Skėnderbeun. Dh. S. Shuteriqi, nė shkrimet kushtuar aranitėve, shpeshherė e ka pėrmendur edhe Biemin si biograf tė Skėnderbeut, por ai shkruan pėr abatin breshian se “Biemi… ka fantazuar shumė”. Kurse historiani i shquar shqiptar, Aleks Buda, nė parathėnien e librit tė F.S. Nolit, “Gj. K. Skėnderbeu 1405-1968”, shkruan se “Njė e metė qė mbėshtetet akoma nė punimin e ri tė Nolit ėshtė fakti se ai vazhdon tė pėrdorė si burim tė dorės sė parė disa burime tregimtare shumė tė dyshimta. E kemi fjalėn pėr historinė e tė ashtuquajturit “Tivaras”, pėr tė cilin historianė me autoritet kanė shprehur mendimin e argumentuar se kemi tė bėjmė me njė falsifikim tė njė falsifikatori profesionist tė shek. XVIII, Xhamaria Biemi” (Buda, “Fan S. Noli, historian i Skėnderbeut”, Parathėnie e librit: “Gj.K.Skėnderbeu. 1405-1968”, Tiranė 1967, faqe 8). Buda e vijon mė tej kritikėn ndaj Nolit, kur thotė se “pėr shkak tė kėtij burimi kaq tė dyshimtė, Noli lė qėllimisht pas dore njė burim si biografinė e hartuar nga shqiptari Marin Barleti, tė cilin kėrkimet e reja po e vėrtetojnė gjithnjė e mė tepėr si njė burim nė kuptim tė plotė autentik e tė dorės sė parė (Buda, po aty, faqe 8).

Pėrse njė historian me pėrmasa si Fan Noli “gabon” nė pėrdorimin e burimeve historike pėr Skėnderbeun nga njė autor i dyshimtė, si ėshtė Xh. Biemi?! Kjo ka ndodhur, sipas mendimit tim, sepse Fan Noli ishte i mbrujtur me idealet e rilindėsve shqiptarė, tė cilėt, pėr qėllimet e tyre atdhetare, e kishin glorifikuar dhe mitizuar figurėn e Skėnderbeut qė ai t’i “udhėhiqte” drejt idealit tė tyre madhor, ēlirimin e Shqipėrisė nga pushtimi i gjatė turk.

* * *

Kundėrshtari mė i “rreptė” i Xh. Biemit dhe i veprės sė tij ka qenė njė historian jo shqiptar, Frans Babinger (1891-1967), profesor i njohur gjerman i historisė nė Universitetin e Mynihut (Gjermani). F. Babinger ėshtė autor i disa librave pėr historinė e otomanėve. Ai ka shkruar disa artikuj e libra edhe pėr historinė e Shqipėrisė. Veprat e tij mė tė njohura janė librat: “Mehmet Pushtuesi”, “Elbasani” dhe “Fundi i arianitėve”.

Ne nė kėtė shkrim do tė fokusohemi te libri “Fundi i arianitėve”, botim i Akademisė sė Shkencave tė Bavarisė dhe i Shtėpisė Botuese tė Akademisė sė Shkencave tė Bavarisė (Mynih 1960). Nė vitin 2004 libri u pėrkthye edhe nė gjuhėn shqipe nga Shtėpia Botuese “Plejad”, nė kolanėn: “Plejada e Mendimit Botėror, Histori”. Libri i kushtohet Kostandin Aranitit, djalit tė dytė tė Gjergj Aranitit, i cili ishte njė personalitet i madh dhe njė prej emrave mė tė lakuar nė oborrin papnor, tė mbretėrve tė Francės dhe tė Gjermanisė, nė fund tė shek. XV dhe deri nė fillim tė shek. XVI. Veprimtaria e tij diplomatike nė shėrbim tė mbretit Maksimilian I tė Gjermanisė dhe tė Kurisė Romane tė Vatikanit, ishte tepėr e rėndėsishme dhe vendimtare. Falė lėvizjeve tė tij tė zgjuar dhe nuhatjes sė mprehtė prej diplomati, Kostandini fitoi pushtet, prona dhe u bė personaliteti mė i preferuar i Papa Julianit II. Pak kohė para se Juliani II tė vdiste, e caktoi Kostandin Aranitin Kapiten i Pėrgjithshėm i trupave tė Kėshillit tė Gjithėmbarshėm tė Lateranit.

Qė nė faqet e para tė librit, nė parathėnien e tij, lexuesi ndeshet me njė qėndrim kritik tė Babingerit ndaj historianėve shqiptarė dhe i bėn fajtorė ata pėr vlerėsimin jo tė denjė qė i kanė bėrė figurės sė Gjergj Arianitit, atit tė Kostandinit, si dhe pėr errėsimin e nėnvlerėsimin nė dobi tė dhėndrit tė tij, Gjergj Kastriot Skėnderbeut. Babinger shkruan: “Pėr sa ka tė bėjė, sė fundi, me historinė e Shqipėrisė, para sundimit pėrfundimtar osman, mbi kėtė popull aq tė dhėnė pas lirisė, nga faqet e hyrjes sė kėtij shkrimi ka tė ngjarė tė shihet qartė se, ndofta, roli i Gjergj Arianitit ėshtė errėsuar nė mėnyrė tė dyshimtė nė tė mirė tė dhėndrit tė tij, tė mbiquajtur sė fundi “capitano generale dei Signori d’Albania” (Gj. Muzaka) Gjergj Kastrioti, i quajtur Skėnderbej” (Babinger, faqe 9). Babinger shpreh njė konsideratė tė veēantė pėr Gj. Arianitin, duke e cilėsuar atė si njė gjeneral dhe mbrojtės tė vendit tė tij. Gjergj Arianiti, shkruan Babingeri: “del nė dritė jo vetėm tė historisė sė Shqipėrisė, por dhe tė historisė sė Perėndimit, si dhe lavdinė e tė cilit, si gjeneral dhe mbrojtės tė vendit tė arnautėve nga turqit qė i binin nė qafė e qė vetėm mbas vdekjes sė tij qe lėnė nė hije dhe, sė fund qe errėsuar krejtėsisht nga ajo e dhėndrit tė tij, Gjergj Kastrioti, i quajtur Skėnderbe”, (Babinger, faqe 21-22). Duke krahasuar sukseset e Arianitit me ato tė dhėndrit tė tij, Babinger ka shprehur mendimin se: “sukseset ushtarake tė Gjergj Arianitit, para sė gjithash ushtria e tij nė luftėn e vogėl, vėshtirė se mund tė mbeten pas atyre tė burrit tė vajzės sė tij” (Babinger, faqe 22). Por, “pas vitit 1455”, shkruan Babinger, ēuditėrisht “zhduket emri i tij nga vjetarėt e Historisė sė Shqipėrisė, qė kėtej e tutje lavdėronin vetėm emrin e burrit tė vajzės sė tij, Gjergj Kastriotit”, (Babinger, faqe 25).

Le t’i rikthehemi ēėshtjes sonė, atė tė kritikės qė i ka bėrė F. Babinger priftit italian Xhamaria Biemi dhe libri tė tij tė titulluar “Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander-begh” (Breshia, Giam, Battista Bossino 1742). Babinger ėshtė tepėr i ashpėr nė qėndrimin e tij ndaj Biemit dhe e etiketon priftin breshian si “mashtruesi i pacipė” dhe librin e tij si “vepra mashtruese e hileqare e abatit breshian” (Babinger, faqe 9). Ai i kėshillon historianėt shqiptarė qė “studimet historike shqiptare (duhet) tė ēlirohen nga vepra mashtruese e hileqare letrare e Istoria di Giorgio Castrioto detto Scander-begh e Gianmaria Biemit” (Babinger, faqe 9). Babinger ka vėrtetuar se nuk ka qenė botuar asnjė libėr i shkruar nga njė Anonim i Tivarit. Ky libėr ėshtė njė sajesė e Xh. Biemit. Qysh nė vitin 1933 Babinger e kishte nxitur mikun e tij, Kurt Ohly, njė specialist i inkunabulave,) qė tė gjente njė libėr tė tė ashtuquajturit “Anonimi Tivaras”, i cili pretendohej se ishte botuar qė nė vitin 1480 dhe mbi tė cilin abati breshian kishte sajuar historinė e tij pėr Skėnderbeun. Babinger shkruan se “Kurt Ohly, me nxitjen time, e demaskoi mashtrimin e paciptė tė abatit breshian te Vjetari i Gutenbergut 1933, te faqe 53-61, nuk do tė pėrdorej nė mėnyrė tė vazhdueshme si njė burim i besueshėm dhe kėshtu do t’i bėhej shkencės njė shėrbim me tė vėrtetė i mirė” (Babinger, faqe 10). Kėtė e pohon edhe vetė Noli nė librin e tij tė historisė sė Skėnderbeut, se Kurt Ohly “nuk ka mundur tė gjejė asnjė provė qė njė libėr si i Tivarasit tė ketė qenė botuar ndonjėherė nė Venedik, prej Radolit tė Augusburgut” (Noli, “Gj.K.Skėnderbeu. 1405-1968”, Tiranė 1967, faqe 160).

Fan S. Noli, si njė pėrkrahės i veprės sė Biemit, pati debatuar me Babingerin, duke e akuzuar studiuesin gjerman se ai ka nxjerrė “pėrfundime tė nxituara” nga Biemit dhe veprės sė tij dhe se Babingeri “ka shumė tė ngjarė ta ketė lexuar tek-tuk librin e Biemit” (Noli, faqe 160). Kėtyre akuzave tė Nolit profesori i historisė u ėshtė pėrgjigjur, se “po qe se peshkopi shqiptar Fan Stilian Noli (Boston) nė librin e tij George Castrioti Skanderbeg (1405-1468) (New York, 1947), nė faqen 41 ankohet pėr kėtė... e gjitha kjo e nderon pak dashurinė pėr tė afėrmin, tė kėtij titullari tė kishės dhe aq mė pak i shėrben ai, nė kėtė mėnyrė, studimit tė ndėrgjegjshėm historik” (Babinger, faqe 10).

* * *

Historianėt dhe gjithė krijuesit shqiptarė e mitizuan figurėn e Skėnderbeut. Ai pėrshkruhej si nėpėr legjenda, me kalin qė kapėrcente malet dhe me shpatėn qė nuk e mbanin dot as dhjetė burra etj., etj. Mitizimi i figurės sė tij mori pėrmasa tė jashtėzakonshme nė shek. e 19, gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare shqiptare. Rilindėsit shqiptarė kėrkonin tė zgjonin te shqiptarėt ndjenjat e kombėtarėve, pėr t’i mobilizuar tė ngriheshin nė luftė pėr ēlirimin e vendit tė tyre nga pushtimi i gjatė 5 shekullor otoman. Ata kėrkonin njė figurė heroi qė t’ua paraqisnin shqiptarėve, qė ta kishin si shembull. Figura mė e pėrshtatshme ishte e Skėnderbeut, njė figurė historike e shek. tė 15, qė u kishte bėrė qėndresė tė jashtėzakonshme ushtrive turke pėr 25 vjet rresht dhe kishte pėrballuar ushtrinė mė tė madhe dhe mė tė fortė nė botė. Krijuesit e parė qė u morėn me figurėn e Skėnderbeut dhe pėr “Motin e Madh” ishin shkrimtarėt arbėreshė tė Italisė, si De Rada, Gavril Dara, Zef Serempe, B. Bilota etj. Poeti kombėtar i shqiptarėve, Naim Frashėri, shkroi “Istori e Skėnderbeut”, qė e pati marrė frymėzimin nga vepra e M. Barletit. Poema pati njė jehonė tė madhe nė Shqipėri, por edhe te krijuesit e tjerė shqiptarė, tė cilėt pothuajse tė gjithė shkruan dhe patėn nė tematikėn e krijimeve tė tyre figurėn e Skėnderbeut.

Pėr fat tė keq mitizimi i Skėnderbeut dhe mbivlerėsimi i figurės sė tij u bė gati nga tė gjithė historianėt shqiptarė tė shek. tė 20. Skėnderbeu u pėrshkrua si “njė udhėheqės i shquar i kryengritjes ēlirimtare tė shek. XV kundėr zgjedhės osmane, si njė strateg gjenial qė korri vazhdimisht fitore ushtarake kundėr sulltanėve turq, si njė farkėtar dorėfortė qė krijoi shtetin e pėrqendruar kombėtar shqiptar, si njė burrė shteti, i cili me luftėn e tij njė ēerekshekullore konsolidoi identitetin kombėtar tė shqiptarėve, si njė personalitet i historisė mesjetare, i cili nė tė njėjtėn kohė mbrojti edhe qytetėrimin e Europės humaniste”. (Prof. Kristo Frashėri, “Skėnderbeu i shpėrfytyruar”, Dudaj, 2009).

Para disa viteve shpėrtheu njė polemikė e ashpėr kundėr botimit tė njė biografie tė re tė Skėnderbeut nga historiani zviceran Oliver Jens Schmitt, profesor nė Universitetin e Vjenės. Schmitt-i pati “guxuar” qė tė “zbresė” nga froni i mitologjisė, ku e kishin vendosur historianėt shqiptarė heroin e tyre, dhe tė tregonte se ai ishte njė kryengritės i zakonshėm kundėr sulltanit. Por, a mund tė konceptojė gjykime tė tilla lexuesi shqiptar, qė ėshtė i mbrujtur qysh nė bankat e shkollės me heroizmat legjendare tė Heroit tė tyre Kombėtar?!

Pėrshkrimet mitologjike qė e mbivlerėsuan Skėnderbeun, e patėn dėmtuar jo vetėm figurėn e heroit, por ato errėsuan qėllimisht dhe nė dėm tė bashkėluftėtarėve tė tij. Nė njė bisedė qė kam pasur me tė ndjerin prof. Dh. Shuteriqi, ai mė pati thėnė se mbivlerėsimi i figurės sė Skėnderbeut pati “errėsuar” (eklipsuar) bashkėluftėtarėt e tij, si Gjergj Arianitin, Moisi Golemin, Tanush Topinė, Muzakėn e Angjelinės, Lekė Dukagjinin, Kont Uranin etj., tė cilėt ishin gjeneralė tė shquar dhe po aq tė zotė sa edhe vetė Skėnderbeu.

Kohėt e fundit ėshtė folur pėr rishkrimin e historisė. Pėr fat tė keq kjo thirrje ka ardhur nga politika. Historia e Shqipėrisė dhe e shqiptarėve do tė rishkruhet drejt kur ajo tė mos jetė mė e ndikuar nga koniunkturat politike dhe tė pastrohet nga burimet e atyre veprave tė autorėve qė janė cilėsuar si “falsifikatorė dhe mashtrues hileqarė”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė