Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-02-12, 18:32   #80
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

Kisha ku vuri Skėnderbeu kurorė me Donikėn





Vlorė, 28.02.2012 11:39
Sipas historisė, nė 23 prill tė vitit 1451, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu kurorėzoi martesėn me Donikėn (Andronikėn), vajzėn e madhe tė Gjergj Arianitit, kryezotit tė Kaninės, nė afėrsi tė Vlorė.

Kjo martesė, sipas historianėve, shėrbeu edhe pėr tė forcuar aleancat e Skėnderbeut nė jug tė Arbėrisė. Nė atė vit, Skėnderbeu ishte 46 vjeē, ndėrsa Donika, 23 vjeēe. Shpura e madhe e dasmorėve, qė mbėrriti nė Kaninė nė 23 prill, do tė qėndronte aty tre ditė.

Nė ndryshim nga studiues tė tjerė, historiani vlonjat, prof.dr.Bardhosh Gaēe, thotė se "ceremonia e vendosjes sė kurorės (bekimit ungjillor), u zhvillua nė njė kishė tė vogėl, qė ndodhet pranė Kaninės, rreth 2-3 km nė lindje tė saj".

Sipas tij, kjo kishė, pėr shkak tė konstruksionit me gurė tė bardhė, ėshtė emėrtuar ndryshe edhe Kisha e Bardhė, qė i ka dhėnė emrin edhe njė fshati qė ndodhet pranė saj, Qishbardhė. Me kėtė emėr vazhdon tė njihet sot ky fshat, qė ėshtė ndanė rrugės qė bashkon Vlorėn me krahinėn e Lumit tė Vlorės (njė pjesė e Labėrisė).

Por, shumė pak prej banorėve tė kėtushėm e dinė origjinėn e emrit tė fshatit tė tyre e aq mė pak, historinė qė lidhet me emrin e Heroit tonė Kombėtar dhe princeshėn e Arbėrisė e tė Kaninės.

Gaēe nėnvizon se "kjo kishė e vogėl dhe e bardhė, qė ndodhet e fshehur nė njė shpat mali, qė qarkon njė luginė tė thellė, u bė pikėnisja e historisė martesore tė bashkėshortėve tė famshėm. "Nuk ishte manastiri i Ardenicės, por Kisha e Bardhė, vendi ku vendosi kurorė Skėnderbeu me Donikėn", thekson historiani Bardhosh Gaēe.

Nė fakt, ceremonitė fetare qė nisėn kėtu, vazhduan mė pas edhe nė Ardenicė, si edhe nė Berat. Ndėrkohė, vetė Kisha e Bardhė, nga njė pjesė e banorėve tė moshuar vendas njihet edhe si njė ish- manastir shumėshekullor. Madje edhe me njė emėr tjetėr; Manastiri i Kllogjerit, qė vjen nga fjala "kallogjer"-murg.

Me kėtė informacion, u nisa njė ditė nė drejtim tė vendit, ku mendoja se do tė gjeja kishėn e famshme. Mėsova se ai vend ishte braktisur prej dekadash. Gjithashtu, njė grua e moshuar, deri vonė vazhdonte tė ndizte qirinj nė mjediset e kėsaj kishe, ku shkonte e vetme dhe humbiste njė ditė dhe njė natė. Prej vitesh, nė kėtė vend, nuk shkelte askush. Kjo edhe pėr shkak tė terrenit tepėr tė thyer, ku mungojnė edhe ato qė nė terminologjinė popullore, quhen "shtigje dhish".

Duke pyetur banorėt vendas, nė afėrsi tė fshatit Qishbardhė sė bashku me njė mikun tim, u shkėputėm nga rruga kryesore dhe vazhduam nė drejtim tė jugut, pėrmes njė segmenti tė ndėrtuar me ēakėll, pėr tė shfrytėzuar njė kavė guri.

Vazhduam pėr disa kilometra, aq sa mund tė lėviznim me makinė dhe mė pas e lamė atė nė njė lėndinė, pranė disa kodrave tė larta. Vazhduam pėrreth 500 metra nė kėmbė nė njė mjedis shkurresh, duke ndjekur njė shteg tė ngushtė. Lėvizja sa vinte dhe vėshtirėsohej, ndėrkohė qė nė horizont nuk dukej asgjė. U kthyem. Mendova se gjithēka ishte vetėm njė legjendė dhe nė realitet nuk mund tė kishte mbetur asgjė nga kisha e famshme mbi 7 shekullore.

Teksa shpresėthyer po nisja autoveturėn nė rrugėn e kthimit, dy banorė tė zonės, qė po prisnin dru nė luginėn e njė pėrroi tė vogėl, na rikthyen besimin. "Manastirin e Kllogjerit kėrkoni(?) Po, ėshtė nė atė drejtim, por do t’ju duhet tė lodheni ca, sepse ėshtė nė njė shpat mali tė lartė, ku me zor mund tė ngjitesh".

Mė i moshuari prej tyre, njė 65 apo 70 vjeēar, kishte qenė aty vite mė parė. Mė tregoi madje, se mbante mend qė ekzistonin ende muret e kėsaj kishe, apo manastir siē e quante ai. Duke mbajtur njė sėpatė tė vogėl nė dorėn e djathtė, ai na tregoi drejtimin se ku mund tė ecnim. Me mė tepėr besim, korrigjova itinerarin e mėparshėm. Ecja nė kėmbė bėhej gjithnjė e mė e vėshtirė.

Njė shteg i ngushtė mes shkurreve tė dendura, qė vendasit i quajnė "xina" apo "pėrralla", humbiste diku. Gjurmėt e dhive zhdukeshin gjithashtu. Kishin kaluar dy orė, kur nė njė mjedis natyror ku perspektiva e luginės vazhdonte pambarim, arritėm tė dallonim muret e bardhė. Ato ngriheshin shumė pranė kreshtės sė asaj kodrine(mali) tė lartė, nė njė mjedis shkėmbor.

Na duhej tė linim drejtimin e lėvizjes dhe tė ngjiteshim pingul shpatit, duke u mbajtur fort pas shkurreve. Nė mesditė ishim pranė objektivit. Muri perėndimor i godinės sė kishės apo manastirit, ishte i ruajtur nė njė gjendje shumė tė mirė. Gurėt e latuar, tė marrė nga ky mjedis shkėmbor, ku ngrihej edhe vetė kisha, ishin tė lidhur me gėlqere, sipas teknologjisė dhe traditės sė zonės. Nė fasadėn e godinės, nė pjesėn jugore tė saj, dera kryesore e dikurshme, pėrfaqėsonte tashmė njė si "gojė" tė hapur, pėrmes sė cilės futesh nė sallėn kryesore tė kėsaj kishe. Ėshtė njė hapėsirė me pėrmasa 3x4 metra. Pėrgjatė mureve, pjesėrisht tė rrėzuara, dallohen kthinat qė i ndeshim rėndom nė kishat ortodokse.

Mė tej, vazhdojnė edhe dy dhoma tė tjera, njėra prej tė cilave e ruan ende ēatinė prej guri. Brenda saj mund tė hysh pėrmes njė tuneli tepėr tė ngushtė, ku mund tė kalohet vetėm duke u zvarritur. Mjedisi ėshtė tepėr mistik dhe nga lartėsia e mureve tė kishės, dallohet kalaja e famshme e Kaninės, 2-3 km nė perėndim.

Pėr tė ardhur prej saj kėtu, nuk duhen mė shumė se 2 orė. Mė tej, nė horizont, spikasin me radhė ishulli i Sazanit, Zvėrneci, Narta. Ndodhemi nė njė lartėsi mbi 450 metra mbi nivelin e detit, rreth 50 mė shumė se Kanina dhe pamja qė ofrohet ėshtė mahnitėse. Gjithė zona shfaqet si nė pėllėmbė tė dorės.

Pak mė tej mureve tė kishės, nė rrėzė tė shkėmbinjve, dallon njė tjetėr mur guri. Ai vazhdon pėr dhjetėra metra gjatėsi dhe qarkon njė hapėsirė mė tė madhe. Mesa duket ėshtė muri rrethues, qė duhet tė ketė pasur edhe njė funksion tjetėr, atė tė mbrojtjes sė kėtij mjedisi nga rrėshqitja e gurėve dhe e shkėmbinjve.

Pėrgjatė shekujve, nuk pėrjashtohet mundėsia qė kisha e dikurshme e bardhė, tė jetė shndėrruar nė njė manastir. Sipas historianėve, ndoshta kjo shpjegon edhe ndryshimin e emėrtimit tė saj, nė atė qė disa banorė vendas e quajnė Manastiri i Kllogjerit(Kallogjerėve-murgjve). Madje, kėtė e pėrforcojnė edhe dimensionet e vetė kėsaj godine, ende tė ruajtur, si dhe e hapėsirės qė qarkohet nga muri rrethues, shumė mė e madhe se e njė kishe tė zakonshme.

Gjithsesi, pavarėsisht ndryshimit tė emėrtimit tė shekuj tė saj, nga "Kisha e Bardhė", nė "Manastiri i Kllogjerit", sipas njė pjese tė vendasve, ajo ka njė histori, qė do t’ia kishin zili mjaft objekte tė tjera tė ngjashme, sepse lidhet me njė moment tė rėndėsishėm tė jetės sė Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastriotit Skėnderbeut.

Prej dekadash, kėtu nuk shkel kėmbė njeriu. Madje, askush nuk e di me siguri se kur ėshtė braktisur ajo, kur janė larguar prej kėtu murgjit e fundit pėr tė mos u kthyer mė. Ndoshta para 50 vjetėsh, ndoshta mė shumė se kaq. Por, ajo qė ėshtė e sigurt, ėshtė historia qė lidhi jetėn e Kryezotit tė Krujės me Princeshėn e Kaninės dhe tė Arbėrisė, Donika Kastriotin.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė