Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-06-13, 15:54   #83
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

Tendencė ogurzezė pėr shpalljen e Skėnderbeut hero i katolikėve






Prishtinė, 20.06.2013

Pas deklaratave fyese dhe tronditėse ndaj heroit tonė kombėtar, nga njė deputet i pozitės, e cila ėshtė zotuar pėr Kosovėn europiane, kohėve tė fundit, nė mediat shqiptare si dhe nė jetėn politike, ėshtė hapur njė debat rreth figurės sė heroit kombėtar Gjergj Kastriotit- Skėnderbeut.

Ky debat, i stisur nga disa persona qė kanė kriza identiteti, po rrezikon tė polarizojė shoqėrinė tonė dhe kombin shqiptar nė pėrgjithėsi, nė njė kohė kur kemi nevojė pėr unitet dhe harmoni. Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovės (PSHDK) me shqetėsim tė thellė i ka analizuar zhvillimet e fundit rreth kėsaj ēėshtjeje madhore dhe shfaq brengėn pėr faktin se Qeveria e as partitė qė janė nė pushtet, nuk janė deklaruar rreth kėsaj ēėshtjeje.

Pėr ne, pėrpjekjet pėr tė krijuar tensione fetare, nė forma tė tilla, nė kohėn kur vendi ka shumė sfida mė tė mėdha, janė me qėllime tė pastra ogurzeze pėr vendin dhe tė ardhmen e tij. Kosova ka kohė qė ka proklamuar rrugėn e vet drejt Perėndimit, demokracisė perėndimore dhe vlerave perėndimore. Deklarime e tilla janė tendenca pėr tė ndėrprerė rrugėn e saj.

Deklaratat e njė politikani kosovar, deputet nė Parlamentin e Republikės sė Kosovės dhe nga radhėt e njė partie qė ėshtė pjesė e kabinetit qeveritar, se Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu ėshtė hero i katolikėve, nuk duhet neglizhuar dhe parė si ēėshtje tė mbyllur. Kjo ėshtė njė tendencė ogurzeze, qė vazhdon tė pėrsėritet nga individ dhe kėshtu po rrezikon tė krijojė tensione tė panevojshme dhe tepėr tė rrezikshme pėr vendin.

Kėto elemente, seriozisht mund tė dėmtojnė kohezionin e brendshėm kombėtar, pėr faktin e thjesht se shqiptarėt edhe pse jetojnė nė disa shtete, kanė njė histori kombėtare unike. Andaj, mosreagimi i partive tė mėdha nė vend pėr kėtė ēėshtje kaq tė rėndėsishme, pėr nė pėrbėn njė precedent tė pakuptueshėm.

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovės (PSHDK), ėshtė e bindur se mirėkuptimi dhe bashkėjetesa fetare e shqiptarėve, ėshtė njė vlerė e veēantė, e kultivuar ndėr shekuj, pėr shkak tė rrethanave dhe kontekstit specifik kombėtar. Kjo na ka bėrė dhe duhet tė na duhet tė na bėjė krenar. Mirėpo, sulmet e egra ndaj figurave tė mėdha kombėtare, qė po ndodhin herė pas here, janė krejtėsisht tė papranueshme dhe atakojnė substancėn kombėtare.

Ne ju rikujtojmė tė gjithėve, se nė themelet e historisė shqiptare, qėndron heroi ynė kombėtar, Gjergj Kastrioti- Skėnderbeu, qė u bė motiv pėr gjitha betejat shqiptare pėr liri dhe pavarėsi. Andaj, sulmet ndaj tij, janė sinjal qė duhet tė na vetėdijesojnė si shoqėri, ndėrkaq institucionet shtetėrore, duhet tė veprojmė sa mė parė nė parandalimin e kėsaj tė keqeje qė po rrezikon kombin tonė dhe shtetin qė po e ndėrtojmė.

PSHDK-ja e bindur se njė shtet nuk e mbajnė vetėm kufijtė e tij, por mė shumė vlerat shpirtėrore dhe historike, heronjtė qė janė figura identifikuese tė tij, kėrkon nga gjitha institucionet qė tė mos qėndrojnė duarkryq pėrballė kėtij problemi shumė tė ndjeshme dhe serioze.

Pėr shqiptarėt kudo, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu ėshtė ati i kombit shqiptar. Ata qė duan ta fragmentojnė atė, duan ta ndajnė e pėrēajnė kombin shqiptar dhe njėherėsh me kėtė shpalosin ambiciet ēmendurake pėr tė amnistuar krejt pushtimin osman mbi shqiptarėt. Pikėrisht pėr kėtė, qeveria duhet tė distancohet nga kėto deklarata tė papėrgjegjshme, qė tė qetėsojė shqiptarėt. Po ashtu, ne mendojmė qė ka ardhur koha qė figurat kombėtare tė mbrohen me ligj tė posaēėm.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė