Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-11-13, 07:14   #84
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: VITI I SKENDERBEUT (1405 - 2005)

Itali, pėrurohet sheshi “Scanderbeg”, Meta: Meritojmė tė jemi pjesė e Europės

- 11/24/2013 - 1:36 PM 0 Comments
Ceremonia ka nisur me ekzekutimin e himnit kombėtar shqiptar dhe himnit kombėtar italian, e mė pas u vijua me pėrshėndetjet e rastit tė mbajtura nga tė gjithė tė pranishmit, tė cilėt ndėrsa vlerėsuan marrėdhėniet e mira dhe tė ngushta midis dy vendeve shprehėn konsideratat e larta pėr figurėn e Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastriot Skėnderbeu
Aristir Lumezi
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesė nė pėrurimin e monumentit dhe sheshit dedikuar Heroit Kombėtar Gjergj Kastriot Skėnderbeu nė Fermo tė Italisė. “Ne meritojmė tė jemi pjesė e Europės sė Bashkuar, e meritojmė qė flamuri ynė tė jetė njėsoj si gjithė flamujt e vendeve tė Bashkimit Europian ashtu sikurse fituam kėtė tė drejtė me meritė si njė vend anėtar i NATO”, u shpreh Meta.
Tė pranishėm nė kėtė ceremoni ishin autoritetet mė tė larta lokale tė zonės, pėrfaqėsues tė Parlamentit Italian, pėrfaqėsues tė Senatit italian, Ambasadori i Shqipėrisė nė Itali, Neritan Ceka, zv/Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Xhavit Halili, Ambasadorja e Kosovės ne Itali, Bukurije Gjonbalaj, deputeti Spartak Braho, Presidenti i RTV “Ora-News”, Ylli Ndroqi, Kryegjyshi i Bektashinjve Baba Edmond Brahimaj, pėrfaqėsues tė komunitetit shqiptar nė Itali.
Ceremonia ka nisur me ekzekutimin e himnit kombėtar shqiptar dhe himnit kombėtar italian, e mė pas u vijua me pėrshėndetjet e rastit tė mbajtura nga tė gjithė tė pranishmit, tė cilėt ndėrsa vlerėsuan marrėdhėniet e mira dhe tė ngushta midis dy vendeve shprehėn konsideratat e larta pėr figurėn e Heroit tonė Kombėtar, Gjergj Kastriot Skėnderbeu.
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shprehu mirėnjohjen ndaj komunitetit shqiptar nė Itali pėr kontributin e tyre ndėrsa vlerėsoi bashkėjetesėn pozitive tė kėtij komunitetit nė Itali si njė shprehje tė miqėsisė qė dy vendet dhe popujt kanė me njeri-tjetrin.
Ai theksoi se, ashtu siē Skėnderbeu dha pėr shqiptarėt mėsimin se “Bashkimi e bėn fuqinė!”, tė gjithė sot duhet tė reflektojnė pėr njė bashkėpunim tė ngushtė me njeri tjetrin pėr tė arritur suksese dhe pėr tė fituar sfidat qė kombi shqiptar ka pėrpara.
“Ky mėsim ėshtė i vlefshėm edhe sot e kėsaj dite, ku kemi nevojė tė bashkohemi gjithnjė e mė shumė, tė bashkėpunojmė gjithnjė e mė shumė pėr tė spikatur, pėr tė nxjerrė nė pah vlerat mė tė mira tė popullit tonė dhe kombit tonė. Sepse ne meritojmė tė jemi pjesė e Europės sė Bashkuar, e meritojmė qė flamuri ynė tė jetė njėsoj si gjithė flamujt e vendeve tė Bashkimit Europian ashtu sikurse fituam kėtė tė drejtė me meritė si njė vend anėtar i NATO” u shpreh Meta.
Nė fund tė ceremonisė, Prefektja e Provincės sė Rajonit Fermo, Emila Zarrilli nderoi Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta me njė ēmim kontributiv.
Gjatė kėsaj vizite, Kryetari i Kuvendit, Meta mori pjesė nė darkėn madhėshtore tė organizuar nga emigrantėt e Fermos nė Itali me kėtė rast, ku tė ftuara ishin gjithashtu edhe Kryetarja e Bashkisė sė Fermos si dhe Prefektja e Provincės sė kėtij Rajoni.
Mė herėt gjatė vizitės nė Fermo, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit nė njė takim nga Kryetarja e Bashkisė sė Fermos, Nella Bramati, e cila ndėrsa u shpreh e nderuar pėr kėtė vizitė tė Meta vlerėsoi se komuniteti shqiptar ėshtė njė pasuri e vyer pėr rajonin e Fermos.

http://illyriapress.com/itali-peruro...ese-e-europes/
__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė