Tema: Nastradini
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-07-07, 15:23   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nastradini u mėrzit duke i dhėnė ushqim gomarit prandaj i tha gruas: "Qysh sot shikoje ti gomarin." Por gruaja nuk ra dakort dhe midis tyre u ndez sherri. Mė nė fund tė dy ata vendosėn tė heshtin dhe kush do tė flasė i pari, ai do ta ushqejė gomarin.

Nastradini u largua nė qoshe dhe gjatė disa orėve qėndroi pa folur. Kjo heshtje e mėrziti gruan, prandaj ajo hodhi shaminė nė kokė, shkoi te fqinja dhe ndenji atje deri nė mbrėmje. Erdhi koha e darkės. Gruaja i tregoi fqinjės se ē'i kishte ndodhur me burrin. "Kokėderr ėshtė burri im, - tha ajo, - ai nga urija vdes dhe pėr tė folur nuk do tė flasė. Ti ēojmė njė sahan me supė." Gratė i dhanė ēunit njė sahan me supė dhe ia ēuan Nastradinit. Por duhet thėnė se kur gruaja shkoi tek fqinja, nė shtėpi hyri hajduti, i cili, mbasi mori ēdo gjė tė ēmueshme, hodhi njė sy nė dhomėn ku rrinte Nastradini. Ai shikon, Nastradini rrinte nė qoshe dhe as nuk shqetėsohej fare pėr zhurmėn. Nė fillim hajduti u shtang, po kur pa qė Nastradini nuk shprehte as njė shqetėsim dhe as bėrtiste, por rrinte statujė e gurtė, vendosi me mėndjen e tij qė me siguri ėshtė i paralizuar; nė sy tė Nastradinit ai merrte ē'do gjė qė i nevojitej. Pastaj i hipi nė kokė dhe mendoi: "Po ja, t'ia heq nga koka qylafin me sarėkun e tė shohim, do tė flasė apo jo." Ai ia hoqi Nastradinit qylafin me sarėk dhe pasi hodhi plaēkat nė kurriz, iku.

Nė kėtė kohė vjen djali, i cili, pasi iu drejtua Nastradinit qė rrinte nė qoshe si hu, pa folur, tha: "Ju dėrguan supėn." Nastradini, si tė donte ti jepte tė kuptonte djalit se kėtu ndodhi njė plaēkitje dhe se atij i hoqėn edhe qylafin nga koka dhe prandaj duhet tė vinte gruaja, bile tė vinte sa mė shpejt, filloi tė vėrshėllejė dhe duke bėrė shenjė me dorė, tregoi kokėn e tij. Kurse djali e kuptoi se Nastradini kėrkonte qė t'ia rrotullonte tri herė sahanin me supė nė kokė. Kėshtu e kuptoi dhe kėshtu bėri; ai ia derdhi supėn nė kokė Nastradinit. Supa me oriz i rrodhi nėpėr fytyrė dhe nėpėr mjekėrr, por megjithatė, Nastradini heshtėte me kokfortėsi.

Djali u kthye nė shtėpi dhe nė pėrgjigje tė pyetjeve tha se nė shtėpi ishte hapur ē'do gjė nė tė dy kanatat: dyert, dollapi, sundukėt - kudo ishte rrėmujė e madhe, plaēkat e hedhura dhe tė shpėrndara. Pastaj ai tregoi historinė e supės.

Gruaja e mori me mend se kėtu diēka s'ishte nė rregull dhe ia mbathi me tė shpejtė pėr nė shtėpi. Sapo ajo pa atė shkatėrrim e rrėmujė, e shqetėsuar iu sul burrit, qė rrinte nė qoshe si dordolec, dhe i bėrtiti: "Oj, oj unė e zeza, ē'ėshtė kjo e keqe kėshtu?" "Hė, shko tani dhe jepi gomarit ushqim tė hajė," - tha Nastradini dhe shtoi akoma: "Ja ē'na solli kokfortėsia jote!"
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė