Tema: Enver Hoxha
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-02-07, 21:42   #24
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Leni Luci, ish-kryetare e Bashkisė sė Laēit, rrėfen pėr dėnimin e bashkėshortit

"Sigurimi montoi atentatin ndaj Enverit mė 1984"

Dashnor Kaloēi

Plot 2O vjet mė parė, mė 22 dhjetor 1984, Gjykata e Lartė nė Tiranė dėnoi me vdekje katėr intelektualė me origjinė nga Kosova, tė cilėt akuzoheshin se kishin dashur tė vrisnin me atentat Enver Hoxhėn, kur ai do tė vizitonte Muzeun e Skėnderbeut nė Krujė. Po cilėt ishin ata persona, ēfarė tė kaluare kishin dhe si qėndron e vėrteta e dėnimit tė tyre? Lidhur me kėtė, dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn" Leni Luci, ish-kryetare e Bashkisė sė Laēit dhe bashkėshortja e Namik Lucit, njėrit prej tė dėnuarve tė atij grupi, i cili u konsiderua mė i rrezikshmi, pas Mehmet Shehut. Krahas rrėfimeve sė zonjės Luci, nė kėtė shkrim po japim edhe dėshmitė e rralla tė Shefqet Kelmendit e Sejfulla Tetės, tė cilėt u dėnuan me vdekje nė atė proces gjyqėshqiponj, tė akuzuar si atentatorė tė udhėheqėsit kryesorė tė partisė.


Zonja Leni, me pak fjalė cila ka qenė e kaluara e bashkėshortit tuaj Namik Luci?
Namiku u lind nė vitin 1940 nė qytetin e Pejės, nė Kosovė. Por, duke mos e duruar dot dhunėn e shtypjen qė u bėhej kosovarėve nga regjimi i Titos, nė vitin 1961 ai bashkė me dy shokė tė tij u arratisėn dhe erdhėn nė Shqipėri. Por ėndrra e tyre u venit shumė shpejt, pasi ata u akuzuan si agjentė tė UDB-sė dhe u mbajtėn tė lidhur nė qelitė e hetuesisė dhe mė pas tė internuar nė kampet e fshatrave tė Myzeqesė. Pas shumė peripecive, Namiku u lejua tė ndiqte studimet e larta nė degėn Inxhinieri Kimike, vitin e parė tė sė cilės e kishte mbaruar nė Jugosllavi. Pas diplomimit me rezultate tė larta, ai u emėrua si inxhinier kimist nė Uzinėn e Superfosfatit nė Laē, ku punoi me pėrkushtim deri kur e arrestuan mė 1984.

Si e kujtoni arrestimin e Namikut?
Arrestimi i Namikut ka ndodhur nė prilli 1984. Siē mė ka treguar Namiku, vite mė vonė kur ai u lirua nga burgu, atė ditė, si zakonisht, ai piu kafen e mėngjesit me miqtė e tij nė klubin e Pallatit tė Kulturės nė qytetin e Laēit, ku banonim ne asokohe, dhe u nis pėr nė uzinė nė kėmbė. Teksa kishte bėrė gati gjysmėn e rrugės dhe kishte ecur nė deri nė periferi tė qytetit, diku fare pranė fushės sė sportit, tek kėmbėt e tij ndaloi njė makinė e vogėl ("Gaz") dhe njė zė nga brėnda saj iu drejtua duke i thėnė: "Namik, pse nė kėmbė, hajde me ne nė makinė". Namiku flaku cigaren qė s'e hiqte kurrė nga dora dhe hyri brenda nė makinė, duke menduar se ata qė e ftuan do t' ishin tė njohurit e tij. Por, nė vend tė pėrshėndetjeve qė priste, tė panjohurit i thanė se nė emėr tė popullit ai ishte i arrestuar.

Kur e mėsuat ju arrestimin e tij?
Unė nė atė kohė vazhdoja punėn si mėsuese e gjuhės dhe letėrsisė nė gjimnazin e qytetit dhe si zakonisht ndodhesha nė punė, ndėrsa katėr djemtė tanė (Iliri, Petriti, Visari dhe Ani), ku mė i madhi ishte 17 vjeē dhe mė i vogli 9-vjeē, ishin nėpėr shkolla. Ndonėse arrestimi i Namikut kishte bėrė bujė tė madhe nė tė gjithė qytetin, unė dhe fėmijėt nuk dinim gjė fare. Kur ai u vonua dhe nuk po vinte nė shtėpi si zakonisht, ne filluam tė shqetėsoheshim dhe unė nxora djalin e madh, Petritin, qė tė pyeste disa nga shokėt e babait. Nė fillim ne kujtuam se mos Namiku kishte shkuar me shėrbim nė Elbasan, siē ndodhte jo rrallė, dhe ai nuk kishte pasur mundėsi pėr tė na njoftuar. Me kėto mendime dhe shpresa njėkohėsisht ne e kaluam atė natė dhe gjithēka qė kishte ndodhur e mėsuam vetėm tė nesėrmen e arrestimit tė tij".

Kush ua dha lajmin pėr arrestimin e Namikut dhe a u bėnė kontroll nė shtėpi, siē ishte rregulli nė atė kohė?
Lajmin pėr arrestimin e Namikut ne na e dhanė disa nga njerėzit dashamirė tė familjes sonė, pasi, siē thashė, arrestimi i tij kishte bėrė bujė nė tė gjithė qytetin, ku ai kishte njė njohje tė madhe me shumė miq e shokė, qė e donin dhe e respektonin si koleg dhe si pedagog i shkollės sė mbrėmjes pa shkėputje nga puna. Kontrollin e banesės na e bėnė qė tė nesėrmen e arrestimit tė Namikut, ku mė shumė se dhjetė njerėz tė Sigurimit e kthyen pėrmbys tė gjithė shtėpinė, duke shikuar me imtėsi gjithēka ndodhej aty. Pas gati dy orėsh kontroll, ata u larguan, duke mos gjetur asgjė kompromentuese.

Ku e izoluan Namikun dhe ēfarė u fol nė atė kohė pėr arrestimin e tij?
Namikun e kishin izoluar nė qelitė e Hetuesisė Speciale tė Tiranės, dhe atė gjė unė e mėsova pas disa ditėsh, kur mė thėrritėn edhe mua pėr tė mė pyetur. Lidhur me arrestimin e Namikut, nė atė kohė qarkulluan shumė fjalė dhe u thanė versione nga mė tė ndryshmet. Por ndėr ato mė kryesoret, qė mė janė ngulitur nė kujtesė, ishin ato ku thuhej se grupi ku bėnte pjesė Namiku ishte njė nga grupet mė tė rrezikshme qė ishte zbuluar ndonjėherė nė Shqipėri, pas atij tė poliagjentit Mehmet Shehu, dhe se Namiku nuk kishte qenė kosovar, por serb, dhe emri i vėrtetė i tij ishte Namikoviē. Po kėshtu, thuhej se mė 1981 nuk kishte qenė nėna e tij ajo qė kishte ardhur nga Kosova pėr ta vizituar nė qytetin e Laēit, por njė agjente e UDB-sė, e veshur si plakė. Nė fjalėt e shumta qė u pėrhapėn nė atė kohė thuhej se Namiku kishte qenė agjent i vjetėr i UDB-sė dhe tė gjitha lėvizjet e tij prej vitesh ishin kontrolluar nga Sigurimi i Shtetit, i cili e kishte survejuar atė hap pas hapi.

Cilat ishin marrėdhėniet e Namikut me familjen e tij nė Pejė tė Kosovės?
Deri nė fundin e viteve '70 me familjen e tij nė Kosovė Namiku kishte lidhje vetėm me letra, dhe vetėm mė 1981 nėna e tij erdhi pėr njė vizitė nė shtėpinė tonė. Po kėshtu, desha tė shtoj se aty nga viti 1974 nė shtėpinė tonė nė qytetin e Laēit na erdhi pėr vizitė edhe aktori i njohur Bekim Fehmiu, tė cilin Namiku e kishte kushėri tė afėrt.

A fliste Namiku kundėr regjimit nė fuqi tė asaj kohe dhe a e ndiente ai se do tė arrestohej, apo ajo gjė i erdhi krejt papritur?
Namiku kishte shumė pakėnaqėsira ndaj regjimit komunist tė asaj kohe dhe dy ndėr gjėrat kryesore, pėr tė cilat ai fliste shpesh dhe me mua, ishin: trajtimi i keq i kosovarėve nė Shqipėri dhe kushtet e kėqija ekonomike e financiare me tė cilat pėrballeshin punėtorėt nė vendin tonė. Kėtė dy probleme ai i njihte mirė, pasi kishte qenė vetė i internuar pėr disa vjet nė kampet e fushave te Myzeqesė dhe gjithashtu shikonte dhe njihte edhe hallet e punėtorėve kudo ku ai punonte nė Laē apo Elbasan. Namiku shprehej hapur me disa nga shokėt e tij edhe pėr teknologjinė e prapambetur qė ekzistonte nė vendin tonė, dhe thoshte se qeveria shpenzonte pa kriter atje ku nuk duhej, duke nėnkuptuar bunkerėt e tunelet qė gjendeshin kudo. Por ajo qė e mundonte mė shumė ishte Kosova, tė cilėn Namiku e kishte plagė nė zemėr dhe me shokėt e rrethit tė ngushtė ai thoshte se ajo ishte tradhėtuar prej Enver Hoxhės. Po kėshtu shpeshherė nė biseda me miqtė e tij ai shprehej se, kur tė bashkohej Kosova me Shqipėrinė, ai do tė bėhej drejtor i kompleksit minerar tė Trepēes. Por megjithė kėto, arrestimi i erdhi krejt pa pritur.

Ēfarė ndodhi me familjen tuaj pas arrestimit tė Namikut?
Pas asaj qė ndodhi, mua mė hoqėn nga puna si mėsuese nė gjimnazin e Laēit dhe mė ēuan punėtore tė thjeshtė nė Kombinatin e Drurit. Nisur nga situatat qė u ndodhėm, dy djemtė e mėdhenj, Iliri dhe Petriti, i ndėrprenė shkollat dhe u futėn nė punė krahu. Ndonėse Laēi ishte njė qytet ku nuk ndihej shumė lufta e klasave, ne nuk mund t'i shpėtonim dot opinionit qė mund tė krijohej pėr njė familje me tė dėnuar politik. Megjithatė pati mjaft njerėz qė na u gjendėn afėr dhe na ndihmuan, si nė Laē ashtu dhe nė Mamurras ku unė punova pasi mė hoqėn nga arsimi. Ndėr ta dua tė veēoj shokun e Namikut, Osman Dedėn, qė na u gjend pranė nė ditėt mė tė vėshtira pa pyetur pėr pasojat qė mund tė kishte.

.....
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė