Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-11-06, 23:29   #4
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Megjithate zbritja neper shkallet e thepisura dhe guret e mureve qe te prisnin si thike ishte kaq e kujdesshme sa cdo shkalle pershkohej ne nje distance prej 3 minutash. E gjithe zbritja zgjati me shume se 10 ore por te gjithe i torturonte ideja qe do tju duhej ta benin perseri kete rruge kur te ktheheshin mbrapsht. Tensioni i zbritjes neper shkalle, kujdesi dhe ngarkesa mendore krijoi nje gjendje te tille fizike sa ne momentin kur ata arriten fundin ishin aq te derrmuar sa nuk kishin as minimumin e deshires per tu ringjitur.

Ne fund te ketyre shkalleve gjarperuese e te ngushta ata u gjenden ne nje si paradhome me dysheme prej mermeri shume te lemuar. Edhe ketu pane te njejtin stol si ai qe shikonin ne fund te cdo 57 shkalleve, tavane me harqe, mure te shumte dhe nje dere te madhe e te rende metalike.




Dera ishte komplet e sheshte dhe e lemuar dhe dukej qe hapej nga jashte brenda ndonese nuk kishte asnje doreze. Menyra sesi kjo dere hapej mbeti nje mister dhe asnjeri prej nesh nuk kishte fuqine per te vrare mendjen sesi mund ta hapnin. Fatmiresisht dikush pati idene qe dera mund te hapej ne te njejten menyre sic u hap guri i madh qe zbuloi kalimin sekret ne maje te Piramides.
Pra nje fjalekalim verbal dhe vibracion zanor mund te ishte pergjigja e duhur. U shpenzuan 2 ore duke provuar me dhjetra kombinime por pa asnje rezultat. Papritur, Abouu i ra ne mend qe duke qene se ne tani ndodheshim ne krahun e kundert te kalimit, mbase do te duhej te perdorim fjalekalimin mbrapsht. Duke perdorur fjalen ‘URIM’ qe do te thote drite ose zbulim, e njejta qe u perdor per te hapur gurin, por perseri asnje rezultat. Mbas disa provash te tjera dhe fjale te tjera dikujt i ra nder mend te permendte fjalen Gjeneza dhe kjo ishte ajo qe duhej. Dera gjigande prej metali filloi te levizte ngadale deri sa u hap komplet e ndjekur nga syte e mahnitur te 3 eksploratoreve.

Tingulli ishte ai i zukatjes se mekur te nje motori, ndonese nuk kishte asnje motor te dukshem ose elektricitet. Por nese nje mekanizem i tille ekzistonte, ky duhej te ishte i fshehur ose siper deres ose nen truallin poshte saj. Pra tani u be e qarte qe kur te futeshim brenda, per te hapur deren perseri do te duhej te perdornim te njejten fjale qe perdorem kur hapem gurin.
Kushdo qofte mekanizmi qe ishte perdorur nga ndertuesit, tekknologjia e perdorur ishte jo vetem shume e avancuar por dhe komplet e pa imagjinuar per kohen ne te cilen ishte ndertuar.


vazhdon...
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė