Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-11-06, 23:30   #5
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Misteret e Piramides

Pjesa e dyte

Pertej Deres


Dhoma qe vijonte mbas deres se madhe dhe te rende nuk ishte drita, ndonje ajer te kondencionuar te dallueshem ose ndonje pajisje te koheve tona moderne. Por ajo qe na tronditi me shume ishte fakti qe sapo kaloje pragun e deres nuk shikoje as gjurmen me te vogel te pluhurit apo reres. Vetem nje pellembe me tutje ne hyrje ku ishte paradhoma ndodheshin pirgje te tera me rere ndersa brenda ne dhome as edhe nje kokrrize e vetme. Te ndodheshe ne nje ambjent te tille kaq te paster dhe pa piken e pluhurit ishte jo vetem nje lehtesim i madh per ne por edhe nje mister akoma me i madh, pertej cdo mundesie te shpjegueshme.

Perpara se te kaloj ne pershkrimin e brendesise dhe ne pergjithesi te gjithe struktures do te deshiroja qe tju jepja nje pamje te qarte te madhesise dhe ndarjeve te shumta qe kishte kjo dhome. Varri qe mesa duket ishte ndertuar mijera vjet me pare se vete Piramida (kjo rezultonte nga vete permbajtja e saj) ishte i madhesie gjigande. Sejcila prej kater dyshemeve kishte nje permase prej 93 metrash katrore (matjet u bene mbas heres se trete) ndersa lartesia ishte 4.3 metra. Duke mbledhur permasat e te kater niveleve dilte nje total prej 400 metrash katrore ose si te themi madhesia e nje punishteje te zakonshme te diteve te sotme. Sejcila kat kishte mure te lemuara prej mermeri, dysheme tejet te pastra nga pluhuri dhe rera dhe me nje material shume te lemuar si dhe mure te gurte qe ndanin cdo seksion te rregjistruar historik. Cdo kthine paraqiste tavane me harqe te bera nga nje lloj guri gelqeror me prejre te vogla dhe qe kishin nje madhesi pothuajse 10 here me te madhe se nje tulle e zakonshme.



Ne pjesen jugore, ne fund te dhomes ndodheshin disa shkalle te ngushta qe te conin nga nje nivel ne tjetrin. Sejcili nivel kishte nje siperfaqe prej 30 mije kembesh dhe po me te njejten pamje murale, hapesire te gjere dhe hapje ne mur.
Dizajni i brendeshem ishte shume i pazakonte ne faktin qe cdo hark i vecante ne tavan dukej sikur bashkohej ne mesin e dhomes qendrore. Pra kater tavanet me harqe bashkoheshin ne nje pike por nuk mund te dallohej asnje gjurme cimentoje ose prerje midis gureve. Ne kater kendet e seciles dhome ndodheshin shtylla te gjera qe mesa duket ndihmonin ne mbajtjen e struktures. Keto shtylla ose kollona ishin shume te vecanta dhe te nje menyre ndertimi te pa hasur me pare. Guret e medhenj ne forme drejtkendore qe krijonin pjesen e siperme te tavanit ishin te nderthurur me nje lloj mbeshtjellje metalike te nje materiali te panjohur. Sado e pabesueshme te duket keto veshje metalike bashkoheshin ne formen e nje disku por pa gjurmen me te vogel te ngjitjes midis tyre. Pra ajo qe shikoje ishte thjesht nje mbulese metalike e trashe 10 cm qe nderthurej neper gjithe strukturen dhe si menyre ndertimi eshte jo vetem e paimagjinueshme por edhe e pamundur per tu realizuar.

Hyrja per ne keto dysheme te varrit ndodhet ne nivelin e poshtem ose ne katin e pare ne krahun e veriut magnetik (ose murit ballor) duke perballur te njejtin drejtim si ai i hyrjes se Piramides se Madhe, drejtimi me Sfinksin. Kjo hyrje ndodhej ose ne gjysem te rruges nga Muri Verior ose direkt perballe “Hollit te Madh” sic u quajt mbas zbulimit. Sic mund ta gjykoni nga foto (meqe ra fjala foto eshte thjesht nje paraqitje artistike dhe jo foto e vertete) muret kane ndarje te cilat mbahen nga shtylla gelqerore. Dyshemeja ndonese prej mermeri te lemuar kishte nje si lloj vezullimi dhe vazhdimisht reflektonte cdo rreze direkte ose indirekte drite. Kjo dysheme dukej sikur ishte lare dhe lemuar vazhdimisht gje per te cilen jam i sigurt qe nuk eshte ashtu. Shume prej pjeseve te mureve ishin te mbuluara nga nga disa si rafte metalike (metali nuk ishte as alumin dhe as ndonje perzjerje, celik ose ndonje derivat i tille) qe mbulonin pothuajse cdo cm te hapesires dhe midis ketyre rafteve ndodheshin disa disqe metalike ne forme te cuditshme dhe fleta drejtkendore te nje materiali shume te holle metalik teresisht te panjohur.

Vizita e pare ne varrin sekret ishte ne nje fare menyre e shkurter dhe nuk u krye asnje studim i ketyre objekteve metalike te pazakonta po ashtu as nuk u analizuan disa si makineri te cuditshme qe u gjeten ne paradhoma te ndryshme. Duke qene se zbulimi i krye krejt aksidentalisht, grupi nuk ishte i pergatitur. Largimi nga varri ishte relativisht i kollajte dhe perdorimi mbrapsht i kodit vibracional zanor funksioni sic pritej. Vetem 2 ndejtem ne kete varr sekret pasi mezi prisnim te dilnim ne siperfaqe. Nese grupi do arrinte qe te hapte gurin e madh atehere do planifikohej nje tjeter ekspedite. Atehere dhe vetem atehere do te mund te vazhdonim te studionim dhe zbulonim ate qe gjendej para syve tane.

Vazhdon
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė